Arkiva
-
David Cameron premtoi se do e bënte Britaninë e Madhe edhe ‘’më të madhe’’ pasi u rikthye në Parlament si kryeministër. David Cameron pas vizitës në pallatin e Buckingham-it tha se Mbretëria e Bashkuar ishte në prag të diçkaje speciale. 9 Maj 2015, 02:30
-
Tahiri përgënjeshtron Gjuriq: Kosova, serioze në dialogun e Brukselit
8 Maj 2015, 22:56/ATSH/.- Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i cilësoi sot gënjeshtra, deklarimet e Marko Gjuriq, drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut. Ajo ka thënë për KosovaPress se, Serbia duhet një ditë t’i ndalojë […]
-
Dy anije ushtarake gjermane shpëtojnë rreth 400 imigrantë në Mesdhe
8 Maj 2015, 22:55BERLIN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Dy anije të marinës ushtarake gjermane mundësuan sot shpëtimin e rreth 400 imigrantëve në Mesdhe, njoftoi qeveria gjermane. ”Operacioni i parë u zhvillua në mëngjes, rreth 250 kilometra në jug të ishullit italian të Lampeduzas”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në një konferencë shtypi. ”Rreth 200 imigrantë ndodheshin në […]
-
Zgjedhjet në Britani, Miliband
8 Maj 2015, 22:17
Clegg dhe Farage japin dorëheqjenTre dorëheqje pasuan triumfin spektakolar të konservatorëve në Britaninë e Madhe pasi rezultatet nxorën fitues partinë e Kryeministrit Devid Cameron me 331 vende në parlament, 5 më shumë se sa numri I nevojshëm për të patur shumicën në dhomën e përfaqësuesve të parlamentit, çka e bën këtë fitoren e parë të këtij lloji që prej vitit 1992.
-
Nikolla: Panairi i Librit dhe Artit “Tirana Open 1" , një pol kulture
8 Maj 2015, 21:14TIRANË, 8 Maj /ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte sot e pranishme në Panairin e Librit dhe Artit “Tirana Open 1″. “Tirana Open 1″ paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe […]
-
Sport – Seria A- Mario Balotelli pranë Sampdorias
8 Maj 2015, 21:14TIRANE, 8 Maj /ATSH/. – Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, dëshiron rikthimin e Mario Balotellit në Serinë A. Sulmuesi i perfaqesueses italiane nuk po kalon momente aspak te mira tek Liverpooli ne Angli dhe po mendon seriozisht rikthimin në Itali. Nga ky fakt kërkon të përfitojë Ferrero, i cili në një intervistë për mediat italiane zbuloi se ka një […]
-
Shqipëria pjesë e nismës së Shtëpisë së Bardhë për arsimimin e vajzave
8 Maj 2015, 21:14TIRANË, 8 Maj /ATSH-Z.Tosku/- Shqipëria është një nga 11 vendet e para ku do të zbatohet nisma globale për të forcuar pozitën e vajzave në gjithë botën. Administrata e Presidentit Obama ka ndërmarrë një nismë globale për të forcuar pozitën e vajzave në gjithë botën, përmes arsimimit dhe thotë se pamundësia e vajzave për të […]
-
Studentët e AAB-së aktivitete për Ditën e Evropës
8 Maj 2015, 21:14PRISHTINË, 8 Maj /ATSH/.- Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian – është përfundimi që del qartë nga të gjitha aktivitetet, e që ishin të shumta, të organizuara sot në Prishtinë me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit. Por, kjo rrugë nuk është dhe aq e […]
-
8 maj – Dita Boterore e Kryqit te Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
8 Maj 2015, 21:09TIRANE, 8 Maj /ATSH/- Sot eshte Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe është lëvizja më e madhe vullnetare në botë, pjesë e së cilës janë 189 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milion […]
-
Rusët ndryshojnë kushtet… meteorologjike për Paradën e Moskës!
8 Maj 2015, 21:08MOSKË, 8 maj /ATSH/ – Presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet ”të luajë edhe rolin e Zotit” dhe të shpërndajë retë mbi Moskë me një koktej kimik për të parandaluar rënien e shiut gjatë Paradës së Moskës me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi nazi-fashizmin, që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin rus, njoftoi gazeta […]
-
Kosovë- Ministri i Arsimit, Bajrami paralajmëron vizitë në Luginën e Preshevës
8 Maj 2015, 21:08PRISHTINË, 8 Maj /ATSH/.-Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë në qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, paralajmëron një vizitë në Luginën e Preshevës këtë muaj dhe se secili nxënës atje nga 1 shtatori do të ketë pakon falas të teksteve e mjeteve mësimore të mësimdhënies moderne, me kurikulë evropiane. “Për datën 25 maj kam aranzhuar […]
-
Panairi i Midhjes do të çelet në Sarandë
8 Maj 2015, 21:08TIRANE, 8 Maj /ATSH/- Në qytetin bregdetar të Sarandës në jug të vendit, dhjetëra kultivues midhjesh, restorante dhe njësi tregtimi, janë duke përgatitur Festën e Midhjes, që do të organizohet kete te premte në mbrëmje. Burime nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, ben te ditur se, këtë vit, produkti do të promovohet së […]
-
KQZ vijon regjistrimin e kandidatëve për bashkitë dhe këshillat bashkiakë
8 Maj 2015, 21:08TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të premten me regjistrimin e kandidatëve dhe të listave të anëtarëve për këshillat bashkiakë, të propozuara nga partitë politike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në mbledhjen e sotme, KQZ regjistroi Arben Ajdinin, kandidat për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, i propozuar nga Partia Social Demokrate, […]
-
Presidentja Jahjaga priti artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten Anna Di Lellio
8 Maj 2015, 21:07PRISHTINË, 8 Maj /ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten Anna Di Lellio, për të lançuar instalacionin artisitik “Mendoj për ty”, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë takimit, Jahjaga përgëzoi artisten Xhafa-Mripa për këtë iniciativë që synon të ngrejë […]
-
Meta: Formimi profesional, rruga më e sigurt për formimin e një gjenerate të re
8 Maj 2015, 21:07TIRANE, 8 Maj/ATSH//-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në ndarjen e çmimeve të “Olimpiadën Profesionale”, që organizuar në qendrën tregtare “Megatek” me pjesëmarrjen e disa prej shkollave të mesmen profesionale nga qytetet të ndryshme të evndit por edhe nga Kosova. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së […]
-
O’Connell: Dialogu i Brukselit, i rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon
8 Maj 2015, 21:07PRISHTINË, 8 Maj/ATSH/.- Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin O’ Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, […]
-
Kosovë, qeveria miraton paketën e pesë ligjeve në drejtësi
8 Maj 2015, 21:07PRISHTINË, 8 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Qeveria e Republikës së Kosovës, në një mbledhje sot pasdite, miratoi paketën e pesë ligjeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë paketë përfshihen: projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës; projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; projektligjin për ndryshimin […]
-
Veseli premton mbështetje për bizneset kosovare
8 Maj 2015, 21:07PRISHTINË, 8 Maj/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot, Agim Shahinin, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, si dhe përfaqësues të disa kompanive prodhuese të njohura vendore. Shahini paraqiti misionin, gjendjen dhe sfidat e Aleancës Kosovare të Biznesit. Ata e njohën kryetarin Veseli me procedurat e zgjedhjeve të fundit në nivelin lokal, […]
-
RUSI – Xi Jinping dhe Putin vlerësojnë miqësinë e tyre para festimeve për fitoren e vitit 1945
8 Maj 2015, 21:06MOSKË, 8 maj /ATSH-AFP/ – Presidentët Vladimir Putin dhe Xi Jinping, vendet e të cilëve janë përballur me humbje të mëdha njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore, treguan sot miqësinë e tyre një ditë para festimeve në Moskë për 70-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste të Hitlerit. “Në këtë luftë, vendet tona kanë pësuar humbje […]
