Bota
-
Presidenti Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.
25 Janar 2019, 20:27 -
Deklarata të rreme dhe manipulim dëshmitarësh, arrestohet bashkëpunëtori i Donald Trump
25 Janar 2019, 19:25Aleati më jetëgjatë dhe ish këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar në Florida. Ndaj tij janë ngritur 7 akuza lidhur me detyrën, por nuk është provuar përfshirja e tij në ndikimin rus në zgjedhje.
-
Itali/ Helikopteri përplaset me avionin turistik në Alpe, 5 të vdekur
25 Janar 2019, 18:20Nga ngjarja në kufirin Italo- francez kanë mbetur dhe dy persona të plagosur të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin më të afërt
-
Australia po vuan nga i nxehti/ kafshët nuk i shpëtojnë dot
25 Janar 2019, 04:50Australia po kalon probleme të mëdha për shkak të temperaturave të larta që kanë "pushtuar" vendin me dhjetra kafshë janë gjetur të ngordhura si pasojë e tharjes së burimeve të ujit.
-
Itali, rihapet cështja “Dicioti”, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg: E kam bërë për vendin tim
24 Janar 2019, 21:41Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i brendshëm italian Mateo Salvini rrezikon nga 3 deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor për cështjen “Dicioti”. Kjo cështje është rihapur nga gjykata e Katanias pas vendimit të marrë nga prokuroria për arkivimin e procesit gjyqësor kundër Salvinit. Duke abuzuar me fuqinë e tij institucionale, ministri Salvini ka mohuar të drejtat njerëzore të 187 emigrantëve të anijes së rojes bregdetare italiane, thuhet në urdhrin e Gjykatës së Katanias.
-
Papa Françesku thirrje politikanëve: Refuzoni korrupsionin, jetoni në thjeshtësi dhe transparencë
24 Janar 2019, 19:44Papa Françesku, 82 vjeçar, do të qëndrojë për pesë ditë në Panama dhe pas zbritjes nga avioni ai u prit nga presidenti Huan Karlos Varela.
-
Ish-mbreti i Malajzisë arratiset me ish-Miss-in/ Zyrtari i FIFA-s i zë vendin
24 Janar 2019, 18:25Largimi i mbretit të mëparshëm, krijoi një tronditje në Azinë Juglindore, një vend me një shumicë muslimane
-
Protestat në Venezuelë, Putin mbështet Maduron: Faktori i Jashtëm të distancohet
24 Janar 2019, 17:54Vladimir Putin ka reaguar ndryshe nga presidenti i SHBA Donald Trump duke mbështetur qeverinë e Maduros në Venezuelë.
-
Belgjikë/ Parandalohet një sulm terrorist, autoritetet vendase vënë në pranga dy persona
24 Janar 2019, 16:32Personat e ndaluar dyshohet se po planifikonin të kryenin një sulm terrorsit në shtetin belg. Ndaj të tyre rëndojnë akuzat "pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist" dhe "përgatitje për kryerjen e një vepre terroriste".
-
Venezuelë/ Trump nuk e njohu si president, Maduro urdhër për dëbimin e diplomatëve amerikanë
24 Janar 2019, 07:05Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur si president të përkohshëm të Venezuelës, kreun e opozitës, Juan Guaidon, presidenti aktual Nicolas Maduro ka ndërprerë lidhjet diplomatike me stafin diplomatik amerikan, duke i lënë këtyre të fundit 72 orë kohë për t'u larguar nga vendi. Sekretari amerikan i shtetit e ka cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.
-
Ikën për pushime/ kafshët hanë njëra tjetrën për të mbijetuar, në pranga pronari i një qendre strehimi kafshësh
24 Janar 2019, 01:28Pronari i një qendre strehimi për qentë endacakë është vënë në pranga nga autoritetet ruse nën akuzën e braktisjes së pothuajse 70 kafshësh duke i lënë ata të hanë njëri tjetrin për të mbijetuar. Vyacheslav Zolotarev iku në një udhëtim bashkë me gruan e tij duke i lënë qentë të vetëm dhe duke i detyruar ata të përdorin kanibalizmin për të mbijetuar.
-
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në bankë, vriten pesë persona, vetëdorëzohet atentatori
23 Janar 2019, 23:01Autoritetet janë shprehur se ende nuk dihet nëse personat e vdekur kanë qenë klientë të bankës, apo punonjës. Atentatori, i cili është identifikuar, ndodhet momentalisht në paraburgim.
-
Misioni ushtarak 'Sophia' vijon operacionet kundër trafikantëve, Mogherini: Nëse Italia nuk do dëshiron ta menaxhojë më, do t'i jepet fund
23 Janar 2019, 22:48Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka nënvizuar se misioni ushtarak europian "Sophia" është një përsosmëri e politikës europiane të mbrojtjes kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe se mundësoi në vitin 2015 sjelljen e tërë BE-së në Mesdhe, në një kohë kur Italia ishte e vetme.
-
Trump njeh kreun e opozitës si president të Venezuelës/ Protestë antiqeveritare, 14 të vdekur (VIDEO)
23 Janar 2019, 22:28Kjo njohje përkthehet si një lëvizje strategjike e presidentit amerikan për të rritur presionin ndaj presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Ky i fundit po haset gjithnjë e më tepër me kritika. Këtë të mërkurë, mijëra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit për rrëzimin e Maduros dhe përplasja e tyre me policinë ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.
-
Protesta në Venezuelë/4 persona kanë vdekur gjatë përplasjes së mbrëmjes
23 Janar 2019, 17:45Mes të vrarëve gjatë përplasjes ka qenë dhe një 16 vjeçar. Sipas opozitës venezueliane, protesta do të përshkallëzohet.
-
Marrëdhëniet Turqi-Rusi/ Presidenti Erdogan takim me Putin në Moskë për konfliktin në Siri
23 Janar 2019, 15:06Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen të mërkuren në Moskë, ku pritet të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe planet e reja për çështjen e konfliktit në Siri.
-
“Baba kam frikë, avioni do bëhet copë-copë”, dalin fjalët e fundit të Emiljano Sala: Do dërgojnë njeri për të më gjetur, s’do më gjejnë
23 Janar 2019, 10:59Babai i Sala konfirmoi mbrëmjen e djeshme se kishte marrë një mesazh nga i biri, i zhdukur tashmë prej 24 orësh, se kishte frikë për atë që i kishte ndodhur dhe se nëse për 1 orë e gjysmë s’ka të reja për të, atëherë ai nuk do të gjendet edhe kur të kërkojnë që t’a gjejnë.
-
Rrëfehen dy bosë të mafias siçiliane, goditet 'Cosa Nostra' në Palermo, 7 në pranga
22 Janar 2019, 17:37Rrëfimi i dy bosëve të mafias siçiliane, që kanë statusin e të penduarit, ka cuar në pranga 7 persona pjesë e grupit criminal të Cosa Nostra. Bazuar në përgjimet dhe dëshmitë e dy të penduarve, mësohet se mafia po projektonte rilindjen e kupolës.
-
I irrituar nga refuzimi, arrestohet 27-vjeçari i virgjër që kërcënoi të vriste sa më shumë vajza
22 Janar 2019, 16:23Christopher Wayne Cleary ka rënë në prangat e policisë pasi në një status në rrjetet sociale deklaroi se do të vriste çdo vajzë që do t’i dilte përpara.
-
Ankesat për të dhënat personale, Franca gjobit ‘Google’-n me 56 milionë dollarë
22 Janar 2019, 08:05Gjoba u vendos pas ankesave në lidhje me praktikat e paligjshme të kompanisë në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.
