Ekonomi

  • Bie në mënyrë drastike euro kundrejt dollarit, duke shënuar vlerën më të ulët që prej korrikut të vitit 2010. Rënia record e Euros në tregjet botërore është shënuar pasditen e djeshme.
  • Taksë e re vjetore për banesat
    hyn në fuqi në shtato

    Një taksë shumë më e rëndë se më parë përgatitet t'u vendoset shqiptarëve nga qeveria, menjëherë pas përfundimit të faljes fiskale, që lejon pronarët e banesave të bëjnë rivlerësimin e tyre, deri më 31 gusht të këtij viti. Sipas burimeve nga ministria e Financave, tashmë është përgatitur një draft vendimi.

  • Guvernatori Fullani: Rritja
    nën potencialin e ekonomisë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha sot se gjatë tre muajve të fundit, “ekonomia shqiptare ka vazhduar të rritet nën potencialet e saj”. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot në kryeqytet, ai foli për një ngadalësim të investimeve në vend ndërsa e cilësoi si shqetësuese rritjen e ngadalshme të eksporteve.

  • Kavajë, Bashkia mposht qeverinë
    hiqet zyra nga komuna Synej

    Zyra rajonale e regjistrimit për rrethin e Kavajës është spostuar sërish në qytet, pasi për disa muaj u strehua në fshat, konkretisht në komunën e Synejit, pas një vendimi të drejtorit të QKR-së Tomi Kola. Kreu i Bashkisë Elvis Roshi ka fituar kështu betejën, pas një numri letrash institucioneve, përfshi krye¬ministrin Berisha

  • Bankat, shtohen interesat
    për kreditë me lekë

    Kreditë në lekë kushtojn më shumë aktualish tpo t’i marrësh me afat shlyerjeje deri në gjashtë muaj, krahasuar me 4 vitet e fundit dhe më pak për afate mbi 5 vjet. Bankat kërkojnë më shumë interes për dollarin dhe euron afatgjatë

  • Formula Krugman: Mësues
    dhe welfare kundër krizës

    Intervistë fituesit të çmimit Nobel, tashmë një “guru” për të majtën e re amerikane. “Qeveritë duhet të shpenzojnë më shumë”. Disa e shohin si sekretarin e ardhshëm të Thesarit në SHBA nëse Obama rizgjidhet. Por ai thotë: “Më mjafton të bëj ndëshkuesin e ideve të gabuara”.

  • Lagarde-grekëve: Paguani taksat
    më shume më dhimbsen afrikanët

    Me një gjuhë të ashpër dhe të pazakontë shefja e FMN ka dhënë një parlajmërim të fortë për Greqinë duke përdorur për herë të parë dhe doza të qarta ironie. Lagardë ndërsa bëri thirrje për qytëtarët grekë të pagujnë dhe mos të përpiqen tu shmangen taksave u shpreh se është më shumë e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve në Afrikë se për grekët që po shmangen nga detyrimet.

  • INSTAT: Në prill eksportuam
    më shumë, importuam më pak

    Përgjatë 2012 në vend janë ulur në nivele të ndjeshme importet dhe janë rritur eksportet. Në raportin e tij më të fundit për situatën e tregëtisë së jashtme INSTAT vë në dukje se gjatë Prillit të këtij viti eksportet janë rritur me 18 miliardë lekë kurse importet janë ulur 9% në krahasim më muajin Mars.

  • Përplasje në krye të IOR, Banka
    e Vatikanit shkarkon Presidentin

    Përplasje e jashtëzakonshme në krye të IOR, Banka e Vatikanit. Presidenti Ettore Gotti Tedeschi është shkarkuar nga detyra pak para se të jepte dorëheqjen.

  • Akciza, PS: Pati votim nul
    Kuvendi: S'duhej të hiqnin kartën

    Debate në seancën e sotme gjatë diskutimit të pligjit për akcizën. Deputetët e opozitës kanë debatuar gjatë me ministrin e financave Ridvan Bode për pligjin që sipas qeverisë është i mbështetur nga BE. Mazhoranca e voton me 68 vota. PS: Ky votim nul.

  • Samiti antikrizë, BE në dilemë
    Rritje apo masa shtrënguese?

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nisën dje samitin dy ditor i cili zhvillohet mes polemikave se cila rrugë është më e mirë për të shpëtuar nga kriza, vazhdimi i masave të ashpra të kursimit apo nxitja e rritjes ekonomike.

  • Nuk ndalet “rrëshqitja” e
    Euros, këmbehet me 1.25 USD

    Që nga gushti i vitit 2010, nuk ishin shënuar vlera të tilla të monedhës së përbashkët evropiane në tregje. Euro po këmbehet aktualisht nën nivelin e 1.26 dollarëve, pasi kishte disa ditë që ishte “ankoruar” në pozicionin 1.27 USD.

  • Banka e Shqipërisë i blen
    63 mln USD borxh qeverisë

    Në përpjekje për të frenuar rritjen e kostos së borxhit, qeveria shqiptare ka thirrur për ndihmë bankën qendrore, e cila duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së saj. Në një njoftim zyrtar të ministrisë së Financave bëhet e ditur se më datë 29 maj do të zhvillohet ankandi i fundit për muajin në vazhdim lidhur me letrat me vlerë të qeverisë.

  • Zhvlerësohet leku, euro nën nivelin 1.27 USD në bursa

    Leku ka humbur sot terren në këmbimet valutore, ndaj të gjitha valutave kryesore. Pavarësisht se, pas shumë muajsh, euro ka humbur vlerë në bursat ndërkombëtare, duke rënë poshtë nivelit të 1.27 dollarëve, në tregun vendas një euro është këmbyer me 139.61 lekë mesatarisht, 0.34 lekë më shumë se një ditë më parë.

  • Tregu valutor, euro afrohet sërish
    pranë kuotës së 140 lekëve

    Pas zhvlerësimit të javës së kaluar, monedha evropiane duket se po e rimerr veten me shpejtësi, duke iu përafruar kuotave të dy javëve më parë. 1 euro është këmbyer dje me 139.27 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë.

  • Sot Samiti antikrizë i BE
    Merkel “ndeshet me Holande

    Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, takohen sot në Bruksel në përpjekje për të gjetur mënyra për të dalë nga kriza e borxheve dhe për të nxitur vende të reja pune si dhe rritjen ekonomike.

  • Sot Samiti antikrizë i BE
    Merkel "ndeshet" me Hollande

    Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, takohen sot në Bruksel në përpjekje për të gjetur mënyra për të dalë nga kriza e borxheve dhe për të nxitur vende të reja pune si dhe rritjen ekonomike.

  • Gara për licensën e lotarisë
    kombëtare, 3 mln euro garanci

    Çdo subjekti, që synon të aplikojë për të fituar licensën e vetme të lotarisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, qeveria i kërkon të derdhë, vetëm për të patur të drejtën e pjesëmarrjes në garë, një shumë kolosale prej 3 milionë eurosh.

  • Deutsche Bank: Të
    krijohet valuta “Geuro”

    Vendosja në qarkullim në Greqi e një monedhe paralele me euron do ta ndihmonte vendin të mbetej në zonën e euros dhe të përmbushte detyrimet e veta ndaj kreditorëve, shkruante gjermanja “Die Post Reinische”, që u referohet rezultateve të studimeve të ekonomistëve të “Deutsche Bank”.

  • Euro afrohet sërish pranë
    kuotës së 140 lekëve në treg

    Euro po rifiton pozitat në tregun shqiptar të këmbimeve valutore, duke ecur sërish drejt nivelit të 140 lekëve. Pas zhvlerësimit të javës së kaluar, monedha evropiane duket se po e rimerr veten me shpejtësi, duke iu përafruar kuotave të dy javëve më parë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv