Ekonomi

  • Kritika që nuk ta merrte mendja: Barack Obama që, në prag të takimit evropian, i bërtet si asnjëherë tjetër Europës pasi ende nuk ka zgjidhur krizën. E bën papritmas gjatë konferencës për shtyp në përfundim të takimit të NATO-s në Chicago.
  • Kriza në Eurozonë, rrezik madhor
     për ekonominë botërore

    OECD ka bërë të ditur se kriza në Eurozonë është i vetmi kërcënim madhor për ekonominë botërore

  • Kriza, efekti Greqi
    trondit bizneset në Jug

    Ekonomia e rajonit të Korçës po jeton në kushtet e një anemie të plotë. Në një rajon që ka lidhur raporte të ngushta të tregtisë e investimeve me qytetet fqinje në Greqi, 80% e sipërmarrjeve (të gjitha që bashkëpunonin me Greqinë apo ishin me kapital grek) janë realisht jashtë funksionit.

  • Kriza, grekët depozitojnë
    të ardhurat në Shqipëri

    Bankat shqiptare kanë përjetuar rritjen e depozitave në euro vitin e fundit, si rrjedhojë e zhvendosjes së kursimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, por tashmë edhe shumë grekët po sjellin paratë e tyre në bankat shqiptare.

  • Shqipëria e fundit për ekonominë
    qeverisjen e demokracinë

    Shqipëria paraqitet me rezultate negative në aplikimin e demokracisë, në ecurinë ekonomike, cilësinë e jetës apo qeverisjen. Ky është konkluzioni i Institutit të Shoqërisë së Hapur të Bullgarisë

  • Gazi në Shqipëri, rivalët
    e TAP shtojnë konkurrencën

    Rivali më i fuqishëm i projektit të gazsjellësit TransAdriatic Pipeline (TAP), që do të lidhte për herë të parë Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror, ka thjeshtuar projektin e vet, në përpjekje për të fituar ekskluzivitetin e furnizimit nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit, në Azerbajxhan.

  • Zeqo i KESH: VKM për
    borxhin e CEZ ka dështua

    Sipas drejtorit të përgjithshëm të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe marrëveshja e miratuar prej tij për shlyerjet e ndërsjella të borxheve midis kompanive dhe institucioneve në sektorin e energjisë elektrike ka dështuar. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai thekson se detyrimi që ka tani CEZ Shpërndarje ndaj KESH-it llogaritet në 10 miliardë lekë.

  • Greqia jashtë Eurozonës? Britania
    Përgatitet për shtypjen e dhramisë

    Këtë lajm e ka bërë të ditur agjensia e lajmeve Reuters, e cila i është referuar një burimi anonim nga ana e kompanisë, e cila është prodhuesja më e madhe në botë e kartëmonedhave.

  • Tatimet kontroll noterëve
    Ja shkeljet fiskale

    Administrata Tatimore ka zbuluar një seri shkeljesh ligjore të aplikuara nga noterët në respektimin e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Mungesë e kasës fiskale dhe deklarim xhirosh të reduktuara për të evituar TVSH-në janë vetëm disa nga rastet e evidentuara.

  • Euro, nën nivelin e 1.27
    dollarëve në tregje

    Monedha e përbashkët evropiane po përjeton zhvlerësim të vazhdueshëm, që është përshpejtuar sidomos pas bllokimit politik të Greqisë, e cila nuk mundi të krijonte një qeveri koalicioni. Në bursa euro këmbehet me 1.269 USD.

  • Situata në Greqi diskutohet 
    sot në Samitin e G8

    Situata e krijuar në Greqi pas dështimit për krijimin e qeverisë së re do të diskutohet sot në samitin e liderve të G8. Përveç situatës së krijuar në Greqi, liderët e G8 do të diskutojnë edhe për veprime specifike që Evropa duhet të marrë.

  • Angjeli: Qeveria s'merr dot
    kompani private për borxhet

    Një ditë pas publikimit të vendimit nga gazeta Shqiptarja.com Anastas Angjeli thotë se qeveria shqiptare nuk ka bazë ligjore për të bërë të mundur angazhimin e kompanive private për të grumbulluar fonde që subjekte apo persona i detyrohen asaj.
    Reagon kompania: Jemi kontraktuar nga CEZ

  • Reagon kompania: Jemi kontraktuar nga CEZ

    Në një deklaratë zyrtare, administratori i shoqërisë CE2 Dept Management Sh.p.k., Endrit Alikaj sqaron se procesi i mbledhjes së borxheve kryhet nga vetë CEZ Albania me anë të kontratave të nënshkruara nga vetë CEZ me shoqëri të përzgjedhura prej saj.

  • Cameron: Eurozona të bashkohet
    në të kundërt do të shkatërrohet

    Kryeministri britanik Devid Cameron ka vënë në alarm udhëheqësit e eurozonës. Në një audiencë përpara biznesmenëve në Mançester të Britanisë ai shprehu se, eurozona do të bashkohet në të kundërt do të gjëndet përballë shkatërimit.

  • Kryeministri Berisha u dhuron
    miqve borxhin e qeverisë

    VENDIMI SEKRET/ Qeveria shqiptare ka pajtuar dy kompani për të mbledhur borxhet e këqija, siç janë ato të energjisë. Kompanitë që janë përzgjedhur pa tender dhe do të përfitojnë 20 për qind të shumës së mbledhur, drejtohen prej biznesmenëve të lidhur ngushtë me qeverinë. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot vendimin që është mbajtur sekret nga Këshilli i Ministrave.

  • Akcizat dhe tatim-fitimi, debat biznes-qeveri

    Sa I përket akcizës, ligji i ri ndryshon tërësisht konceptin mbi administrimin e taksës së akcizës, kufizon prodhimin e pijeve alkoolike (për përdorim vetjak dhe shitje), rrit taksat në varësi të volumit (gradës alkoolike), sikurse, ndër të tjera, i detyron kompanitë të parapaguajnë taksat dhe pullën,

  • Euro, Europa në buzë greminë
    grekët tërheqin 1.2 mld euro nga bankat

    . Sipas gazetës Financial Times, depozituesit grekë tërhoqën një shumë të vlerësuar prej rreth 1.2 miliardë eurosh nga llogaritë bankare, të hënën dhe martën, por zyrtarë të lartë të eurozonës dhe drejtues të bankave greke ngulën këmbë se nuk ka një panik të vërtetë

  • Qeveria: Kontroll dhe pasurisë
    së familjarëve të politikanëve

    Qeveria ka shtrënguar më tej masat ligjore për kufizimin e aktivitetit të pastrimit të parave në Republikën e Shqipërisë, ndërsa ëshët shtuar edhe lista e personave që kanë lidhje me politikanët dhe që do t'u kontrollohet pasuria. Në ligjin e ri parashikohet që të kontrollohen edhe familjaret e politikanëve të këtyre të fundit. Në këtë kategori përfshihen edhe anëtarët e familjes së zyrtarëve apo politikanëve por edhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar publikisht.

  • Turizmi, 1.2 milionë kosovarë
    pushuan në Shqipëri më 2011

    Sipas ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë vitit 2011 Shqipërinë e vizituan 2.733.650 vizitorë, ku 46 për qind e tyre, apo 1.2 milionë ishin qytetarë nga Kosova.

  • Wall Street Journal: Ç’ndodh
    nëse Greqia braktis euron

    Traktatet e Bashkimit Europian nuk parashikojnë dalje të një vendi nga eurozona, çka i bën të paqartë ekspertët kur përpiqen që të vlerësojnë metodat dhe pasojat

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv