Ekonomi

  • Qeveria ka vendosur rritjen e kontributeve që mbahen nga paga e nëpunësve të lartë të administratës për pensionin suplementar, ashtu si dhe të masës së përfitimit. Si ndryshojne kontributet e perfitimit per presidentin, Kryeministrin dhe deputetet.
  • Çmimi i naftës, Braçe: 3 kompani
    zotërojnë tregun, s'ka konkurencë

    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, deklaroi të premten se 3 kompani zotërojnë mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës dhe thuajse të gjithe tregun e benzinës.

  • Marrëveshje me ILDKPI, hetohen
    pasuritë e doganierëve nga vitit 2003

    Pasuria e punonjësve të doganave nuk kontrollohej që nga viti 2003, por kjo situatë merr fund pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali dhe kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Kontrollit të Interesave Shkëlqim Ganaj. Me firmosjen e kësah marrëveshjeje, shumë shpejt do të nisë kontrolli i pasurisë dhe në rastet e nevojshme edhe hetimi i administratës doganore.  VIDEO

  • Banka Zvicerane trondit tregjet
    Vendimi: Franga rritet ndaj euros

    Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) goditi tregjet financiare të enjten, duke hequr një kufi të normës së këmbimit të frangës me euron, që e kishte vendosur prej tre vitesh, duke bërë që monedha, e cila perceptohet si e sigurt, të rritet, duke kaluar kufirin prej 1.2 franga për euro dhe duke rritur frikën për ekonominë zvicerane të lidhur me eksportet. VIDEO

  • Publikohet kalendari i Panaireve
    të Biznesit 2015

    Qëndra Kombëtare e Panaireve publikoi kalendarin e Panaireve dhe Ekspozitave të Biznesit për vitin 2015.Kalendari vjetor i panaireve, botimin e të cilit QNK tashmë e ka kthyer në traditë, është një burim i larmishëm informacioni në shërbim të aktiviteteve ekonomike dhe një ndihmë e çmuar për veprimtaritë e marketingut...

  • Gjermeni në Paris, “tur” 4-ditor për
    të promovuar Shqipërinë turistike

    Promovimi i Shqipërisë turistike në vendet e Evropës është një nga çështjet kryesore në të cilat është vendosur fokusi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për vitin që sapo kemi nisur. Në kuadër të promovimit dhe të hartimit të marrëveshjeve për turizmin, Ministrja Gjermeni është nisur në një vizitë 4 ditore pune në Paris. Ne brendesi, takiemt ne Paris. FOTO

  • BSH: Rritet sërish ndjesia
    ekonomike, kryeson "ndërtimi"

    Treguesi i besimit te biznesit në ekonominë shqiptare po kthen pozitivisht. Për herë të parë që nga viti 2010, treguesi i ndjesisë ekonomike, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, është ngjitur mbi mesataren historike.

  • Raporti i BB: Shqipëria rritje
    ekonomike 2.1% gjatë vitit 2014!
    PDF - Raporti i Bankës Botërore

    Ekonomia shqiptare ka pësuar një rritje prej 2.1% përgjatë vitit 2014. Vlerësimi bëhet i ditur nga raporti më i fundit i Bankës Botërore mbi prespektivën e ekonomisë globale, ku sipas BB ekonomia shqiptare ka mundur të arrijë objektivin e rritjes edhe pse situata në Eurozonë dhe në rang global po përkeqësohet.  VIDEO
    KE: Në tremujorin e tretë, rritja ekonomike në Shqipëri me 3.3%

  • Ministria e Bujqësisë, mbështetje
    sistemit të ujitjes dhe prodhimit Bio

    Prodhimi bujqësor vendas, gjatë vitit 2014, edhe pse nuk u favorizua nga kushtet klimaterike, shënoi rritje pozitive ne  krahasim me një vit më parë. Kjo, sipas ekspertëve të bujqësisë, lidhet me mbështetjen qeveritare dhe një rritje të interesit për të investuar në sektorin e bujqësisë.

  • Shqipëri-Kosovë, njehsohen
    standardet për miellin në treg

    Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti dhe ministri kosovar i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen e përbashkët për njëhsimin e standardeve të miellit dhe tregtimit të tij mes dy vendeve.

  • "Tirana Business Park", projekti
     më i madh gjerman në Ballkan

    “Tirana Business Park” një projekt gjigand gjerman i Ballkanit Perëndimor që ofron të nesërmen sot. Ky është projekti më i madh privat gjerman në Shqipëri, investim i kompanisë “Lindner Group” që arrin në vlerën 100 milionë euro. “Tirana Business Park” do të ofrojë 15 ndërtesa të cilat do të jenë zyra për bizneset si dhe 2 ndërtesa shumë katëshe parkimi. VIDEO

  • PD: Drejtuesi i OSHEE në Tiranë
    190 mijë lekë energji të papagua

    Partia Demokratike akuzoi sot se drejtori i Njësisë numër 2 të OSHEEE në Tiranë, Armand Zhuka është debitor ndaj shtetit me një faturë prej 190 mijë lekë energji elektrike të papaguar.

  • Gjiknuri: Brenda vitit 2018-së
    liberalizojmë tregun e energjisë

    Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” organizuar nga OSSHE, deklaroi se qeveria ka një program të qartë për zhvillimin e sektorit energjetik, ku pas kthimit nga spiralja e falimentit, e cila po rrezikonte stabilitetin e kësaj qeverisje, i hapëm rrugën investimeve në këtë sektor, duke mbyllur edhe arbitrazhin me kompaninë ceke CEZ.

  • OSHEE,Çela: Aksioni kundër vjedhjes
    i dha fund spirales së falimentimit

    Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij në aktivitetin në konferencën "Rimëkëmbja energjetike - Rezultatet e vitit 2014” deklaroi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi. Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën. 

  • Banka Botërore: Në 2015 presim
    që ekonomia shqiptare të rritet 3%

    Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed, është  shprehur se, viti 2015 pritet të sjellë përfitime pozitive për ekonominë në Shqipëri. Sipas lajmit të publikuar në revistën “Monitor”, Sayed, vë në dukje se “gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit”.

  • Çmimet e referencës, Spiropali:
    Grup pune për  reduktimin e tyre

    Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi të mërkurën se në bashkëpunim me kompaninë Crown Agents është ngritur një grup pune që po bën një studim tërësor të efektit që kanë çmimet e referencës, jo vetëm në të ardhurat doganore, por edhe ndaj biznesit, për të patur një dokument tërësor dhe të plotë në lidhje me zbatimin e tyre. VIDEO

  • Porti, 718 mijë ton mallra e
    775 mijë udhëtarë më 2014

    Edhe pse në portin detar të Durrësit volumi i punës u rrit gjatë vitit 2014, përsëri statistikat flasin për një ulje të mallrave të eksportit dhe rritje të atyre që vijnë nga importi. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zyra e statistikës pranë Autoritetit Portual Durrës. Mallrat më të eksportuara kanë qenë mineralet, konfeksionet, çimentoja,
    skrapi e të tjera. 

  • INSTAT: Shkëmbimet tregtare me
    Kosovën llogariten 22.230 mln lekë

    Marrëdhëniet ekonomike mes dy tregjeve shqipfolëse, Shqipëri dhe Kosovë kanë ardhur në rritje dhe vëllimi tregtar për 11-mujorin e vitit 2014 arriti në vlerën 22. 230 milionë lekëve, nga 20.814 milionë lekëve që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2013.

  • KE: Në tremujorin e tretë, rritja
    ekonomike në Shqipëri me 3.3%
    PDF - Raporti i Komisionit Evropian

    Raporti i tremujorit të katërt të Komisionit Europiane për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për në BE, i publikuar sot,  vlerëson rikthimin e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me 3.3% me bazë vjetore, e udhëhequr nga tregtia e shërbimet, ndërtimi dhe më pak industria. VIDEO
    INSTAT: Rikthehet rritja në tremujorin e III, ekonomia +3.3%

  • Çmimi i naftës drejt minimumeve 
    historike, nën nivelin 45 $ për fuçi

    Nafta bruto amerikane WTI ra nën nivelin e 45 dollarëve për fuçi, për të parën herë që prej muajit prill të vitit 2009. Kuotimet e “arit të zi” kanë rënë kështu me 60% që prej mesit të muajit qershor të vitit të shkuar. Aktualisht, çmimi i një fuçie llogaritet në 44.50 dollarë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv