Ekonomi

  • Nga janari i këtij viti deri në maj 153 subjekte të Lojërave të Fatit kanë kryer shkelje për të cilat janë gjobitur nga njësia që mbikëqyr aktivitetin e tyre në vlerën e 765 mijë dollarëve. Ky rezultat, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është arritur përballë shkeljejeve në lidhje me mospagimin e taksave e tatimeve, fshehje e të ardhurave si dhe zhvillimin e aktivitetit të palejuar të disa prej lojërave të fatit.  VIDEO
  • U hiqet licensa 23 karburanteve
    Tregti jashtë kushteve teknike

    Ministria e Energjisë dhe Industrisë e ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve. Ja lista e 23 subjekteve qe mbeten pa license. VIDEO

  • Grupi Balfin merr ekskluzivitetin e
    Carrefour,premton 15 mln € investim

    Grupi BALFIN grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan merr ekskluzivitetin e Carrefour Albania - rrjetit më të madh të supermarketeve në Shqipëri që prej Majit të këtij viti.

  • BKT vlerësohet me dy çmime të
    rëndësishme nga EMEA Finance

    Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e Bankës Kombëtare Tregtare në tregun shqiptar. BKT është vlerësuar si “Banka Më e Mirë Lokale në Shqipëri” si dhe me Çmimin “Për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. 

  • Kontrollet në pikat e karburanteve
    Ahmetaj:Tolerancë 0 për abuzuesit

    Në kuadër të aksionit të qeverisë për zero tolerancë ndaj abuzuesve në sektorin hidrokarbureve, ministria e zhvillimit ekonomik procedon penalisht 40 subjekte. Ministri Ahmetaj tha se pas kontrolleve të ushtruara gjatë 10 ditëve të fundit në 122 subjekte 40 të tilla kanë rezultuar me shkelje. 

  • Çela zbret në Vlorë: 400 biznese 
    me borxhe ndaj energjisë elektrike

    Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për ndërprerjen e energjisë për të gjithë debitorët ka mbërritur në qytetin e Vlorës. Kreu i OSHEE, Ardian Çela, njëherësh administrator i këtij operatori shkoi për të parë nga afër situatën dhe për të ndjekur operacionin e kontrollit ndaj bizneseve.  VIDEO

  • Cani në Kukës dhe Has: Minierat në 
    funksion të punësimit, ka investime

    Gjatë inspektimit të disa investimeve të rëndësishme në Linjat e pasurimit të kromit në Kukës dhe Has, Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se në vendin tonë klima e investimeve dhe punësimit të cilat janë edhe në programin e qeverisë, është pozitive. Sipas ministrit pasuritë natyrore të vendin tashmë do të vihen në funksion për rritjen e mirëqenies së popullsisë.  VIDEO

  • Në 2016 nis projekti për linjën e
     interkonjeksionit me Maqedoninë

    Vitin që vjen pritet të nisë projekti i interkonjëksionit me Maqedoninë, që do të ketë pikën fundore në vendin tonë në bregdetin e Fierit. 

  • Alarm/ Zhduket biznesi i vogël 
    tatime dhe dogana poshtë '14-ës

    Tatimet dhe Doganat nuk kanë realizuar shifrat e planifikuara në periudhën 4-mujore janar-prill 2015. Ne 4 muajt e pare taksat e mbledhura nga ndermarrjet e vogla ulen me 82.5 % nga nje vit me pare. Shqetesohet FMN: Kujdes evazionin fiskal. Edhe kete here po e japim huane, por rrisni te ardhurat". Qeveria merr masa urgjente per cigaret e karburantet. 

  • Investigimi/ Financat në panik, cigaret
    e karburantet, si menaxhohen taksat

    Investigimi/ Dy masa urgjente te financave shprehin panik. Qeveria po ankohet se i është rritur prodhimi ilegal i cigareve, si dhe konsumi i duhanit të hapur të prodhuar në vend.
    Dje, Ministria e Financave bëri të ditur se do të krijojë një regjim të rreptë të importimit të letrave të duhanit, duke kërkuar garanci për pagesën e akcizës mbi cigaret që mund të prodhohen me këto letra.

  • Buxheti i shtetit/ FMN jep
    huanë e radhës, vërejtje për qeverinë

    Lajmi i parë është i mirë. Bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi dhënien e këstit të radhës të huasë, për të cilën është rënë dakord me rilidhjen e marrëdhënieve të ndërprera nga Berisha.

  • Banka Societe Generale Albania
    sjell risi në identifikimi i klientëve

    Banka Societe Generale Albania ka bërë të mundur ofrimin e shërbimit të identifikimit të klientëve përmes kartës së identitetit si dhe nënshkrimin elektronik nëpërmjet gjurmës së gishtit. Kjo ishte edhe risia më e rëndësishme e paraqitur dje në eventin "Inovacioni në sistemin Bankar" të organizuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë. VIDEO

  • BERZH:Rritja ekonomike në 2015
    2.5%, TAP e përshpejton në 2016 

    Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajti të pandryshuar vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit për perspektivën e ekonomisë rajonale, BERZH-i thotë se prodhimi kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.5% këtë vit. Por, sipas saj, vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3%, pasi ekonomia do të përfitojë nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik. VIDEO

  • Financat: Minimizim të informalitetit
    në tregun e importimit të cigareve

    Ministria e Financave ka përcaktuar procedurë të re doganore, për mbikëqyrjen e shitjes brenda vendit të letrës së cigares, e cila përdoret vetëm për prodhim cigaresh.

  • Punimet e interkonjeksionit me
    Kosovën, disa zonat 1 javë pa drita

    Operatori i Transmetimit të Energjisë (OST) gjatë punës për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë në dy pikat Tiranë- Morinë, i ka kërkuar OSHEE të kryejë disa stakime në zonat përgjatë të cilave po kryhen punimet.
     

  • Ndërtimet pa leje/  Ndryshon ligji
    për legalizimet: Ja aplikimet e reja

    Çdo qytetar që ka ndërtuar pa leje pas vitit deri përpara datës 27 qershor 2014, do mund të aplikojë për legalizimin e objektit. Do mund të aplikohet gjithashtu edhe për legalizimin e objekteve ndihmëse në funksion të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që qeveria ka vendosur të njohë si të vlefshme edhe vetëdeklarimet e bëra pranë njësive të qeverisjes vendore

  • 124 sipërmarrje italiane zbarkojnë në
    Shqipëri, do të investojnë në ndërtim

    124 sipërmarrje italiane bashkë me ato shqiptaret do të marrin pjesë në simpoziumin “Të ndërtojmë së bashku”. Takimi, u parapri nga një konference për shtyp të kryesuar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori, Massimo Gaiani, i cili theksoi se numri i madh i kompanive pjesëmarrëse flet për interesin e dukshëm të sipërmarrjes italiane për Shqipërinë.  VIDEO

  • MF:Kush kalon në doganë me mbi
    200 litra karburant, ta zhdoganojë

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka firmosur urdhër lidhur me kufizimin e sasive të karburantit që gjendet në serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare dhe në serbatorët e lëvizshëm të automjeteve private. Urdhri: Përjashtohet nga detyrimet e importit vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.

  • Ahemtaj: Rritja e investimeve të
    huaja, ndikim në rritjen ekonomike

    TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se në këtë fazë të rritjes ekonomike një element i rëndësishëm janë rritja e investimeve të huaja dhe vendase. Ahmetaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ligjin “Për investimet strategjike”.

  • Gazifikimi, ministri Gjiknuri fton
    turqit të investojnë në Shqipëri

    Energjia, minierat dhe zhvillimi i tregut të gazit në Shqipëri kanë qënë objekti i ftesës për investim në këto fusha që ministri I Energjitikës Gjiknuri i’u ka bërë investitorëve turq sot gjatë takimit me to në ministrinë e Energjitikës.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv