Ekonomi

  • Rreth 10 milionë dollarë më shumë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në muajin maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në një njoftim zyrtar për shqyp OSHEE, thotë se arkëtimet në muajin maj arritën në 4.9 miliardë lekë, ose 34% më shumë se Maji i vitit 2014 (pra, afro 10 milionë dollarë më tepër).
  • BB: Rritja ekonomike për Shqipërinë
    në tre vitet në vazhdim do jetë 3.5%

    Banka Botërore ka konfirmuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në kufijtë e 3.5% për tre vitet në vazhdim. Në raportin e publikuar së fundi prej saj, Banka Botërore evidenton se, mbështetur në projeksionet e raportit për perspektivat ekonomike globale, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3% për vitin 2015 dhe me 3.5% për vitet 2016 dhe 2017.

  • Lame: 50 mijë familje do përfitojnë
    legalizime falas,rrezikonin shtëpitë

    “Rreth 50 mijë objekte që deri më sot ishin të bllokuara, tashmë do të përfshihen në procesin e Legalizimeve”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Aluiznit Artan Lame, në një konferencë për shtyp, teksa ka theksuar se 50 mijë familje shqiptare tashmë do të përfitojnë nga miratimi i shtesës në ligjin e Legalizimeve që u miratua dje në Kuvend.  VIDEO

  • Këmbimi i çuditshëm, 1 cent $
    amerikan...250 trilion $  të Zimbabve

    Shifra te cmendura kembimi parash ne Zimbabve. Qeveria e Zimbabves ka vendosur qe cdo dollare vendas ta ktheje ne dollare amerikane brenda shtatorit te ketij viti. Por, 1 cent dollare amerikane vlen 250 trilion dollare te Zimbabves.  VIDEO

  • FMN braktis bisedimet me Greqinë 
    Brukseli: Athina të mos luaj bixhoz

    Perfaqesuesit e fondit monetar nderkombetar kane braktisur bisedimet e Brukselit me qeverine greke. Ky veprim ka shtuar se tepermi presionin mbi qeverine greke per te gjetur nje zgjidhje te shpejte per reformat e nevojshme. Zedhenesi i FMN-se deklaroi se diferencat mes paleve jane shume te medha dhe larg nje marreveshjeje.

  • OSHEE investon 800 mln lekë në 
    Durrës, Gjiknuri inspekton punimet

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka filluar fazën e investimeve në zonat më problematike të Durrësit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, drejtori i OSHEE-së Adrian Çela dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako inspektuan fillimin e punës në zonën e Ish-Kënetës.

  • Ndryshon formula e tatimit të
    qirasë për bizneset e banesat

    Tatimi mbi çdo ambient të dhënë me qira do të llogaritet përmes një formule që do të bazohet te natyra e objektit, vendndodhja e tij dhe çmimeve referencë të përcaktuar nga Qeveria.

  • Doganat, marrëveshje e re
    me “Rapiscan” për konteinerët

    Qeveria shqiptare ka shmangur pagesën e 359 milionë dollarëve në Arbitrazh, duke hequr dorë nga anulimi i kontratës koncesionare për skanimin e konteinerëve me kompanitë S2 Albania dhe Rapiscan.

  • Qeveria: Do tatohet çdo 
    ambient me qira, ja formula

    Nga 15 korriku 2015, tatimi mujor për sipërfaqet me qira do të jetë jo më i vogël se 0.3% e çmimit te shitjes se ndërtesës, ndërkohë që për çdo objekt me qëllim biznesi do të aplikohet çmimi referencë, i ndryshëm për çdo zonë si dhe për qëllimin e përdorimit të objektit (dyqane, zyra, parkingje).

  • SHBA – FMN: Mosmarrëveshje
    mes Greqisë dhe kreditorëve

    Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë dhe një marrëveshje është ende larg, konfirmoi sot zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë shtypi.

  • INSTAT: 3-mujori i parë, punësimi
     për të rinjtë u rrit me 28,9%

    Në 3 muajt e parë të këtij viti shkalla e punësimit të të rinjve arriti në 28,9 %, ndërsa në total pjesëmarrja në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç llogaritet në 43,9 %.

  • Kuvendi-BSH, plan për të
    frenuar rritjen e kredive të këqija

    Kreditë e këqija mbeten problem e për këtë kuvendi i kërkon Bankës së Shqipërisë te thellojë reformën rregullatore për të frenuar rritjen e kredive me probleme.  VIDEO

  • OSHEE hap tender për blerjen e 180
    MW energji elektrike për qershorin

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të zhvillojë tenderin për blerjen e sasisë prej 180 MW energji për mbulimin e nivelit të humbjeve. Sipas burimeve të OSHEE-së, kjo sasi do të blihet në dy Lote për datat 12-20 qershor dhe 21-30 qershor.

  • Tremujori, INSTAT: 103.945 të
    punësuar më shumë se 2014

    Sipas Institutit të Statistikave, në mars 2015 shkalla e papunësisë ka rënë në 17,3%, nga 18% në tremujorin parardhës. Në raportin mbi Anketën Tremujore të Forcave të Punës për Tremujorin i 2015, vërehet se numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.039.545 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 217.647 persona.  VIDEO

  • Çudit Gjirokastra, në vend të parë
    për lavastoviljet, vlonjatët të dytët

    5.1 % e familjeve në Gjirokastër kanë makinë larëse për enët, ndjekur më pas nga familjet nga Vlora me 4.7 %, Tirana dhe Shkodra me 3.8 %, Fieri dhe Berati me 3.6 % dhe Durrësi me 3.2 %.

  • Përmbytjet, ja formula e qeverisë
    për dëmshpërblimin e shkodranëve

     Qeveria shqiptare ka vendosur që të dëmshpërblejë banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës duke i përllogaritur atyre faturat e papaguara të energjisë elektrike.
     

  • Invest Macedonia Kosovë-Shqipëri
    tur në Kërçovë: Rritje bashkëpunimi

    Në vazhdën e iniciativave që përmbushin misionin e saj, Zyra Ndërkombëtare, Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë organizon në datat 10 - 11 Qershor 2015 një tur me
    karakter ekonomik dhe kulturor. Ky është një aktivitet i pari i këtij lloji që realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që ka dhënë Bashkia e Kërçovës, e cila pas rreth 70 vjetësh drejtohet nga kryebashkiaku i parë shqiptar Fatmir Dehari. Qëllimi i këtij turi është prezantimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushën ekonomike e kulturore mes kësaj bashkie dhe Shqipërisë e Kosovës.

  • “Ligjet” miratojnë legalizimet
     e ndërtimeve pas vitit 2009

    Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar dje draftin që parashikon përfshirjen në procesin e legalizimeve ndërtimet e kryera në tokë shtet dhe pronë private pas vitit 2009.

  • “Lista e zezë”, Tatimet: 8 mije 
     subjekte, 10 vite pa pagua

    Në “Listën e Zezë” të Tatimeve janë shtuar më shumë se 8.000 tatimpagues, kryesisht  subjekte të biznesit të vogël, të cilët kishin mbi 10 vjet që nuk deklaronin, ndërkohë që numri total i debitorëve arrin në 16.080. Borxhi ne total 100 milione dollare. Ja kur shteti i vjel debite me force.

  • Drejtoria e Tatimeve: Ja e vërteta
     e mbledhjes së borxhit tatimo

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar sot opinionin publik në lidhje me publikimin periodik të listave të subjekteve debitorë. Sipas saj, "aktualisht numri i subjekteve të publikuar në faqen zyrtare të internetit ëëë.tatime.gov.al, në zbatim të detyrimit ligjor që buron nga neni 91, i Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në R.SH", i ndryshuar si dhe Udhëzimi nr.24 datë 24.09.2008 në zbatim të tij, është 16.080 subjekte".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv