Ekonomi
-
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”
16 Prill, 18:07 -
Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet mosdeklarimi i pagave reale! 73% e kompanive pranojnë se ka informalitet
16 Prill, 17:00Bizneset pohojnë se informaliteti është rritur më shumë se në vitin 2019. Sipas tyre shkaku kryesor është barra tatimore, ndërkohë që shkeljet më të mëdha që bëhen janë në mos regjistrimin e punonjësve, nuk deklarohen pagat reale, shmangen taksat e bëhet korrupsion. Ndërtimi, bujqësia dhe industria vlerësohen si sektorët më të prekur nga këto fenomene.
-
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
16 Prill, 16:26Së shpejti Ministria e Financave do të prezantojë një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë deri në 29 vjeç që janë të punësuar. Kjo kategori do të plotësojë deklaratën vjetore të ardhurave, dhe më pas shteti do ju kthej pas një shumë të caktuar parash që punëdhënësi ka paguar si tatim përgjatë vitit. Po ashtu brenda korrikut, do të propozohet që tatimin 23% mbi pagat të paguhet vetëm për ata që marrin mbi 250 mijë lekë në muaj.
-
'Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin shkurt, Rama: Jemi gati për të mirëpritur botën
16 Prill, 15:25Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37Në fundjavë çmimi i naftës kapërceu në vlerën më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar. Një fuçi naftë arriti të shitej mbi 90 dollarë në fundjavë, ndërsa këtë të hënë çmimi ka rënë në 89.4 dollarë fuçia
-
E hënë e “zezë” për valutat, Euro në rënie të lirë, nënçmohet me mbi 12%! Arsyet pse ky zhvlerësim kundrejt lekut
15 Prill, 15:20Euro e ka nisur javën me rënien më të madhe që prej korrikut të vitit të kaluar, dhe po këmbehet me 100.7 lekë, kurse dollari ka zbritur në 94 lekë. Kjo rënie e vazhdueshme sipas Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë ka si shkak kryesor fluksin e lartë të turistëve dhe investimet e huaja
-
Nga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe, ERE miraton fashat e reja
15 Prill, 14:36Prej datës 1 maj çmimi i energjisë nuk do të jetë më 7.6 lekë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri e që shërbejnë kafe. ERE miratoi këtë të hënë fashat e reja të energjisë ku vetëm furrat do e blejnë energjinë me 7.6 lekë kilovati, kurse pastiçeritë me 9.5 lekë dhe ato që funksionojnë si bar kafe me 12 lekë kilovat orë.
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08Ministria e Energjisë deklaroi sot se Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag. Ministria thotë se aktualisht po kërkohet një zgjidhje teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
-
Euro nuk ndal rënien, mësoni me sa u shitën dhe u blenë monedhat e huaja
15 Prill, 12:50Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë.
-
Fatos Çoçoli: E vërteta e naftës së Shpiragut
14 Prill, 21:33Janë 225 milionë fuçi nafte rezerva të verifikuara tashmë dhe një ditë do të shfrytëzohen për të mirë të qytetarëve tanë, në rradhë të parë pensionistëve! Fshirjet nga bilanci me dështimin zyrtar të një kompanie gjigande nafte në një vend të caktuar i ndan në mes një det i tërë.
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill, 16:26Rastet e pastrimit të parave janë rritur me 75% vitin e kaluar në raport me vitin 2022. SPAK thotë se pjesa më e madhe e parave kriminale është pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme, por në rritje janë edhe investimet e këtyre fondeve në bizhuteri, makina e ora luksoze. Tirana, Durrësi, Lezha e Vlora, janë vatra kryesore të pastrimit të parave.
-
Garancia sovrane/ Biznesi fason mund të marrë mbi 100 mln lekë kredi! Ja kriteret
12 Prill, 19:20Bizneset fason që do të aplikojnë për të marrë kredinë sovrane pranë bankave nuk duhet të kenë detyrime të papaguara, nuk duhet të jenë kredimarrës me probleme dhe as të kenë pasur probleme me garancitë e mëparshme.
-
Këmbimi valutor/ Leku vijon të forcojë pozitat ndaj euros
12 Prill, 19:13Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, zbriti me 0,34 lekë.
-
Me depozitë kursimi por pa para, rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh! Vetëm 4% me kursime mbi 2.5 mln lekë
12 Prill, 16:49Në fund të vitit 2023, në sektorin bankar ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari, por një e treta e tyre ishin bosh. Raporti i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave tregon se pjesa më e madhe e depozitave me vlerë mbi 698 miliardë lekë, disponohet nga 4% e qytetarëve që kanë një llogari kursimi.
-
-
Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
12 Prill, 15:50Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030. Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit.
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43Përveç rritjes së pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha, së shpejti do të prezantohet një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë dhe për familjet që kanë fëmijë të mitur. Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se barra tatimore për pagat e të rinjtve deri në 29 vjeç, si dhe do të reduktohen tatimet për kujdestarët e fëmijëve nën 18-vjeç.
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill, 16:57Për të garantuar rritje ekonomike edhe në vitet e ardhshme, Shqipëria duhet të shkëputet nga varësia ndaj ndërtimit dhe turizmit. Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit duhet të orientohet tek fushat më inovative, ndërsa sugjeron që rritja e pagave të bëhet në bazë të performancës në punë.
-
Paradoksi: Rrogat rriten, pensionet ulen! Mosdeklarimi real dëmton edhe pensionistët e rinj, marrin 15 mijë lekë në muaj
11 Prill, 16:39Rreth 294 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë, kjo për shkak të kontributeve të ulta, dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Por edhe pensionet e reja që po lidhen po dalin më të ulta nga sa pritej, për shkak të fenomenit negativ të mos deklarimit të pagave reale të punonjësve, duke sjellë vlerë të ulët sigurimesh të paguara nga qytetarët.
-
Euro në ‘pikiatë’, sot u këmbye me 101.6 lekë, 11 lekë më pak se vjet
11 Prill, 15:22Monedha e huaj, Euro thelloi rënien këtë të enjte, pasi sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, u këmbye me 101.6 lekë.