Ekonomi

  • Ministria e Financave ka ndër mend të rrisë akcizën për birrën dhe vëren e prodhuar ne vend, duke ulur nga ana tjetër atë që vjen nga importi. Një masë e tillë ka qëllim shmangien e uljes së sasive të deklaruara nga ana e prodhuesve shqiptarë më qëllim uljen e detyrimeve tatimore. Ndërkohë që duket se qeveria ka ndër mend të heqë dorë nga rritja e përvitshme e akcizës së cigareve, e cila mendohet si shkaktari i rënies së ndjeshme të importeve për këto produkte.
  • Shembje ndërtimeve pa leje
     gjobë dhe ndjekje penale

    Çdo bashki do të ketë Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, i cili do mbikëqyrë çdo ndërtim të ri, çdo punim për rikonstruksion apo riparim, ashtu si dhe objektet që paraqesin rrezik, apo mbi pronë të të tretëve.

  • Paketa e re: Rritet me 7 %
    taksa mbi sigurimet e mjeteve

    Duket se rritja më e ndjeshme e taksave për këtë vit do të vërehet në tregun e sigurimeve, duke nisur nga ato të makinave, për të shkuar te sigurimi i pasurisë, shëndetit apo jetës. Një vit më parë, Qeveria vendosi ta heqë TVSH-në në masën 20% mbi primet e sigurimeve, duke e zëvendësuar me një taksë prej 3 përqindësh.

  • Taksë e re për trojet, ja sa do të
    paguhet për qytetet dhe banesat

    Zbardhen pikat e paketës fiskale, tabela me taksën që do të paguhet për truallin në ccdo bashki të vendit. Rishikohen kompetencat e inspektorëve vendorë, ndërtesat pa leje do të shemben, për shkelësit gjobë dhe ndjekje penale. Taksa e truallit, e parashikuar të aplikohet në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, do t’u kushtojë më shumë familjeve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Fierit apo Sarandës të cilët do të paguajnë 0.58 lekë për metër katrorë sipërfaqe nën ndërtim. 

  • Qeveria nuk ja del të emetojë
    eurobondin e ri, tërhiqen Financat

    Ministria e Financave nuk ka arritur të emetojë eurobondin e ri, ndonëse kushtet e tregut janë shumë të favorshme, në krahasim me vitin 2010. Tregu e ka vlerësuar interesin e eurobondit të ri shqiptar në 6.2%-6.3%, që vlerësohet se është relativisht i lartë, çka duket se ka bërë që financat të tërhiqen për një moment më të përshtatshëm.

  • 21-25 Nëntor-Tirana, kryeqendër e 
    biznesit e sipërmarrjes ndërkombëtare

    Në datat 21 deri 25 Nëntor, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.
     

  • Krimet ekonomike-financiare rënie
    me 16 % në 2014, kryeson Tirana

    Krimet ekonomike dhe financiare përbëjnë grupin e dytë të shkeljeve penale gjatë vitit 2014, numri i të cilave është më i konsiderueshëm në qarkun e Tiranës… Ajo që vihet re sipas këtyre të dhënave është se, numri total i krimeve të tilla në 2014 ka pësuar rënie me 15.7 %, krahasuar me një vit më parë.

  • Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë më
    shumë për veshje e 'kafe' /Sondazhi

    Të rinjtë shqiptar shpenzojnë më tepër për veshje. Shuma mesatare që ata shpenzojnë në muaj për veshje apo këpucë është 4560 lekë. Këtë konkluzion e ka dhënë raporti i fundit për Rininë Shqiptare nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert

  • Kryetarja e Bordit të Vetëm të
    Zgjidhjes takon guvernatorin e BSH

    Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e Bordit të Vetëm të Zgjidhjes (Single Resolution Board -SRB), Elke König.

  • Gjermeni në Divjakë, inspekton,nis
    zbatimi i projekteve ekonomike

    Ministrja e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni zhvilloi sot një vizitë në bashkinë Divjakë, ku së bashku me Kryetarin e Bashkisë z. Fredi Kokoneshi, inspektoi punimet e dy projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në këtë Bashki.

  • Spaho: Rama dhe ministrat e tij 2 
    mln € dëm në ditë me ekonomisë

    Selia blu ka akzuzuar perseri kryeministrin Edi Rama dhe qeverine e tij per pefitime personale nga xhepat e qytetareve. Akzuat u bene nga deputeti Edmond Spaho i cili tha se dy milione e nje qind e njezet mije euro ne dite eshte abuzimi i Edi Rames dhe ministrave te tij.

  • Tatimet ngrenë "rrjetin", 150 
    provokatorë për kuponin tatimo

    Pas mbledhjes së Kryeministrin datë 5 tetor 2015 për luftën kundër informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka lëshuar në udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet, ku e para është rikontrolli dhe dyta e ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve (spiunëve tatimore).

  • BB: Zgjidhja e konfliktit me CEZ
    e duhura, i hapi rrugë investimeve

    Zgjidhja e shpejtë që qeveria Rama i bëri konfliktit të ish-kompanisë së Shpërndarjes CEZ me ish-qeverinë e djathtë “Berisha” ishte veprimi i duhur. Kështu deklaroi drejtoresha e Bankës Botërore Ellen Goldstein gjatë një takimi që pati këtë të martë me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri.

  • Prosperiteti, Shqipëria e 83 në botë 
    bie në 2015, ia kalon vetëm Bosnjës

    Raporti i Prosperitetit të vitit 2015 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 83 nga 142 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese…

  • ALUIZNI: Gati 1,226 leje legalizimi 
     në Tiranë, ja kush përfiton zbritje
    PDF-Lista me 1226 lejet e legalizimit

    Gazeta print Shqiptarja.com publikon emrat e 1,226 qytetarëve në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin. Emrat qe duhet te terheqin faturat, zbritje 20 % kush paguan brenda 45 diteve.

  • "Borxhi publik arrin rekordin, në
    shtator shkon në 73.7% të PBB"

     Nga korriku, deri në fund të shtatorit, borxhi publik është shtuar me 46 miliardë lekë (afërisht 400 milionë dollarë), duke prekur shifrën rekord prej 73.7% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. 

  • Tokat e 7501, do të rishikohen 
    vendimet e dhëna pas vitit 1991

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do të rivlerësojë të gjithë vendimet e marra nga ligjet e pas vitit 1991 për ndarjen e tokës. Qëllimi i këtij rivlerësimi do të jetë përcaktimi i vlerës financiare që kap prona e përfituar, për ta krahasuar më pas me shumën që një subjekt i shpronësuar pretendon të përfitojë nga toka e shpronësuar gjatë diktaturës. Ligji i ri për pronat, përcakton llogaritjen e vlerës së përfituar me tokën e marrë. Më të rrezikuar pronarët që kanë fituar troje. Do t'i zbritet toka që kërkohet për kompensim.

  • Sejko:Kompani të mëdha zotërojnë
    një numër të madh kredish të këqija

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Sejko në një intervistë tek "5 pyetje nga Babaramo" pranoi se në Shqipëri ka një numër kompanisht të cilat zotërojnë pjesën më të madhe të kredive të këqija. Këto kompani mbajnë peng edhe zvhillimin ekonomik, prandaj sipas tij do të ndërhyhet për ti mbyllur ose për ti mbështetur për tu zhvilluar.

  • Parashikimi i BB-së: Ekonomia
    rritet 3.4% në 2016, ulet varfëria

    Banka e Botërore parashikon që varfëria në Shqipëri të vijë në rënie gjatë dy viteve në vijim edhe pse pas 2008 ky fenomen ka shënuar rritje. Niveli i popullsisë që jeton me 2.5 dollarë në ditë nga 6.1% që është vlerësuar këtë vit pritet të bjerë në fund të vitit 2017 në 5.5%

  • Mbi 34 mijë biznese të regjistruara
    për periudhën janar-tetor në QKR

    Numri i bizneseve që regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve ka arritur një tjetër shifër rekord krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti numri i bizneseve fillestare të regjistruara i kalon 34,239. Kjo shifër është rreth 130 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014 ose rreth 105 % më shumë se totali i vitit 2014 (16,731).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv