Ekonomi

  • Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama në mbledhjen e këshillit ekonomik kombëtar, kreu i PD Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama si të paaftë dhe se është autori i terrorit mbi qytetarët. Basha thotë se Paratë që mungojne  sipas tij vetëm për shtatorin "i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh"
  • Kastrati blen 75% të Auto Star
    Albania, koncesionarit të Benz

    Kompania më e madhe e tregtimit të karburanteve në vend, Kastrati SHA, ka blerë së fundmi 75% të aksioneve të Auto Star Albania Sh.A, që ka Përfaqësinë e Përgjithshme të Daimler AG në Shqipëri dhe tregton makinat e reja të markës Mercedes-Benz.

  • Rama kundër DHAT: Ç'ndodh
    në SHBA kur nuk jep kupon?

    Kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar u është përgjigjur kritikave të bëra në adresë të aksionit kundër informalitetit, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e cila pak ditë më parë ka deklaruar se ky aksion do të falimentojë bizneset dhe se është ndërmarë pa u konsultuar me grupet e Interesit.Në fjalën e tij kreu i Shtetit duke veçuar mungesën e përfaqësuesit të DHAT në mbledhjen e Këshillit i kujtoi atyre të tregojnë se çfarë ndodh në Amerikë nëse nuk jepet kuponi tatimor ose nëse nuk je i pajisur me kasë fiskale.  VIDEO

  • Sondazhi: 60% e të rinjve në
    Shqipëri duan të ikin sa më parë

    Studimi i fondacionit gjerman Friedrich Ebert: Në raport me studimin e 2011-s është shtuar papunësia tek të rinjtë, çka ka sjellë dhe rritjen e përqindjes së atyre që duan të ikin jashtë vendit….Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, Rinia Shiptare 2015 “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah faktin shqetësues që 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si faktor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011.

  • Sondazhi/ Familjet, BSH: 60% e
    borxheve te të afërm e në dyqane

    Një sondazh i kryer nga Banka e Shqipërisë rezulton se 27% e familjeve shqiptare kanë një hua për të shlyer, ndërkohë që 60% e këtyre borxheve janë informale, të marra te persona të tjerë apo në dyqane.

  • “Standard & Poor’s”: Reforma në
    energji e suksesshme, rritje buxheti

    Reforma në energji ka qenë e suksesshme. Ky është përfundimi i raportit të agjencisë vlerësuese e parametrave ekonomikë Standard & Poor’s e cila raporton se gjatë 2015 ka rritje në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit. 

  • Zhgënjen aksioni, tatimet në shtator
    35 milionë dollarë më pak se plani

    Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat tatimore janë -3.8 miliardë lekë (afërsisht 35 milionë dollarë) më pak se parashikimi, ndërsa ato jo-tatimore janë rreth -1.5 miliardë lekë nën parashikimin

  • Vlerësimi i S&P për ekonominë 
     shqiptare, pritshmëria pozitive

    Agjencia vlerësuese Standard & Poor tha së fundmi se afirmoi renditjen ‘B /B’ të kredisë afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj për Shqipërinë. Pritshmëria mbetet pozitive, tha Standard & Poor në një deklaratë.

  • Meta në Elbasan: Mbështesim
    sipërmarrjet që sjellin punësim

    Në kuadër të zhvillimit të biznesit dhe rritje të punësimit kryeparlamentari Ilir Meta vizitoi në Elbasan ambientet e kompanisë “Nettuno” e cila merret me përpunimin e peshkut. Gjatë fjalës Meta tha se kjo është rruga e duhur e zhvillimit pasi kjo kompani brenda vitit ka arritur të punësojë 450 persona. 

  • Raporti i Bankës Botërore: 32.1%
    e shqiptarëve rrezikohen nga skamja

    Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me tre herë brenda periudhës 2008­2012. Përfundimi, i cili tregon efektin dramatik që kriza ka patur mbi të varfërit, del nga shifrat e sapopërditësuara të Bankës Botërore.

  • Shtyhet procesi i privatizimit të
     “Albpetrol”-it nuk thuhen shkaqet

    Kompania shtetërore e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend “Albpetrol” nuk do të privatizohet përpara vitit të ardhshëm. Qeveria synonte që këtë proces ta finalizonte brenda këtij viti, sipas deklaratave të bëra nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i Ekzekutivit, më 17 mars të këtij viti, u shpreh se ky do të ishte viti i përfundimit të një procesi të stërzgjatur të privatizimit të shoqërisë gjigande shtetërore të naftës. 

  • OSHEE: Ja si mund të ulet 70% e
    shumës për pagesën e energjisë

    OSHEE ka propozuar një skemë të re për shlyerjen e debive, e cila mundëson pagesat me këste të faturave të papaguara, ndërkohë që ofron falje deri 70% të kamatëvonesave.  Kreu i departamentit Klevis Jahaj: Ja si mund të përfitojnë reduktim të pagesave bizneset dhe familjet.

  • ALUIZNI publikon 1,182 familje
    që marrin tapitë në Tiranë
    PDF/Lista me emrat e 1182 familjeve

    ALUIZNI ka bërë publike emrat e 1,182 qytetarëve në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin. Ulet me 20% fatura për ata që do të paguajnë brenda 45 ditëve. Procedura që do të ndqiet për të marrë dokumentet.

  • Kultura dhe tradita shqiptare në
    ditën kombëtare në Expo Milano

    Shqipëria ka festuar Ditën Kombëtare ne Expo Milano, që është dita kur e gjithë vëmendja e ekspozitës përqëndrohet tek promovimi i një vendi me kulturën, historinë, traditën, muzikën dhe folklorin, kulinarinë dhe atraksionet turistike e natyrore.  FOTO

  • BSH: Në Shqipëri qarkullojnë
    870 mijë karta bankare aktive

    Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti, numri i kartave bankare aktive ka arritur në 870 mijë. Gjatë gjashtë mujave të parë të vitit, numri i kartave bankare aktive është shtuar me më shumë se 8.000 copë. 

  • Qeveria 20 milionë $ investime në
    Rrugën e Kombit deri në 2017-ën

    Edhe pse rruga Kombit, Durrës-Kukës është në prag të dhënies me koncesion kundrejt një tarife pa TVSH jo më pak se 5 euro për automjet, Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë.

  • Shërbimet spitalore, pas rënies në
    2014 çmimet po shkojnë në rritje

    Çmimet e shërbimeve spitalore i janë rikthyer rritjes për të pestin muaj radhazi në shtator, pas rënies sistematike gjatë viti 2014 deri në maj të këtij viti. Siç raportohet nga të dhënat e detajuara të INSTAT, rritja e vjetore e mesatare e çmimeve në shërbimet spitalor rezultoi me 3.3% në shtator. 

  • Bankat tregtare: Po përkeqësohet
     gjendja financiare e individëve

    Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit.

  • Tregtarët gjejnë “marifetin” për të
    shmangur detyrimet edhe me kupon!

    Subjektet tregtare në qytetin e Elbasanit po gjejnë forma për të shmangur shlyerjen e detyrimeve në shtet edhe duke lëshuar kupon tatimor.
    Ata u japin klientëve kuponë tatimore që nuk korrespondojnë me vlerën reale të mallit të blerë.

  • Kur “ndal” dollari/ Ekonomia
    botërore: Dominuese - e rrezikshme

    Teksa zbehet dominanca e ekonomisë së Amerikës, epërsia e dollarit shfaqet e paqëndrueshme

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv