Ekonomi

  • Gjithçka është gati për garën e shpallur lidhur me vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar deri tani ofertat pranë ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për t’u bërë pjesë e garës së koncesionit në autostradën Milot-Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga ky dikaster bënë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhen duke nisur nga 15 shtatori. 
  • PD: M. Financave po shkel ligjin, të
    publikoi treguesit fiskalë për korrikun

    Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Financave se po shkel ligjin për publikimin e të dhënave përfundimtare për treguesit fiskalë të muajit korrik. Edhe pse Ministria e Financave ka publikuar një raport për muajin korrik, PD insiston duke thënë se ky është vetëm paraprak ndërkohë që deri më darë 20 gusht duhet të ishte publikuar raporti përfundimtar zyrtar.

  • Bien eksportet me 7.6 % për
    korrikun, thellohet deficiti tregta

    Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në korrik të 2015 eksportët e mallrave janë ulur me 7.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, importet janë rritur me 10.6 % me një vit më parë dhe sërish kanë pësuar një rritje prej 6.5 % krahasuar me një muaj më parë. 

  • PD: Qeveria fsheh të dhënat
    financiare me propagandë

    Sipas Partisë Demokratike,qeveria po fsheh të dhënat e korrikut duke mbuluar kështu korrupsionin në financa me anë të propagandës, kështu është shprehur sot në një deklaratë për mediat Dorian Teliti këshilltari për financat pranë PD.  VIDEO

  • Banka Botërore vlerëson punën e
    qeverisë për administratën publike

    Programi “Inovacioni kundër korrupsionit- Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin” ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga Banka Botërore. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB-së miratoi financimin prej 32 milionë dollarësh për “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin”.

  • Ahmetaj me 4 projekte në tryezën e
    ministrave të Ekonomisë në Vienë

    Është mbajtur tryeza e rrumbullakët e Ministrave të Ekonomisë në Samitin e Vjenës, ku i pranishëm ishte edhe ministri jonë i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
    Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj është shprehur se qeveria shqiptare ka një inventarë të arritjeve të vitit të parë të kësaj nisme. Ahmetaj ka paraqitur 4 projekte në Samitin e Vjenës:

  • Të ardhurat nga doganat, Crown
    Agents: Rezultate të prekshme 

    Programi i Crown Agents për Doganat në Shqipëri po përfundon një raport mbi punën operative të kryer gjatë gjysmës së parë të vitit 2015 dhe ne jemi të lumtur të theksojmë disa suksese domethënëse.

  • BB, 32 milion dollarë Shqipërisë për
    modernizimin e shërbimeve publike

    32 milion dollarë amerikanë është fondi që ka vendosur të lëvrojë Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit  “Ofrimi i shërbimeve me në qendër qytetarin”.  VIDEO

  • Samiti i Vjenës,Shqipëria do kërkojë
    mbështetje në katër fusha kryesore

    Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Vjenë më 26 gusht në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel. Mësohet nga Ministria e Jashtme Shqiptare se në këtë samit, Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore: në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi, si dhe në turizëm.

  • Samiti i Vjenës, Ahmetaj takon
    Schauble, bisedojnë për projektet

    Në Salzburg, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim informal me Ministrin Gjerman të Financave Wolfgang Schäuble. Takimi vjen në prag të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Vjenë në datën 27 gusht.

  • Ndryshimet/ Zona e Spitallës jepet
    me koncesion për një afat 99-vjeça

    Ndryshojnë termat e garës, do të jepet për 35 vjet, VKM nuk u publikua. Ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, në Qytetin e Durrësit, do të jepet në formë koncesioni për një periudhë 99-vjeçare.

  • DHTI mbështet aksionin e qeverisë
    Jaka:Evazioni erdhi nga administrata

    "Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet qeverinë në luftën e saj ndaj informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal"- kështu është shprehur kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i cili tha se ekonomia dhe sipërmarrja kanë probleme të shumta, më i rëndi informaliteti dhe evazioni fiskal e për këtë arsye mbështet çdo reformë ligjore të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.  VIDEO

  • Nafta e benzina, kompanitë ulin në 
    bllok çmimet me 9-10 lekë për litë

    Përse çmimet janë shumë të larta në Shqipëri dhe nuk reflektojnë tregjet ndërkombëtare?! Pikat e shitjes me pakicë të karburanteve kanë ulur dje në unison çmimet e naftës nga 9 deri në 10 lekë për litër. 

  • Cani:Ja si do veprohet me
    shkelësit pas një shtatorit

    Pas 1 shtatorit, kur nis edhe aksioni i qeverisë kundër informalitetit, bizneset në shkelje të ligjit do të përballen me masa që shkojnë nga gjobat, te konfiskimi e deri te ndjekje penale. Nuk do të ketë asnjë rritje taksash për vitin 2015. Cani tha se e çmojnë faktin që informaliteti është në nivelet 50 përqind.

  • Evazioni Fiskal, Cani: Hetim
    financierëve dhe bilanceve

    Në aksionin e tatimorëve për kasat do të përfshihen dhe verifikimet e bilanceve të vendosur nga ekspertët dhe kontabilistët. Cani zbardh projektin: Do arkëtohen 40 miliard më shumë. Financierët që hartojnë bilancet e kompanive, ekspertët kontabël, e kompanitë audituse, do të kalojnë në sitën e aksionit kundër evazionit fiskal, i cili nis më 1 shtator. 

  • Lufta ndaj informalitetit, Rama: Do
    na japë mundësinë të rrisim rrogat

    Lufta e përbashkët me informalitetin do të na japë mundësinë të rrisim rrogat dhe ulim taksat”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, duke theksuar se shembujt dhe shifrat janë ato që tregojnë se sa shumë ka bërë qeveria në këto 20 muaj dhe se sa e madhe është mundësia për një luftë frontale ndaj informalitetit në të ardhmen në  bashkëpunim me çdo qytetarë.

  • Lajm i mirë për shqiptarët, çmimet
    e naftës ulen me 9-10 lekë për litë

    Çmimet e naftës kanë shënuar një ulje të fortë gjatë ditës se sotme në tregun vendas për herë të parë gjatë këtij viti. Në pikat e shitjes me pakic, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë.  VIDEO

  • Informaliteti në ekonomi, Cani:
    Kush shkel ligjin ndiqet penalisht

    “Pas një shtatorit ne aksionin kundër informalitetit, bizneset që shkelin ligjin do të parballen me masa ndeshkuese nga gjobat, te konfiskimi i mallit dhe deri te ndjekja penale.” Keshtu deklaroi Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, duke theksuar se për vitin 2016 nuk do të ketë asnjë rritje taksash.  VIDEO

  • Rama: Në muajin korrik u rrit 60%
    numri i kuponëve të karburanteve

    Numri i kuponëve tatimorë të lëshuara nga pikat e shitjes së karburanteve në korrik është rritur me 60% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013. 

  • QKR apel bizneseve:Regjistrohuni e
    pajisuni me kasa fiskale para afatit

    Drejtoresha e QKR, Vasilika Vjero  u bëri sot apel për formalizim të gjithë bizneseve në vend. Ajo i ftoi të gjithë që të regjistrohen pranë Qëndrës së Regjistrimit të Bizneseve si dhe të pajisen me kasat fiskale."Po punohet me orare të zgjatur si dhe on-line për regjistrimin e bizneseve pranë QKR-së", tha ajo.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv