Ekonomi

  • Norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko në një dalje për mediet u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur mbajtjen e normës në nivelin 2%. Guvernatori ka bërë të ditur se pritet një rritje e kreditimit në vend falë fshirjes të disa kredive dhe reformave që janë marrë deri tani.  VIDEO
  • BSH: Norma bazë e interesit nuk
    ndryshon, mbetet në nivelin 2%

    Norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar sipas Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare dhe vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.

  • Miratohen 62 zona minerare
    me rrezik, revokohen 18 leje
    Video/Konferenca e ministrit Gjiknuri
    PDF - Harta me zonat e rrezikshme

    Qeveria do të marrë masa të ashpra për të kthyer në binarët e ligjit sektorin minerar në vend e veçanërisht zonën e Bulqizës aty ku regjistrohen me qindra jetë minatorësh të humbura si pasojë e kushteve të sigurisë. Hapi i pare eshte ai i miratimit te 62 zonave te rrezikshme ne te cilat nuk do te lejohet ushtrimi i asnje aktiviteti minerar.  VIDEO

  • Konsumatorët familjarë kanë 
    nisur të kursejnë energjinë elektrike

    Sipas raportit vjetor 2014 për energjinë të ERE-s, (Enti Rregullator i Energjisë), konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë gjithë vitin, zuri rreth 58 %. Por në 6 muajt e parë 2015, konsumi nga përdoruesit familjarë ka nisur të ulet në krahasim me vitet e tjera, edhe pse rezulton me rritje më modeste me vetëm me 2,3%.

  • Biznesi konfuz, kur duhet të
    pajiset me kasë fiskale?!

    Ndërsa për bizneset që shesin cash, ligji e saktëson qartë që duhet të pajisen me kasa fiskale dhe nuk do ketë tolerancë nëse ato nuk përdoren, ka një kategori subjektesh të profesioneve të lira, që janë ende të paqartë nëse nuk ta kenë atë.

  • Avokatët Penalistë refuzojnë
    paisjen me kasë fiskale

    Paisjen me kasë fiskale e ka kundërshtuar shoqata e Avokatëve Penalistë, ky kryetari i kësaj shoqate Sajmir Vishaj, me anë të një letre dërguar ministrit të Financave Shkëlqim Cani kërkon përjashtimin e avokatëve nga kasa fiskale. 

  • Tatimet, kontroll edhe udhëtarëve
    në furgonat e Korçës

    Aksioni tatimor i ndërmarrë nga qeveria është shtrirë deri dhe në verifikimin e udhëtarëve të furgonave dhe autobuzave të linjës Korçë-Tiranë dhe anasjelltas. Tashmë drejtuesit të një furgoni apo një autobuzi, përpara se të niset nga stacioni duhet të pyesin të gjithë emrat e udhëtarëve që kanë hipur në furgon dhe t’i verifikojë ata nëpërmjet kartës së indentitet, nese e kanë me vete.

  • Aksioni i Tatimeve,të gjitha
    gjobat nga kasat te faturat

    Nga dje ka nisur zyrtarisht faza e dytë e aksionit kundër informalitetit, përmes 600 grupesh pune të administratës tatimore të shpërndara në gjithë territorin e vendit. Siç është përsëritur vazhdimisht së fundmi nga ana e zyrtarëve të lartë, në këtë fazë, bizneset në shkelje të ligjit do të përballen me masa që shkojnë nga gjobat, te konfiskimi e deri te ndjekje penale.

  • Arben Malaj në A1Report: Luftë 
    informalitetit...por jo kështu!  

    Për ish-ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Malaj lufta për të ulur nivelin e informalitetit në ekonomi është një gjë e domosdoshme. Malaj gjatë intervistës së dhënë për A1 Report tha se kjo nuk duhet bërë me masa sforcuese.

  • Lufta ndaj informalitetit: 1000 lekë
    gjobë qytetarëve që s’marrin kuponin

    Qytetarët që nuk marrin nga shitësi kuponin tatimor për produktet që blejnë do të gjobiten me 1000 lekë nga kontollorët. Në këtë mënyrë lufta ndaj informalitetit nuk do të prekë vetëm bizneset, por edhe qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.

  • Ministri Cani justifikon mungesën 
     e 15 mld lekëve nga të ardhurat 

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë konferencës për nisjen e operacionit kundër informalitetit ka justifikuar edhe nivelin e ulët të të ardhurave ndryshe nga parashikimet. Sipas tij janë 15 miliardë lekë të cilat mungojnë te të ardhurat për arsye të ndryshme, por kanë ndikuar sërish pozitivisht në ekonominë e vendit.  VIDEO

  • Rama:Në luftë me informalitetin
    kush paguan taksa është patriotVideo/Fjala e plotë e Edi Ramës
    Foto/Efekti i aksionit, radhë në QKR

    "Jemi në gjendje lufte me informalitetin.Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor."- Kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar sot për startimin e operacionit kundër evazionit fiskal. Rama: Nuk e ekzagjerojmë me hekurat, nuk ka rrugëdalje tjetër. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se lufta kundër informalitetit është lufta ndaj pabarazisë  VIDEO
    Dyndje në QKR-të e Tiranës dhe rretheve
    Rama:Do të jenë 600 grupe në terren

     

  • Min. Financave: 5 mln dollarë
    për trashëgimtarët në 2015

    Ndërsa ka ezauruar gjatë gjysmës së parë të vitit pjesën më të madhe të fondit që u përket ish të përndjekurve ende në jetë, Ministria e Financave aktualisht është përqendruar te dëmshpërblimi i trashëgimtarëve të tyre në pjesën e mbetur të 2015. 

  • Sot operacioni anti-evazion
    Rama: 600 grupe në terren
    Video/Fjala e plotë e  Ramës

    Kur kanë mbetur dhe pak orë nga nisja e operacionit mbarëkombëtar të luftës ndaj evazionit fiskal, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Ekonomik Kombëtar. Kreu i qeveri u shpreh se, ka një plan të studiuar mirë dhe afatgjatë për ta fituar këtë betejë më informalitetin.  VIDEO

  • Raporti i Fitch:Shqipëria edhe për
    10 vite ndër më të varfrat në Europë

    Shqipëria do të do të mbetet një prej vendeve më të varfra të Europës edhe gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm. Kështu thuhet të paktën në raportin më të fundit për ecurinë ekonomike nga kompania BMI Research, pjesë e grupit ndërkombëtar të të renditjes, Fitch rating.  VIDEO

  • Egjipt, kompania italiane zbulon
    'burimin më të madh' të gazit 

    Kompania italiane Eni, e energjisë dhe gazit, ka njoftuar dje se ka zbuluar një fushë “supergjigande” të gazit natyror në brigjet e Egjiptit, sipas një deklarate të lëshuar për mediat. "Zohr është zbulimi më i madh i gazit i bërë ndonjëherë në Egjipt dhe në detin Mesdhe dhe mund të bëhet një nga më të mëdhatë që bota mban“-tha Eni në një deklaratë.

  • Sektori minerar, ja 4 format
    kryesore të evazionit fiskal

    Deklarimi i cilësisë së ulët të mineraleve të eksportuara me qëllim që të paguhet më pak rentë në doganë; fatura të fryra; paga të ulëta; çmime të ulëta eksporti, janë format kryesore të evazionit në sektorin minerar…

  • Katër kompani janë në garë
    për rrugën me pagesë 5 euro

    Gjithçka është gati për garën e shpallur lidhur me vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar deri tani ofertat pranë ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për t’u bërë pjesë e garës së koncesionit në autostradën Milot-Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga ky dikaster bënë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhen duke nisur nga 15 shtatori. 

  • PD: M. Financave po shkel ligjin, të
    publikoi treguesit fiskalë për korrikun

    Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Financave se po shkel ligjin për publikimin e të dhënave përfundimtare për treguesit fiskalë të muajit korrik. Edhe pse Ministria e Financave ka publikuar një raport për muajin korrik, PD insiston duke thënë se ky është vetëm paraprak ndërkohë që deri më darë 20 gusht duhet të ishte publikuar raporti përfundimtar zyrtar.

  • Bien eksportet me 7.6 % për
    korrikun, thellohet deficiti tregta

    Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në korrik të 2015 eksportët e mallrave janë ulur me 7.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, importet janë rritur me 10.6 % me një vit më parë dhe sërish kanë pësuar një rritje prej 6.5 % krahasuar me një muaj më parë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv