Ekonomi

  • Sipas ish-Ministrit të Financave, Ridavan Bode qeveria po rrit çdo çdo taksë, duke vendosur praktikisht një taksë të sheshtë në nivelin 15%. Sipas tij me paketën e re fiskale dhe buxhetin e ri Shqipëria bëhet vendi me taksat më të larta në rajon. VIDEO
  • Heqja e akcizës për pijet energjike
    deputetët e PS kundër Ministrisë

    Nga ky lëshim sipas përllogaritjeve  shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve. VIDEO

  • Mosdekretimi i akcizës rriti 
    12.4% çmimin e cigareve në teto

    Instituti i Statistikave paraqiti dje listën e çmimeve të “shportës” së konsumatorit gjatë muajit tetor, ku bie në sy një rritje e madhe për duhanin, krahasuar me një muaj më parë. 

  • Paketa fiskale, grupet e interesit:
    Nuk ka vizion, rrit shume taksa

    Të mbledhur në Komisionin e Ekonomisë grupet e interesit kritikuan paketën fiskale të vitit 2015 e cila sipas tyre nuk projekton një vizion afatgjatë, dhe nuk tregon se për çfarë do të shërbejnë 112 milionë dollarë më shumë nga taksat. Sipas përfaqësuesve, pullat fiskale, rritja taksave mbi dividentin, taksa mbi naftën e të tjera janë një barrë që do i rëndojë biznesit. VIDEO

  • Serbi-Shqipëri, tre marrëveshje
    Në dogana  me letërnjoftime

    Mes Serbisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar tre marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.

  • Tensione Serbi-Shqipëri? BIRN:
    "Tregtia mes tyre vetëm me rritje"

    Sipa një investigimi të BIRN, tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë, kanë njohur vetëm rritje duke arritur që vetëm gjatë vitit 2013, të jenë 170 milionë dollarë shkëmbime tregtare mes tyre, ndryshe nga 30 milionë dollarë të vitit 2007. VIDEO

  • Albpetrol shifër rekord faturimesh
    Niveli më i mirë prej vitit 1991

    Shoqëria Albpetrol sh.a ka zhvilluar analizën e punës së saj për 9 mujorin e vitit 2014, nga e cila rezulton një shifër rekord faturimesh dhe kontributesh në buxhetin e shtetit. Për herë të parë pas shumë vitesh shoqëria Albpetrol sh.a është kthyer në një nga financuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. VIDEO

  • Fier, Meta: Mbështetje biznesit
    fason, rrit eksportet dhe ekonominë

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte sot në Fier, ku vizitoi bizneset fasonë në këtë qytet. Në fjalën e tij, kryeparlamentari, teksa e cilësoi këtë si një biznes të suksesshëm në vendin tonë, theksoi se falë kësaj nisme është bërë i mundur punësimi i qindra grave dhe vajzave, si dhe kontribuon në rritjen ekonomikë të vendit. VIDEO

  • Qeveria u fal 2 milionë euro
    prodhuesve të pijeve energjike

    Në projektligjet që parashikohet të ndryshojnë rregullat dhe normat fiskale në vend nuk mund të mos binte në sy edhe një lëshim, që qeveria po u bën prodhuesve të pijeve energjike, duke rikthyer këtë produkt jashtë sferës së ndikimit të akcizës. VIDEO

  • "Energjia", Cani: I shkojmë deri në
    fund aksionit, vjedhësit para ligjit

    Shefi i financave Shkëlqim Cani ka siguruar se qeveria është e vendosur të t’i shkoj deri në fund luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike. Pasi ka marrë pjesë në një aksion të OSHEE në rrugën e Kavajës në kryeqytet Cani u shpreh për mediat se energjia elektrike e papaguar dhe e vjedhur, i kushton buxhetit të shtetit në vit rret 150 milionë euro, për rrjedhoj çdo qytetar duhet të paguaj atë dhe jo të vjedhë. VIDEO

  • Paketa Fiskale mbërrin në Kuvend
    ministri Shkëlqim Cani sqaron taksat

    Me ndryshimin e sistemit të taksave vitin e ardhshëm, parashikohet që në arkën e shtetit të hyjnë 160 milionë dollarë më shumë, ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ai ka shpjeguar se, nga 14 masa që përfshijnë projektligjet e përgatitura, 3 janë për ngritje të normës së taksimit, ndërkohë që 11 të tjera synojnë lehtësimin e sektorëve të ndryshëm të bzinesit dhe rritjen e punësimit.

  • Kritika e parë për buxhetin, Fino:
    Rishikim fondeve për pushtetin lokal

    Deputeti socialist Bashkim Fino bën dhe kritikën e parë për projektbuxhetin e vitir 2015, duke kërkuar mundësinë e disa ndryshimeve në të, përsa i përket fondeve dhe autonomisë për pushtetin vendor. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist është shprehur se buxheti i ardhshëm ka shkurtuar mjaft fonde që i takonin pushtetit vendor, dhe sipas tij mënyra sesi pushteti qendror shpërndan fondet, vë në rrezik autonominë vendore. VIDEO

  • Buxheti 2015, Gjermeni: 2.3 mld lekë
    për strehimin, legalizimin dhe turizmin

    Rreth 2.3 miliard lekë është fondi për vitin 2015 i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ky buxhet është menduar që të përdoret për tre objektiva kryesorë të kësaj ministrie siç janë strehimi, legalizimi dhe turizmi. Ministria Eglantina Gjermeni tregoi me detaje ndarjen e kësaj shume sipas objektivave të ministrisë. VIDEO

  • Gjiknuri: Aksioni ndaj çdo abuzimi
    beteja e qytetarëve të ndershëm

    Aksioni i gjerë i nisur kundër vjedhësve të energjisë elektrike po ecën me sukses dhe do të vijojë me kontrolle të përditshme në çdo lagje, rrugicë në çdo cep të vendit. Kështu deklaroi sot për median, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. “Nga arkëtimet e faturave të energjisë është bërë e mundur që në arkën e OSHEE-s të arkëtohen 542 milionë lekë”, tha ai.

  • Zvicra, 11.6 mln euro për cilësinë
    e ujit, përfitojnë 400 mijë qytetarë

    Qeveria shqiptare dhe ajo zviceriane nënshkruan një marrëveshje për përmirësimin e cilësisë së ujit me një fond prej 11.6 milionë euro. Ky fond do t’i vijë në ndihmë shtatë bashkive dhe rreth 400 mijë banorëve. VIDEO

  • IQT gjobit 14 subjekte abuzuese
    spekuluan me cilësi të karburanteve

    Inspektorati Qendror Teknik në përfundim të kontrolleve për karburantet gjatë muajit tetor në pikat e tregtimit me pakicë në të gjithë vendin, vendosi masën e gjobës për 14 subjekte, që u gjetën me shkelje të standarteve të cilësisë së tregtimit.

  • Paketa fiskale 2015, Cani: Nxisim
    përpunim të naftës e kromit në vendPDF/Paketa fiskale

    Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot sërish në lidhje me buxhetin e vitit 2015 dhe më konkretisht për Paketën Fiskale. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm janë parashikuar të gjenerohen 16 miliardë lekë, dhe ku përparësi do të kenë sektorët e naftës, kromit dhe bujqësisë.

  • Sistemi bankar arrin nivel rekord
    fitimesh në 9 muajt e 2014-ës

    Sistemi bankar ka raportuar nivele fitime rekord për 9-mujorin 2014, me 8.7 miliardë lekë (62 milionë euro), nga 1.3 miliardë lekë humbje, që u regjistrua në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të tremujorit të tretë, të publikuara nga Banka e Shqipërisë. 

  • KESH i kërkon ERE rritje të çmimit
    të energjisë në masën 54 përqind

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesë për për rritje të ndjeshme të tarifës së energjisë, që ky institucion i shet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).  VIDEO

  • Më 17 nëntor rikthehet FMN për të
    vijuar bisedimet për 26 mln euro hua

    Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në Tiranë në 17 nëntor për të vijuar bisedimet që u lanë përgjysmë në muajin shtator. Dy janë temat kryesore ku do të përqendrohen bisedimet. Së pari buxheti i shtetit.Së dyti, do të diskutohet për realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv