Lajme nga emisionet
-
Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te drejtësia e re, por thekson se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit.
4 Maj 2023, 12:18 -
Bozdo: Deklarata e Ramës se s’do bashkëpunojë me kandidatët e opozitës, kriminale! 14 maji, test qytetarie
3 Maj 2023, 19:44Anëtari i Kryesisë së ‘Rithemelimit’, Enno Bozdo e ka cilësuar si “kriminale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama që nuk do të bashkëpunojë me Bashki që do të zgjedhin kandidatët e djathtë në 14 maj.
-
Akuzat e Nokës se PS ka caktuar drejtorët që do të blejnë votat në Elbasan, Gjiknuri flet për Report TV: Po kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës
3 Maj 2023, 18:16Akuzave të bëra nga deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka se në Elbasan janë caktuar drejtorët që do merren me blerjen e votave pro PS-së për zgjedhjet e 14 majit, sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e rradhës.
-
Kandidati i PD-së për Kuçovën: Deputetët demokratë nuk më mbështesin, janë me Foltoren
3 Maj 2023, 16:34Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kuçovës, Ilirjan Koxhaj thotë se nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj u shpreh se deputetët e PD-së janë me kandidatin e Foltores
-
-
Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë! S'po humbasin vetëm bizneset, por edhe qytetarë që mbahen me remitanca
3 Maj 2023, 14:43Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur në Report Tv për rënien e euros, ndërsa komentoi edhe deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj e cila tha se borxhi publik është ulur falë rënies së euros.
-
Noka në ‘Kontrast’: Në Elbasan janë caktuar drejtorët që do të blejnë vota! Të mbahen në vëzhgim! Firmën për komunistin Marko Dajti e dhashë se e kam fqinj
3 Maj 2023, 14:25Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve që të blejnë vota.
-
Kurti dhe Vuçiç bisedime pa nënshkrime në Bruksel, politologu në Report Tv: E gabuar që është kthyer nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës
3 Maj 2023, 13:59Një ditë pasi palët Kosovë-Serbi dolën sërish nga negociatat pa nënshkrime, kjo gjë ka shkaktuar së fundmi transformimin nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës.
-
Nutricionisti Altin Joka: Si është e vërteta e të ushqyerit sipas grupit të gjakut? Po testet e intolerancës ushqimore çfarë tregojnë?
3 Maj 2023, 12:18Me nutricionistin Altin Joka, flasim për të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, çfarë thonë studimet e fundit? Po testet e intolerancës ushqimore, a janë të vërteta dhe efektive dhe ku duhet të bazohemi për regjimin tonë ushqimor?
-
-
Majlinda Bufi në Report Tv i përgjigjet 'ftesës': Pranoj debatin me Berishën, jo me kandidatin e tij në Roskovec
2 Maj 2023, 21:24Majlinda Bufi është kandidatja e parë në radhët e socialistëve, e cila ka pranuar një debat me rivalët e saj, por jo me Erdit Hazizaj, por me vetë Sali Berishën.
-
Alibeaj me kandidat të tijin më 14 maj, Dash Sula: ‘Bie erë e keqe’! Në fushatë për kandidatët e 'BF', në Elbasan fitojmë 4 bashki
2 Maj 2023, 17:55Deputeti i PD Dash Sula, i cili ka dalë në fushatë për koalicionin Berisha-Meta, u shpreh optimist sot duke thënë se në qarkun e Elbasanit opozita do të fitojë të paktën 4 bashki. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin dhe Belsh, e ndërsa Bashkinë e katërt refuzoi që ta thoshte.
-
Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje
2 Maj 2023, 17:07Debati për hartën e re gjyqësore vijon ende, me mendime pro dhe kundër. Alban Duraj është ndër të pakët avokat që ka dalë pro kësaj harte të re, duke thënë se është pozitive.
-
Vrasja e Nikulajt, eksperti në Report Tv: Duhet bindur gjykata për ekstradimin e britanikëve! Përpos gjakmarrjes, mund të jenë prishur interesa
2 Maj 2023, 14:48“Krimi po evoluon, policia të ndërroj metodologjinë.” Kjo ka qenë “porosia” e ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu së bashku me gazetarin e kronikës Sokol Dema dhe avokatin Arbër Hoxhaj, ata folën për ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe vrasjeve të tjera në vendin tonë të cilat janë bërë edhe më të shpeshta
-
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhen 6 vite që të shqyrtojë dosjet
2 Maj 2023, 14:25Ish zëvendës ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se krijimi i hartës së re gjyqësore, me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqendrimin te një e vetme në Tiranë, ishte diçka e panevojshme dhe e parakohshme. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Kasmi u shpreh se për sa kohë që numri i proceseve gjyqësore na tregon se ka mangësi për gjyqtarë, kjo hartë ishte e panevojshme
-
Shqipëria e fundit në rajon për subvencionet në bujqësi, profesori Guri: Fermerët duhet të drejtohen për çmimet dhe tregjet
2 Maj 2023, 13:41Shqipëria renditet si vendi me mbështetjen më të ulët në rajon për fermerët. Profesori Fatmir Guri sugjeron që qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të ndërtojnë politika për drejtimin e fermerëve drejt informacionit për çmimet dhe tregjeve për të cilat ka më shumë nevojë.
-
Presidenti i peshëngritjes së Teutës flet për përjashtimin, Kreshnik Leka në Report TV: Në Asamble na mbyllën derën, Elez Gjoza s'do mendim ndryshe
2 Maj 2023, 13:06Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi fundjavën e shkuar një Asamble të Jashtëzakonshme, teksa jashtë u lanë disa nga anëtarët e saj. Presidenti i klubit të peshëngritjes Teuta në Durrës, Kreshnik Leka foli për Report TV në emisionin "Sot Live në Shqipëri".
-
Veliaj te ‘5 Pyetjet’: Brenda 2024 do kemi ujë të pijshëm 24 orë! Premtimi i Këlliçit për nënkalime në shesh? E di që s'do fitojë, prandaj thotë çfarë do
1 Maj 2023, 21:18Brenda vitit 2024, Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj u ndal në prezantimin e disa prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen, në mandatin e tretë për të cilin është i sigurt për një fitore. Mes tyre janë Piramida e Tiranës, Muzeu Etnografik, zona e lirë ekonomike, Teatri i ri Kombëtar apo stadiumi ‘Selman Stërmasi’. Ai theksoi se për inceneratorët ka një hetim, por shtoi se sot Tirana është më e pastër.
-
U shpall për herë të dytë kampione bote në Kick Boks, Ilda Lelo: Nuk na mbështet shteti! Djersa jonë s'duhet të hidhet poshtë
1 Maj 2023, 19:44Ilda Lelo u shpall për herë të dytë kampione bote në Kick Boks, por ka një apel për autoritetet që t’i mbështesin më shumë sportistët.
-
'14 maji'/ Logu në Report Tv: Berisha-Meta kanë vënë në lëvizje krimin e organizuar, tentojnë të blejnë vota dhe komisionerë
1 Maj 2023, 18:13Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së hedh akuza të forta se Sali Berisha dhe Ilir Meta po tentojnë të blejnë vota. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se persona të caktuar që dalin nga krimi i organizuar po tentojnë që të blejnë votues dhe komisionerë.