Lajme nga emisionet
-
Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.
16 Dhjetor 2022, 22:17 -
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin
16 Dhjetor 2022, 20:06Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.
-
Ish i persekutuari politik Et’hem Fezollari rrëfen në ‘Esencë’ kalvarin e vuajtjeve në kampin e internimit dhe arratisjen me varkë nga liqeni Pogradeci
16 Dhjetor 2022, 19:57Këtë herë në studion e “Esencë” rikujtuam një prej atyre historive që mund të ngjajë me shumë të tjera, por mbetet ndër më të guximshmet. Historia e familjes Fezollari nga Pogradeci dhe arratisja e tyre me varkë nga liqeni në vitin 1975.
-
Dërgoi një video, ‘Pa Gjurmë’ pas 26 vitesh i gjen të riut gjerman babain shqiptar! Adrian Tahiri: Kam motra dhe vëllezër do vij në Shqipëri’
16 Dhjetor 2022, 17:58Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’, në Report TV shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu që u rrit nga nëna gjermane rrëfen emocionet e takimit me të atin e tij shqiptar.
-
KATAR 2022/ Luga në ‘E vëmë me bast’: Franca, favorite! Kina po investon shumë në futboll
16 Dhjetor 2022, 10:20Në finalen e madhe, nga Kina trajneri Ergys Luga shef favorite Francën madje ttegon se kjo është edhe dëshira e tij, por gjithsesi tregon se edhe nëse do të fitonte Argjentina, për të nuk do të ishte një surprizë.
-
Porti i ri i Durrësit, Alabbar në 'Real Story': Për 2 muaj vinçat e parë gati për punë, 50 mijë vende të reja pune! Partnerë offshore?! Vetëm unë jam investitori
15 Dhjetor 2022, 21:39Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.
-
Virusi RSV, epidemiologia: Duhet kujdes i shtuar për fëmijët 0-6 muajsh, por dhe për moshuarit! Simptomat shfaqen vonë, jo si gripi normal
15 Dhjetor 2022, 19:48Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar.
-
Samiti i Berlinit në Tiranë, Spiropali: Tregon që jemi lider i Ballkanit Perëndimor! Protesta e Berishës? E rrudhur! S’na intereson kush zgjidhet në krye të SPAK
15 Dhjetor 2022, 18:47Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, për ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, është një tregues se Gjermania, por edhe vende të tjera europiane mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.
-
Përçarja në PD, Topollaj: Sa më shpejt të ndahen në dy parti, më mirë për opozitën, do kenë fokusin tek qeveria! Jola Hysaj: Nuk do që të vijmë në pushtet
15 Dhjetor 2022, 18:10Zgjedhjet lokale 2023 do e gjejnë sërish Partinë Demokratike të ndarë në dy kampe, në atë të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha në Report Tv se PD duhet të ndahet sa më shpejt në dy parti dhe ta përqendroje aksionin politik tek qeveria dhe jo në akuzat brenda vetes.
-
‘Pa celular por të lumtur’ zonjat në ‘Rreze Dielli’ kujtojnë me nostalgji vitet para 90’ në Shqipëri
15 Dhjetor 2022, 15:29Pavarësisht jetës së mbyllur e vështirësive të tjera që krijoi sistemi komunist, zonjat në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji ato vite dhe mënyrën e thjeshtë të jetesës që bëhej dikur.
-
PD-ja kërkon ndryshime në Kodin Rrugor, Gështenja: Shpejtësia maksimale të jetë 130 km/h për autostradat! Si standardet evropiane! Eksperti: E rrezikshme
15 Dhjetor 2022, 13:25Nga ulja e gjobës, heqjes së patrullave të policisë dhe rritjes së shpejtësisë maksimale, janë këto disa nga propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor nga Partia Demokratike
-
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Arifi: Mund të jemi pranë anëtarësimit në BE brenda 15 viteve! Bashkimi Europian e ka kuptuar që me pengesa nuk arrihet qëllimi
15 Dhjetor 2022, 12:02Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike beson se brenda 15 vitesh, Kosova do jetë shumë pranë procesit të anëtarësimit në BE. Në një intervistë për Report Tv, Arifi u shpreh se pas luftës në Ukrainë, duket se BE është rizgjuar dhe po lëviz me ritme më të shpejta drejt zgjerimit.
-
Zgjedhja e kreut të SPAK, Beqiri: Në KLGJ dhe KLP pushtetin më të madh e ka Berisha e Meta! Haklaj: SHBA s’ka preferencë për kandidatura, por për rregullat e lojës
14 Dhjetor 2022, 22:39Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri theksoi se deklaratat e ambasadores nuk i referohen drejtpërdrejt politikanëve pasi ajo është mbi pushtet. Sipas Beqirit, në KLGJ dhe në KLP pushtetin më të madh e ka opozita sot, më konkretisht Sali Berisha dhe Ilir Meta
-
Mahniti jurinë greke në 'The Voice', flet për Report Tv këngëtari Xhuljo Imeri: Në Greqi nuk ndjej paragjykim se jam shqiptar
14 Dhjetor 2022, 20:54Xhuljo Imeri, i riu shqiptar i cili mahniti jurinë e ‘The Voice of Grece’, në një intervistë për Report Tv tha se performanca e tij u prit shumë mirë nga të katërt anëtarët e jurisë. Imeri tha se në Greqi është më e lehtë të bësh art pavarësisht sfidave që ka për faktin se është emigrant
-
Xhaferri: Nuk mund të bëhemi si Berisha, por plotësues që të jemi më të besueshëm! Dedaj: Jeni futur në lëvizje të djathtë por s'dini konceptet
14 Dhjetor 2022, 14:40Kreu i FRPD, Besart Xhaferri e cilësoi Sali Berishës si lokomotivë që të shtyn drejt fitores. Për zgjedhjet e ardhshme, sipas Xhaferrit, të gjithë duhet të jenë plotësues të ish-kryeministrit për të qenë më të besueshëm te çdo votues.
-
Dëshironi të konsumoni disa gota verë pa u dehur? Sommelieria Entela Cenko në 'Rreze Dielli': Ja truket që duhet të mësoni patjetër
14 Dhjetor 2022, 13:39Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Entela Cenko, sommelier dha disa këshilla të vlefshme se si duhet të fillojmë konsumimin e verës gjatë një gostije apo darke për të mos u dehur dhe mos dëmtuar organizmin.
-
KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’ përcakton finalen, publiku i bindur se Maroku s’ka asnjë shans e Franca i bashkohet Argjentinës
14 Dhjetor 2022, 09:26Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës. Messi me shokë presin rivalin e së dielës që do të dalë nga gjysmëfinalja Francë-Marok.
-
KATAR 2022/ ‘Botërori No Stop’, golat e ndeshjes Argjentinë-Kroaci (VIDEO)
14 Dhjetor 2022, 07:22Emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv sjell golat e ndeshjes që u mbajt një natë më parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.
-
Mesazhet Kim-Rama, Gjikondi: S'gjetën gjuhën për kreun e SPAK! Banushi: Ambasadorja ngriti alarmin se ka ndërhyrje! Hoxha: Po fitoi i preferuari i qeverisë, mesazh për të tjerët
13 Dhjetor 2022, 22:02Deklaratat e Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për mandatin e ambasadores amerikane. Kjo është tema e diskutuar në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv. Aktivistja Brizida Gjikondi, deputeti Luan Baçi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari Poli Hoxha mendojnë se shkak për largimin e Kim janë bërë diskutimet me Ramën për kreun e SPAK.
-
Me Berishën apo Alibeajn? Nebiaj: Dua të jem deputete e PD, jo pjesë e një grupi! Ish-kryeministri, lider historik! Respekt për grupin që drejtohet nga kreu i grupit parlamentar
13 Dhjetor 2022, 19:27Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebiaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.