Lajme nga emisionet
-
Lulzim Basha këmbëngul se ai nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por duket se kundërshtarët e tij janë krejtësisht të palëkundur në nismën e tij për të mbledhur firma, në mbrojtje të Sali Berishës.
19 Tetor 2021, 22:24 -
Vettingu i politikanëve, Meçe: Idiotësi juridike e PD! Hoxha: Maskarallëk politik për t'u bërë presion kundërshtarëve! Përmeti: Pjesë e paktit Rama-Basha! Braho: Vlen si vettingu në gjyqësor
19 Tetor 2021, 21:43Vettingu për politikanët, një propozim që është hedhur sërish në tryezë nga Partia Demokratike, ka ndezur debate në opinionin publik, ku të ftuarit në 'Repolitix' në Report Tv janë të ndarë me pro dhe kundër. Andi Përmeti dhe Ledio Braho, në cilësinë e juristit kanë analizuar me detaje një nga pikat kryesore të këtij propozimi, asaj ku parashtrohet se si do të bëhet ky Vetting.
-
Fëmijët braktisin nënën në rrugët e Beratit! Ermini Marini në ’Pa Gjurmë: Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi
19 Tetor 2021, 18:11Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt.
-
Ndryshimet kushtetuese/ Kume: PD nuk ka qenë e sinqertë për rishikim të sistemit zgjedhor dhe garantimin e barazisë së votës! Këto propozime nuk sjellin asgjë të re
19 Tetor 2021, 14:54Konstitucionalisti Kristaq Kume i ka konsideruar ndryshimet kushtetuese të PD jo të sinqerta dhe se nuk sjellin asgjë të re, përkundrazi risjellin ndryshimet e 2008 në tentativë për të zhbërë ndryshimet e korriku 2020.
-
Shefi i mirë, burrë apo grua?! Pedagogia ‘shpërthen’ në akuza: Kush më hoqi padrejtësisht nga detyra dhe kush e bën më mirë liderin
19 Tetor 2021, 13:00Kemi dëgjuar të flitet për preferencë shef Mashkull apo shef Femër në punë? Po cili vërtet t’a bën punën më të lehtë?
-
Humbje e Kurtit, politologu në Report Tv: E papritur dhe e paralajmëruar njëkohësisht! Ka mbushur administratën me militantë, s'ka mbajtur premtimet
18 Tetor 2021, 22:54Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.
-
Lapaj te ‘5 Pyetjet’: 3 arsyet kryesore se përse në protestën e sotme kishte më pak pjesëmarrës, disa janë me partinë, të tjerët kanë valixhet gati për të ikur nga Shqipëria
18 Tetor 2021, 21:59Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë.
-
Beteja Berisha-Basha, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Luftë mes ‘shefit të ri dhe të vjetër’ kush do kontrollojë PD, debati po shkon në akuza personale që po dëmtojnë opozitën
18 Tetor 2021, 21:06Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.
-
Vettingu i politikanëve, Ina Zhupa zbardh detaje për Report Tv: Kush nuk justifikon pasurinë ose ka lidhje me krimin, t'i hiqet mandati ose e drejta për të rikandiduar
18 Tetor 2021, 20:17Brenda javës Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend vettingun e politikanëve. PD do të propozojë që një deputet që nuk justifikon pasurinë dhe ka lidhje me krimin t'i hiqet mandati i deputetit dhe e drejta për të rikandiduar. Kjo deklaratë u dha nga deputetja e kësaj force, Ina Zhupa në një intervistë.
-
Vaksinimi me detyrim për studentët, Ina Zhupa: Plani me tre pika që do vinim në zbatim po të ishim në pushtet për të shmangur kaosin në universitete, tampon falas për të 'pabindurit'
18 Tetor 2021, 19:28Ina Zhupa në një intervistë për Report Tv parashtroi disa pika që PD do bënte pjesë të programit të saj nëse do ishte në pushtet për vaksinimin e studentëve, ku ndër to pikas tamponi falas deri në një moment të dytë sa studentët të bindeshin se vaksinimi nuk është një detyrim por një e mirë për komunitetin.
-
'Pa Gjurmë' gjen pas 27 vitesh në Itali Bukurie Dervishi, shpërthen në lot e bija në studion e Report Tv: Nuk e njoha zërin dhe imazhin e saj
18 Tetor 2021, 18:01‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.
-
Vetëvendosja merr një shuplakë nga votuesit në Kosovë, Nexhmedin Spahiu: Ka gjasa të mëdha që të mos fitojë asnjë komunë! Rezultati nga qeverisja e keqe
18 Tetor 2021, 13:52Vetëvendosje e Albin Kurtit mund të mos fitojë asnjë komunë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. Deklarata është bërë për Report Tv nga politologu Nexhmendin Spashiu.
-
Vuani nga koliti? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ja si të kuroheni plotësisht përmes përzierjes së çajrave bimorë dhe lules së mullagës
18 Tetor 2021, 13:27Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popull Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për kolitin, çfarë është, cilat janë simptomat dhe si mund ta kuroni përmes bimëve medicinale.
-
Vaksinë për t'u futur në universitet, debati në Report Tv, Zv. dekania e Filologjikut: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Eksperti: Qeveria s’kishte një strategji! Studenti: Testi të jetë falas
18 Tetor 2021, 12:50Zv.dekania e FHF-së tha se ato nuk bëhen gardiane në dyert e fakulteteve dhe se kjo javë do të shërbejë për të ndërgjegjësuar studentët të vaksinohen. Ndërkohë Ndriçim Mehmeti tha se qeveria nuk kishte strategji për mbarëvajtjen e mësimit
-
E operuar 3 herë nga tumori në kokë. Historia e dhimbshme e Alketës që i shpëtoi vdekjes: Si më ndihmuan kurat e Ylli Merjes
18 Tetor 2021, 11:04Ajo jeton prej më shumë se dy dekadave në Gjermani, ndërs gjatë jetës së saj është përballur me shumë sëmundje. Kryesore mbeten 3 herë diagnostikim me tumor në kokë.
-
‘Pandemi e shëndetit mendor’, Psikiatrja Rreli për Report Tv: Ka shtim të rasteve, COVID faktor kryesor! Rritja e popullsisë vështirëson shërbimin ambulator
16 Tetor 2021, 19:13Psikiatrja, Arjana Rreli në një lidhje skype për Report Tv, ka folur lidhur me ngjarjen që tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm në Astir, dyshimet e forta që ishte pasojë i problemeve të shëndetit mendor dhe ndikimin e pandemisë në jetët tonë.
-
Pa Protokoll/ Murrizi: Javës tjetër ose brenda tetorit, SPAK do arrestojë ish-ministra! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021
15 Tetor 2021, 22:33Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do të ketë një vendim brenda 2021.
-
Frrok Çupi në Report TV: Berisha me ‘Foltoren‘ po kërcënon sigurinë në rajon, ka mbledhur rreth vetes ‘kollonat‘ e sigurisë kombëtare! SHBA e sheh si një akt të rrezikshëm
15 Tetor 2021, 19:55Analisti Frrok Çupi, në studion e Report Tv, është shprehur se SHBA-ja e sheh si një akt të rrezikshëm “Foltoren e Sali berishës“. Kjo sepse sipas tij, Berisha ka mbledhur rreth vetes kollat e sigurisë kombëtare, që janë Ilir Meta, Bujar Nishani, Flamur Noka.
-
Një person i panjohur në Tiranë, bën ‘kërdinë’ në një exchange, vjedh 40 mijë euro me anë të një skeme mashtrimi! ’Pa Gjurmë’ shfaq imazhin, në kërkim të burrit me kapele dhe syze
15 Tetor 2021, 16:4640 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë.
-
Supermeni biseksual, debati në Report Tv, psikologia Toçe: Përballje me realitetin, s'ndikon në orientimin seksual! Aktivisti: Film progresiv! Infermieri: Absurditet, shkatërrues për fëmijët
15 Tetor 2021, 14:19Heroi i ri Joe Kent, djali i Kal-El, Supermeni i mëparshëm, do të jetë biseksual. Kjo ka shkaktuar jo pak debat, me qëndrime pro dhe kundër. Pikërisht ky debat u soll edhe sot në studion e Report Tv, ku iu dha përgjigje një prej pyetjeve që ndoshta ka munduar më së shumti prindërit pas lançimit të filmit: A mund të ndikojë superheroi i ri në orientimin seksual të fëmijëve? E prerë, psikologia e njohur Denada Toçe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
