Lajme nga emisionet
-
Aktori Laert Vasili, i ftuar në Report Tv foli për rikthim e 'Prefektit' në Teatrin Kombëtar. Ai tha se Teatri do të ndezë debate politike dhe do të përcjellë mesazhe. Vasili tha se përse nuk shqetësohen përfaqësuesit e një partie politike shumë të madhe me drejtuesin e tyre që pozon i fortlumturuar me ish-diktatorin dhe pastaj thotë poshtë diktatura, duke iu referuar fotos së publikuar të Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha.
3 Dhjetor 2021, 20:01 -
-
Manastirliu: 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar
3 Dhjetor 2021, 18:44 -
Manastirliu në 'Kontrast': Po analizojmë mostra nëse ka mbërritur 'Omicron' në Shqipëri, por s'kemi ende dyshime! 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar
3 Dhjetor 2021, 18:25Ministrja e Shëndetësisë tha sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se Shqipëria do të dërgojë disa mostra në laboratorë të specializuar për të pasur një përgjigje nëse variant Omicron ka ardhur edhe në vendin tonë.
-
Mësuesi pedofil në Tepelenë abuzoi për 3 vite me 8-vjeçaren! Tronditin në ’Pa Gjurmë’ prindërit e të miturës: E kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë
3 Dhjetor 2021, 18:09Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës, prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfejnë detaje tronditëse.Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv puntatën e kësaj të premte risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj.
-
Kulluri në Report Tv: Basha u zgjodh në krye të PD me vota të vjedhura! Gazetari: Nuk shoh mundësi tjetër përveç Bashës
3 Dhjetor 2021, 18:13Teksa ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së edhe pse kjo parti nuk ka hapur proces zgjedhor, Kulluri tha në Report Tv se votëbesimi që iu bë Bashës në korrik të 2021 ishte i manipuluar. Edvin Kulluri tha se Basha vodhi votat për tu rizgjedhur në krye të PD, por sipas tij shumica e delegatëve kanë kuptuar se partia është e humbur me një lider të tillë.
-
Regjisori Kristaq Mitro në Report Tv rrëfen ‘sekretet’ e sheshxhirimit dhe zbulimin e Rajmonda Bulkut: E gjeta në rrugë, nuk do ta njihte askush nëse...
3 Dhjetor 2021, 15:49Kristaq Mitro është një ndër regjisorët më të njohur shqiptarë, i cili me punën e tij ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqiptare.
-
73 vjeçe dhe plot klas, ja kush është inxhinierja që po ‘sfidon’ me elegancë të gjitha blogger-et e modës
3 Dhjetor 2021, 15:24Inxhinierja 70-vjecare e cila I ka mahnitur të gjithë me stilin e saj të veçantë.
-
‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë
3 Dhjetor 2021, 12:56Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai.
-
-
-
-
Abuzimet seksuale me të mitur, sociologu Tushe në 'Studio Live': Si një prind duhet të mësojë një fëmijë që të dallojë një pedofil! Zgjidhje kastrimi ose regjistër për abuzuesit
2 Dhjetor 2021, 21:35Dija është "mburoja" më e mirë përkundrejt pedofilëve, raste me të cilën shoqëria shqiptare, por jo vetëm po përballet gjithnjë e më shumë. I këtij mendimi është sociologu Gëzim Tushe, i cili i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se në këtë rast rol kyç ka familja dhe shkolla. Ai ka sjellë në vëmendje edhe disa mënyra se si një prind duhet të edukojë një fëmijë për të kuptuar se përballë ka një pedofil.
-
Repolitix/ Braçe kritika Ramës: S'mjafton t'i takosh fermerët 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre! Qeveria të ndërhyjë për të mos rritur gazin siç bëri me energjinë
2 Dhjetor 2021, 21:16Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre. Kritika të ashpra Erion Braçe pati edhe për masat antiCOVID duke thënë se vaksina duhet të bëhet me detyrim.
-
Report Tv sjell vështirësitë e një familjeje për të rritur një fëmijë paraplegjik! Nëna: Na kanë zbritur edhe nga autobusi! S'kam besim se do na plotësojnë kërkesat! Djali: Dua të bëhem taksist
2 Dhjetor 2021, 19:27Një protestë e tyre sot para Kuvendit, e paparalajmëruar, riktheu edhe njëherë në vëmendjen e qeverisë, shqetësimin e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik, por pavarësisht kësaj, shpresat që kërkesat e tyre do të plotësohen janë të pakta. Në 'Studio Live' në Report Tv, sot ishte një i ftuar i veçantë, Rigels Osmanllari, një person me aftësi të kufizuar, paraplegjik.
-
Vaksinë me detyrim për punonjësit në supermarkete e qendra tregtare, anëtarja e Komitetit Teknik: U vendos se ka fluks njerëzish! Doza e tretë jo detyrim
2 Dhjetor 2021, 18:58Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mirela Cami ka shpjeguar në Report Tv se përse u mor vendimi për vaksinë me detyrim për punëtorët e supermarketeve dhe administratës publike. Cami tha se kjo masë u mor për shkak se në këto vende ka fluks të madh njerëzish, por edhe duke marrë parasysh përhapjen e variantit Omicron në Europë dhe afrimin e sezonit të dimrit.
-
Nishani: Sfidë e 11 dhjetorit, realizimi i pritshmërive të demokratëve! Hoxha: Pritet të publikohet skandali i 'Toyota Yaris', i përfshirë Basha! Murati: Berisha-Basha e kanë mbyllur ciklin politik
2 Dhjetor 2021, 18:31Ish kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha se PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh dhe sfida e 11 dhjetorit është të realizojë pritshmëritë e demokratëve për ristrukturimin e partisë. Edhe për ish kreun e FRPD, Lisandër Hoxha më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend, pasi Basha nuk e kuorumin e duhura për ta mbledhur. Ndërsa për gazetarin Erl Murati, Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin e tyre politik.
-
Repolitix/ Ndreca: Berisha sulmon reformën në drejtësi për të dëmtuar besimin te ajo! Aulon Kalaja: PD mbështet reformën në drejtësi, Basha do votojë në zgjatjen e Vettingut
1 Dhjetor 2021, 22:59Sulmet e Sali Berishës ndaj reformës në drejtësi thuajse nuk mungon në asnjë "Foltore" të tij ka qenë debati në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Për juristin Plarent Ndreca ky sulm i Berishës bëhet pikërisht për të dëmtuar besimin te drejtësia e re. Drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, Gerti Shella po ashtu ishte në një mendje se përmendja e emrave të ndryshëm nga politikanët dëmton kredibilitetin e gjyqtarëve.
-
Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme
1 Dhjetor 2021, 18:31Kur bota sot përballet me COVID-19, një tjetër epidemi kujtohet çdo 1 Dhjetor. Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS Andi (emër i vendosur nga redaksia) mori guximin të rrëfejë për herë të parë historinë e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, 2 vite pasi u infektua.
-
U zhduk nga Vlora 3 ditë më parë, nëna e 17-vjeçarit nuk tregon që është njerka e tij/ Dëshmitarja: Gënjen, djali ka ikur tek nëna e tij në Konispol
1 Dhjetor 2021, 18:08Një mesazh urgjent mbërriti këtë të mërkurë në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. Familjarët e një 17-vjeçari nga Vlora denoncojnë zhdukjen e të birit, kontaktin e fundit me të cilin e kanë patur në 28 nëntor 2021.