Lajme nga emisionet
-
Analisti Mentor Nazarko, ndërsa komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç, tha se janë ndërkombëtarët ata që kërkojnë zhvillimin me urgjencë të dialogut. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Nazarko megjithatë nuk u shpreh optimist për një marrëveshje mes palëve as në takimin e planifikuar para datës 25 korrik.
16 Qershor 2021, 20:26 -
Policia e arreston pas emisionit ‘Pa Gjurme’, Bledar Biba dhunoi djalin e mitur! Reagon nëna nga Italia: Bir unë nuk të kam braktisur
16 Qershor 2021, 18:08Një situatë dramatike u shenua pas emisionit “Pa Gjurme”, në Report Tv, ku pasditen e 14 qershorit, personazhi Bledar Biba u arrestua nga uniformat blu te qytetit te Lushnjes. 43-vjecari, sapo u largua nga ambientet e Report tv dhe kishte mbërritur në banesë mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij dhe djalit të mitur M.B, 14 vjeç.
-
Basha sërish kryetar i PD, Murrizi: S'ishte garë, betejë e stisur! Shkarkimi i Metës? Kundërshtari im në politikë prej 30 vitesh, shyqyr që më 'erdhi në dorë'
16 Qershor 2021, 17:51Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha. Ndërsa u ndal te votimi në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Murrizi tha se e kishte dhënë "me qejf të madh" votën e tij pro, duke e konsideruar Metën kundërshtarin e tij politik prej 30 vitesh.
-
Kreu i shoqatës së Turizmit, Topuzi: Pozitive heqja e kufizimeve për Shqipërinë nga BE! ‘Pengesat’ nga vende me potencial turistik, për të mbajtur turistët brenda
16 Qershor 2021, 14:17Kreu i hotelierëve dhe i shoqatës së Turizmit në Shqipëri Zak Topuzi, në një intervistë për Report Tv e cilësuar pozitive futjen e Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID, duke sjellë udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian. Një tjetër faktor pozitiv për turizmin këtë vit, Topuzi nënvizoi faktin kanë filluar të vijnë në Shqipëri edhe turistë nga vendet e lindjes së mesme.
-
RENEA 'zbarkon' në terren për kontrolle, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Po vihet në krye të aksioneve në mënyrë të padrejtë! Policia nuk po beson në Drejtoritë Vendore
16 Qershor 2021, 13:04Prej dy ditësh forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale. Për Ervin Karamuçën, policia nuk po u beson drejtorive Vendore, dhe po nxjerr në skenë këtë forcë autonome dhe që nuk negocion.
-
Gjenetika apo impenjimi, çfarë e bën saktësisht një person të zgjuar? Sociologu Tushi: Nëse di ta përdorësh si duhet, libri të ndihmon shumë
16 Qershor 2021, 12:22A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin, studimet dhe të lexuarin?!
-
Elezi në Repolitix: Nesër Harxhi do bëjë publike provat se si u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë
15 Qershor 2021, 23:02Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
-
Meçaj në ‘Repolitix’: PD është kthyer në sekt, e drejton Berisha ‘udhëheqësi shpirtëror’! Malko kundër: Basha pas 13 qershorit, më i fortë se kurrë në PD
15 Qershor 2021, 21:43Analisti Arben Meçaj është i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Gent Malko, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së. Ai thotë se pas këtyre zgjedhjeve, Basha është më i fortë se kurrë në PD.
-
Teknologjia 5G, inxhinieri i telekomunikacionit, Semanaj: Shqipëria e para që nënshkruan marrëveshje të tillë me SHBA, s'kemi fakte që 5G dëmton shëndetin
15 Qershor 2021, 19:28Para 2 ditësh është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Inxhinieri i telekomunikacionit Besmir Semanaj në një ntervistë për Report Tv tha se Shqipëria është ndër vendet e para që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, por megjithatë ai tha se do të ketë kosto
-
Rakacolli në Report Tv: Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më si më parë! Pasojat më të mëdha në shëndetin mendor dhe mushkëri
15 Qershor 2021, 17:53“E kam pasojë nga COVID-i”, “Më ka lënë COVID-i me pasoja”...kjo është frazë shumë e dëgjuar tashmë nga të afërmit tanë që kanë fituar betejën më këtë virus. Kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, por qëndron dhe këtë e kanë konfirmuar edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
-
Vogëlushja Nikol e diagnostikuar me kancer, spitali turk merr përsipër operacionin. Familja: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën
15 Qershor 2021, 17:3812 ditë më parë bënte një jetë të qetë, bashkë me familjen e saj në qytetin e Policanit, deri ditën kur pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të u mësua se Nikol Dashi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas hematomës që u dallua nga nëna e saj në shpatullën e djathtë, do të dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, aty ku pas ekzaminimeve, diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një masë e madhe tumorale.
-
Arian Starova në Report Tv: Zgjedhjet në PD, prisja një garë më të fortë! Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB arritje! Prioritet dialogu Kosovë-Serbi
15 Qershor 2021, 13:58Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova e ka cilësuar një arritje dhe sukses të Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit në OKB. Starova tha se ky është një rrugëtim që vendi ka më shumë se 20 vite që e ka nisur dhe sot kur disa kushte u plotësuan dhe Shqipëria ka më shumë përvojë dhe është pjesë e NATO-s u bë pjesë duke pasur dhe ajo zërin e saj në këtë organizatë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen në botë.
-
Vaj natyral për nxirje, 2 receta të thjeshta që mund t’i realizoni në kushte shtëpie
15 Qershor 2021, 13:03Me periudhën e verës dhe plazhit të gjithë kemi dëshirën që të nxihemi sa më shumë. Mirëpo a është e shëndetshme nxirja si dhe metodat që ne përzgjedhim për të realizuar atë? Gazetarja Algerta Tafani është tepër apasionuar pas krijmit të nxirësve natyral dhe bimor në kushte shtëpie, në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" ajo tregoi dy receta të thjeshta që mund t’i realizojmë shumë thjeshtë.
-
Ja cilat janë gabimet më të shpeshta me higjenën personale që patjetër duhet t’i shmangësh
15 Qershor 2021, 12:18Higjena personale është një temë në të cilën kemi hasur shpeshherë mite dhe gabime të ndryshme.
-
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, zëvëndësministri Xhafaj: Përfaqësimi më i lartë i diplomacisë shqiptare! Afati për fillimin e marrëveshjes 5G, qershori 2022
14 Qershor 2021, 22:47Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.
-
Zgjedhjet në PD, Vokshi 'në mbrojtje' të Bashës: Nëse ka pasur manipulime, ku janë provat? Zhurmë për të bërë pis procesin
14 Qershor 2021, 22:25Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojte Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.
-
Berisha 'non grata', Endri Shabani: I pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin! SHBA dha sinjal që ai s'duhet të mbështetet më
14 Qershor 2021, 22:29Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.
-
Përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komision: Kreu i njësisë nr.5 në Tiranë Çim Babasi më dhunoi, ndërhyri që të më përjashtonte
14 Qershor 2021, 20:41- Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komisionin e votimit, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryetari i degës së njësisë numër 5 në Tiranë, Çim Babasi. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Çela tha se ai ka ndërhyrë që të përjashtohej nga Komisioni, vetëm sepse ajo po kryente detyrën e saj.
-
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Hoxha: Pas deklaratës së Berishës për rikthim, s'besoj se Basha do qëndrojë edhe 4 vite në krye të partisë
14 Qershor 2021, 14:46Deklaratat e Sali Berishës për rikthim në krye të PD-së, të bëra edhe gjatë ditës zgjedhjeve për kreun e ri të partisë, ka trazuar ujërat brenda partisë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha tha se pas kësaj deklarate e ka të vështirë të mendojë se këtë fitore Lulzim Basha do e ruaj për 4 vitet e ardhshme.
-
3 mënyra të thjeshta si të krijojmë detergjent natyral me sodë bikarbonati për pastrimin e sobës dhe frigoriferit
14 Qershor 2021, 12:15Soda e bukës është një pastrues natyral dhe çudibërës. Sabina Sherifi blogerja e cila shpeshherë sjell provojën e saj në “ Rreze Dielli” duke treguar receta dhe këshilla të ndryshme.
