Lajme nga emisionet
-
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka bërë thirrje për një vaksinim masiv të popullsisë duke thënë se shtetet nuk e kanë luksin të zgjedhin mes vaksinave, por të mundohet të sigurojnë sa më shumë të tilla dhe të vijojnë procesin e vakisnimit.
29 Mars 2021, 14:27 -
Vaksinim/ Erida Nelaj për Report Tv: Nesër nisim me vaksinën kineze! Qytetarët nuk mund të zgjedhin cilën duan
27 Mars 2021, 12:47Shefja e programit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, tha se ditën e nesërme prite të nisë vaksinimi i personave mbi 70-vjeç me vaksinën kineze.
-
Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara
27 Mars 2021, 11:46Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri. Po ashtu Goxhaj shtoi se godina ka qenë e rregullt për sa i përket masave të sigurisë, por duhej evakuim i menjëhershëm.
-
Çelja e fushatës, mjekët Troci dhe Çupi: PS i dha mesazh të fuqishëm elektoratit në kohë COVID-i! PD dështoi, zgjodhi mes politikës e shëndetit
26 Mars 2021, 20:34Aktivitetet e organizuara për çeljen e fushatës elektorale nga ana e 2 partive më të mëdha në vend përcollën dy modele të ndryshme pëmes të cilave dhanë edhe mesazhe të kundërta për qytetarët në një kohë pandemie ku rrezikohet jeta e njeriut
-
-
-
-
Mitingu i PD në fushatë, Frrok Çupi: Vulgare! Etjen Xhafaj: Arkitekt ishte Berisha, ka 30 vite që u nxjerr sytë njerëzve me dy gishtat
25 Mars 2021, 21:37Analisti Frrok Çupi tha se jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh, ndërsa i revoltuar por edhe i befasuar u shpreh se nuk e priste që PD të krijonte atë lloj mitingu e grumbullimi në kohë pandemie duke rrezikuar gjithçka nga marrëzia e një lideri që dëshiron të duket e shes mend.
-
Trondit në ‘Pa Gjurmë’ gruaja e trafikuar: Punova poshtë urës në Lion, dhunuar edhe nga klientët, guxova t’i shpëtoja tutorit
25 Mars 2021, 17:11Pati një martesë të imponuar nga familja, kur ishte ende një e mitur. Blerta Lushnjari nga Elbasanai solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 14-vjeçare, ndërsa ra pre e dhunës, sapo hoqi vellon e bardhë.
-
Formula e duhur për rritjen e imunitetit/ Kura ‘magjike’ me qumësht blete dhe propolis për të infektuarit me Covid-19
25 Mars 2021, 11:18Në një intervistë në “ Rreze Dielli” folëm me sipërmarrësin Stefan Dhimitri, i cili na tregoi se bimët mund të jenë kuruese për shumë sëmundje, përfshirë këtu edhe virusin Covid-19.
-
Artemisa Brahimaj flet për terapinë e gjumit/ Çfarë janë 'zhurmat e bardha' dhe përse nuk duhet t'i përdorni tek bebet tuaja
25 Mars 2021, 10:55Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” terapistja e gjumit Artemisa Brahimaj tregoi rëndësinë e rutinës para gjumit për bebet dhe metodat që mund të përdorim.
-
Rakacolli: Vaksina kineze, e sigurt, e certifikuar në Turqi! Jam gati ta bëj dhe vetë ose atë ruse! Eksperti i PD: Nuk ka siguri, asnjë vend i BE se ka regjistruar
24 Mars 2021, 22:49Rakacolli tha në “Repolitix” në Report Tv se vaksina kineze është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH për përdorim. Rakacolli siguroi shqiptarët se ajo vaksinë është e sigurt, efektive, ndërsa tha se ajo është gati të bëjë vaksinën ruse apo kineze. Ndërsa eksperti i në Departamentin e Shëndetësisë në PD, Ilir Pecnikaj, i cili tha se vaksina ruse apo kineze nuk është e sigurt.
-
Klodeta Dibra në Report Tv: PS konkurron fort me programin dhe integritetin e kandidatëve, Basha nuk bëri asnjë shkollë kur ishte në bashki
24 Mars 2021, 21:30E bindur se PS do ta fitojë mandatin e tretë, kandidatja për deputete në listën e PS për qarkun e Tiranës, Klodeta Dibra tha se një nga arsyet pse duhet vlerësuar dhe votuar kandidatura e saj është eksperienca e saj në arsim, duke pretenduar se i njeh problemet dhe zgjidhjet që duhen për sistemin arsimor. Dibra thotë se tek PS qytetarët kanë hapësirë të votojnë si programin, kandidatin por edhe subjektin.
-
'Kam qenë 21 ditë në koma', Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me COVID: Dola pozitiv pas koncertit në Tiranë
24 Mars 2021, 19:15Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer betejën e tij me COVID, duke e cilësuar si një nga eksperiencat më të vështira shëndetësore.Qamili tregon se shkoi në Itali për të kaluar disa ditë pushime me familjen, por pati shqetësime me veshkat dhe u shtrua në spital. Më vonë ai përmirësua, erdhi në Shqipëri për një aktivitet muzikor dhe u kthye përsëri në Itali, ku më pas rezultoi pozitiv me COVID
-
E padivorcuar nga martesa e parë nis marrëdhënie të re. Vjehrra: I thashë bëj divorcin, pastaj merr djalin tim
24 Mars 2021, 16:53Beje Ysollari nga Korça është një gjyshe, e cila kërkon nipin 4-vjeçar. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, me moderatore Odeta Dume, rrëfen momentin kur vendosi të martonte të birin, me vajzën nga Gramshi dhe si ajo iku nga shtëpia shtatzënë, 7 muaj më pas.
-
Vaksinimi në Itali, mjeku Kapxhiu: Po ecën me ritme shumë të ngadalta, situata me infektimet është kritike
24 Mars 2021, 13:42Në një intervistë për emisionin “"Sot Live në Shqipëri", në “Report Tv”, mjeku i njohur Genc Kapxhiu, mjek urgjence në Arrezzo, e përshkroi si kritike situatën e krijuar në vendin fqinj nga COVID.
-
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së 'mban peng' fletën e votimit, Çaka për Report Tv: Jemi në limite, kjo javë vendimtare
24 Mars 2021, 12:09Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së mban peng fletën e votimit! KQZ është në limite të kohës, tha Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, i cili shtoi se kjo javë është vendimtare.
-
Nelaj për Report Tv: Nuk mund të zgjidhni llojin e vaksinës! S'ka nisur ende vaksinimi me Sputnik V, askush s'ka pasur efekte anësore të rënda
24 Mars 2021, 11:35Qytetarët nuk do të kenë mundësi që të zgjedhin llojin e vaksinën që ata duan, por do të marrin dozat që aktualisht Shqipëria ka në gjendje. Detajet, i ka thënë Erida Nelaj, shefja e programit të vaksinimit në ISHP në një intervistë për Report Tv, për gazetaren Doris Sallaku, e cila ka siguruar se të gjitha llojet janë efektive, duke filluar nga Pfizer, Astra Zeneca, por edhe ajo ruse e kineze.
-
A është i shëndetshëm konservimi i ushqimeve? Nutricionistja Hyrida Basha: Po! Nuk i humbasin vlerat nëse përdorni këto teknika
24 Mars 2021, 10:51Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” nutricionistja Hyrida Basha foli për ushqimet e ndryshme që mund të konservohen dhe kohën që mund të qëndrojnë pa humbur vlerat e tyre.
-
Një mundësi për të rinjtë/ 5 adoleshentet ndërmarrin nismën e veçantë në ndihmë të bashkëmoshatarëve të tyre
24 Mars 2021, 10:24Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ 5 vajza adoleshente folën për nismën e tyre të veçantë e cila do të ndihmojë shumë të rinj që të krijojnë shoqëri dhe të kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive.
