Kosova & Rajoni

  • Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, shtroi të premten iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava. Kryeministri Mustafa, i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe shprehu respektin e kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.
  • Nuland: Kosova dhe Serbia kanë
     bërë progres, por ka ende punë

    Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar se “Kosova dhe Serbia po bëjnë progres”, por “puna është larg nga përfundimi”. “Me udhëheqjen e fuqishme dhe me durim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, Kosova dhe Serbia po bëjnë progres në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe duke krijuar marrëveshje për të jetuar si fqinjë të mirë”, tha dje Victoria Nuland, në Dubrovnik të Kroacisë, njofton Departamenti amerikan i shtetit.

  • Prishtinë, pranga 3 personave 
     të dyshuar për terrorizëm 

    Mediat kosovare raportojnë se janë arrestuar 3 persona të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të terrorizmit. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani është shprehur për mediat kosovare se rreth orës 01:40 janë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy automjete në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe. 

  • Rita Ora shpallet Ambasadore 
    Nderi e Republikës së Kosovës

    Këngëtarja me origjinë shqiptare u dekorua sot në Londër nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

  • Thaçi për vendimin e CAS-it:
    Gjithnjë e më afër "Euro 2016"

     Vendimin e gjykatës së aarbitrazhit për ti dhënë Shqipërisë 3 pikë e ka përshëndetur dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, 

  • Imami - myslimanëve: Mos bëni 
    seks gjatë muajit të Ramazanit 

    Imami Shefqet Krasniqi ka dhënë disa këshilla shumë të domosdoshme për ata të cilët agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. 

  • Kuvendi i Kosovës mban një minut
    heshtje për viktimat e Srebrenicës

    Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje në nderim të viktimave të rënë 20 vite më parë në Srebrenicë. ​Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, me kërkesë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli është mbajtur një minut heshtje për 8 mijë viktimave myslimane boshnjakë që ishin masakruar nga forcat serbe

  • “The Guardian”:Grekët të përballen
    me rolin në masakrën e Srebenicës

    Është diçka që greket iu frikësuan prej vitesh: E vërteta e fshehur nga Greqia prej kohësh, kur vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës duke marrë pjesë  në gjenocidin serb, masakra më e tmerrshme prej Luftës së II-të Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sosh patën vdekur, shkruan e përditshmja londineze “The Guardian”.

  • Arrestohet në Kosovë Osmani, i
    arratisur pas përplasjeve në Maqedoni

    Policia e Kosovës e ka arrestuar Sulejman Osmanin, të dyshuarin për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur në Kumanovë, gjatë majit të këtij viti, i cili kishte ikur pas arrestimit nga Policia e Maqedonisë

  • Video / Katër anëtarët e familjes
    që nuk kanë as një ditë shkollë

    Familja Çikaqi nga Komuna e Prizrenit përbëhet nga 4 anëtarë, 2 vajzat dhe prindërit e tyre. Vjollca dhe Besmirja janë lindur e rritur në kushte të vështira ekonomike. Sikur të mos mjaftonte kjo, ato janë edhe të pa afta. Asnjëri nga anëtarët e familjes nuk ka vijuar shkollën. Ata nuk dinë ta shkruajnë as emrin e tyre. Shkak për këtë thonë të jenë kushtet e vështira ekonomike të cilat ua pamundësuan as vijimin e shkollës fillore.

  • Frikë në arratinë 13-vjeçare,historia
    e një të mbijetuare të Srebrenicës

    Fatima Ahmic kaloi 13 ditë duke u arratisur nëpër pyje, pothuajse pa ushqim dhe ujë, duke iu shmangur kurtheve dhe shkëmbimeve të zjarrit ndërsa i shpëtoi masakrave të Srebrenicës 20 vjet më parë.

  • Mustafa: Lufta e Kosovës ka qenë
    për liri, Serbia nuk la shteg tjetë

    Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot në Prishtinë Akademia Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë të rënë në betejën e lavdishme të Loxhës: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Në këtë Akademi, është përkujtuar edhe Komandanti i Zonës së III-të të Dukagjinit dhe i Betejës së Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj.

  • Thaçi për “Der Spiegel”: Evropa
    më e rrezikuar me Kosovën jashtë

    "Evropa është më e rrezikuar me Kosovën jashtë"- është kjo deklarata që Zv. kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës ka bërë në një intervistë për të përjavshmen gjermane, “Der Spiegel”.

  • Mustafa: Marrëveshja me Serbinë
    ndihmon në zhvillimin ekonomik

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet se përpjekjet e bëra nuk ka mjaftuar për të arritur marrëveshje me Serbinë për Asociacionin e Komunave, ndërsa disa nga marrëveshjet janë në proces të nënshkrimit, si ajo për liberalizimin e vizave.

  • Asosacioni i komunave serbe në veri
    të Kosovës me financim të Beogradit

    Asosacioni i komunave serbe në Kosovë, çështja më problematike në bisedimet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë financim të pakufizuar nga Beogradi. Kështu shkruajnë mediat serbe mbi atë që rënë dakord në parim në Bruksel. Gjithashtu, bashkësia e komunave serbe do të mbledhë vetë të ardhurat dhe do të ketë buxhetin veçmas institucioneve të tjera të Kosovës.

  • Serbë të dyshuar për vrasjen e 19
    shqiptarëve në Policinë e Kosovës

    Disa të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e familjes Imeraj nga fshati Padalisht i Komunës së Istogut, thuhet se sot punojnë në Policinë e Kosovës. Pas publikimit të listave të personave të dyshuar për pjesëmarrje në maskara të ndryshme në Kosovë, kanë ardhur edhe reagime të shumta.

  • Video / Thërret “Allahu Ekber”
    dhe tenton të hidhet nga ballkoni

    Një i ri në Prishtinë ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i një shtëpie. Gjatë këtij akti, ai ishte penguar nga dy persona të cilët e mbanin atë kacavjerrë në ballkon. Fatmirësisht, i riu nuk ka arritur ta çojë deri në fund aktin vetëflijues.

  • Kosovë-Shqipëri, patrullime të
    përbashkëta rrugore përgjatë kufirit

    Policia Rrugore e Shqipërisë dhe e Kosovës do kryejë patrullime të përbashkëta rrugore në dy anët e kufirit jo vetëm gjatë sezonit turistik por përgjatë gjithë vitit. 

     

  • Le Monde: Kosova simbolike
    eksporton harmoninë ndërfetare

    Gazeta prestigjioze franceze "Le Monde" ka botuar sot një reportazh nga konferenca e katërt ndërkombëtare ndërfetare e mbajtur në Kosovë në maj të këtij viti. Le Monde raporton për folësit e ndryshëm të kësaj konference të cilët këtë nismë e quajnë shtyllë të diplomacisë publike të Kosovës. 

  • Engel: Gjykata Speciale do krijohet
    nëse jo nga Kuvendi, nga OKB-ja

    Përfaqësuesi në Kongresin e Amerikan, Eliot Engel ka shprehur siguri për krijimin e Gjykatës Speciale duke e shprehur këtë edhe në seancën e solemne para deputetëve të Kosovës
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv