Kosova & Rajoni
-
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili është futur në një replikë të ashpër me liderin e AKR-së dhe Zv/Kryeministrin Behgjet Pacolli, nuk ka të ndalur. Krasniqi i ka thënë Pacollit se e pranon ofertën e tij për t’ia shitur shtëpinë në vlerën 1 milionë euro. 3 Maj 2014, 20:09
-
Thaçi: Do ta shqyrtojmë heqjen
3 Maj 2014, 18:28
e TVSH-së për lëndën e parëKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që po iu bënë bizneseve në Kosovë, ai sot ka vizituar edhe disa ndërmarrje të prodhimit të mobilieve në Vushtrri. Ai ka thënë se qeveria do të shikojë mundësinë më të shpejtë që të heqë edhe TVSH-në për lëndën e parë dhe përpunimin e drurit dhe për prodhimin e mobilieve.
-
Pacolli-Krasniqit: Mblidh plaçkat liro
3 Maj 2014, 17:33
shtëpinë, do ta bëj çerdhe fëmijëshVazhdojnë tensionet në mes Jakup Krasniqit dhe Behxhet Pacollit. Pacolli ka kërkuar nga Krasniqi që të lirojë shtëpinë që ka nxjerrë në shitje për 1 milionë euro, se do t'ia blejë vetë e do t'ia dhurojë komunitetit a bëjë çerdhe fëmijësh.
-
Mustafa: Qeveria ka cënuar
3 Maj 2014, 13:16
lirinë dhe pavarësinë e mediasKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias ka akuzuar qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij "kjo qeveri është ajo që më së shumti ka cenuar lirinë dhe pavarësinë e medias në vend".
-
Kosova përfundon negociatat me
2 Maj 2014, 16:54
BE-në për nënshkrimin e MSA-sëKosova dhe Bashkimi Evropian kanë përfunduar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Drafti i hartuar nga të dyja palët do të kalojë në procedura teknike të BE-së, ndërsa gjatë muajve të verës pritet të vihen edhe inicialet për MSA-në. VIDEO
-
Zgjedhjet e parakohshme,Thaçi
2 Maj 2014, 16:01
Jahjagës: Të mbahen më 8 qershoPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një bisedim me kryeministrin Hashim Thaçi, ku ky i fundit ka propozuar që edhe në dakortësi me subjekte të tjera politike, zgjedhjet e parakohshme të mbahen në datë 8 qershor.
-
Panairi "Prishtina 2014" shndërrohet
2 Maj 2014, 15:45
në festë ku hidhen valle VIDEOPanairi “Prishtina 2014”, që është hapur ditën e mërkurë të kësaj jave, ku ekspozohen produktet kosovare, është shndërruar në një festë ku pjesëmarrësit kanë hedhur valle. Në të po marrin pjesë 143 kompani, 90 prej tyre kosovare, ndërsa të tjerat nga vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qeveria e Kosovës për këtë panair ka investuar 2 milionë euro.
-
Bisedimet Kosovë-BE,
2 Maj 2014, 11:47
mbyllen negociatat për MSA-nëKa përfunduar takimi i tretë dhe i fundit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, kryeministri Hashim Thaçi tha se marrëveshja do të jetë dokument bazë i cili do të rregullojë marrëdhëniet politike të Kosovës me BE-në deri në aktin e anëtarësimit të shtetit në BE.
-
Hoxhaj: Rruga e Kosovës drejt
1 Maj 2014, 22:32
BE-së është e pakthyeshmeMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.
-
Kosovari i kthyer nga Siria: Jam
1 Maj 2014, 18:35
penduar, ajo luftë s’na përket neveLuftoi për tre muaj në Siri, por po të mund ta kthente kohën pas nuk do ta bënte më këtë. Tani thotë që kjo luftë nuk iu përket kosovarëve. I ishte bashkuar kësaj lufte duke luftuar përkrah formacionit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, por thotë se nuk shkoi vetëm për motive fetare, ndërsa mohon plotësisht mundësinë që ka shkuar atje për para.
-
Të rinjtë kërkojnë të drejta në
1 Maj 2014, 14:08
Ditën e Punëtorëve: Veproni!Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës, përmes një aktiviteti, “Ju keni të drejta, andaj veproni!”, synojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë për të drejtat e tyre për punësim, dhe të punësuarit për të drejtat e tyre që i garantohen me Ligjin e punës.
-
Zgjedhjet, Ramush Haradinaj
1 Maj 2014, 12:47
nuk sheh rrezik nga lista ‘Srbska’Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk sheh ndonjë rrezik që lista ‘Srbska’ të dal e dyta apo e treta në zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti, në rast se komunitetit pakicë i japin vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
-
Dita e Punëtorëve, Kosova me
1 Maj 2014, 10:09
papunësinë më të lartë në EvropëMegjithëse shifrat flasin për një gjendje të rëndë të papunësisë dhe varfërisë, festa nuk ndalet. Sipas raportit të Bankës Botërore, papunësia në Kosovë është rreth 40 % dhe mbetet një sfidë për vendin por bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës,shkalla e papunësisë në vend është 30.9 %.
-
Të premten përfundojnë negociatat
30 Prill 2014, 15:11
për MSA, Fyle vjen në KosovëNegociatat për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociimit mes Kosovës dhe BE-së përfundojnë këtë të premte. Gjithashtu, javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Prishtinë e Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.
-
Korrupsioni, në pranga 12 zyrtarë
30 Prill 2014, 12:32
e biznesmenë, në kërkim deputetiSë paku 12 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të Agjencinë Kosovare të Privatizimit mësohet se janë arrestuar nga Njësia për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni të gjerë antikorrupsion, ndërsa është shpallur në kërkim deputeti i LDK Naser Osmani.
-
Komisioni Parlamentar sot në AKI
30 Prill 2014, 09:18
verifikon punonjësit e institucioneveAnëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot do të vizitojnë këtë institucion të sigurisë, ku do t’i shohin ankesat që kanë të bëjnë me verifikimin e personave që punojnë në disa institucione të Kosovës.
-
Vritet 1 kosovar në Siri, iu bashkua
29 Prill 2014, 22:24
muxhahedinëve nga NorvegjiaRritet numri i të vrarëve që luftojnë përkrah rebelëve në Siri. Gazeta Express, bën të ditur se lajmi është postuar nga grupet islamike në rrjetet sociale. Ai është E. Avdiu që i është bashkuar luftimeve muhaxhedinëve nga Norvegjia.
-
Çeku beson në votën e minoriteteve
29 Prill 2014, 09:31
për themelimin e ushtrisë së KosovësMinistri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do të votojë pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).
-
Akademiku Rexhep Qosja
29 Prill 2014, 09:26
Banori më i ri i TiranësNjë banor i ri i është shtuar Shqipërisë. Është pikërisht akademiku kosovar, Rexhep Qosja.
-
Prokurorja Hajdari: Arrestime të
28 Prill 2014, 22:43
reja në Komunën e PrishtinësProkurorja në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, në një dalje për mediat nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të reja në Komunën e Prishtinës.
