Kosova & Rajoni

  • Prishtina do të ketë shumë shpejt edhe një bust të një heroi kombëtar shqiptar, atë të Ismail Qemalit. Kjo u bë e ditur nga vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
  • Kryeministri kroat: Do të lobojmë te
    shtetet e BE-së që të njohin Kosovën

    Takimet e sotme bilaterale në Kroaci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i përfundoi me kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Ai i ka premtuar Thaçit, se do të lobojë edhe personalisht për njohje te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, sepse BE është rruga e duhur për të gjithë.

  • Thaçi:Kroacia, partner në integrimin
    e Kosovës në Bashkimin Europian

     Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, takimet e sotme bilaterale në Kroaci i nisi me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

  • Thaçi: President vitin e ardhshëm

    Në një intervistë për gazetën kroate "Vecernji List", para vizitës atje, Zëvendëskryeminitri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaci, ka folur edhe për marrëveshjen e cila parasheh që ai të jetë President i vendit. Ai është shprehur i bindur se do të vijë në këtë pozitë pasi Jahjaga të përfundojë mandatin në vitin e ardhshëm.

  • 71 zyrtarë nuk kanë deklaruar
    pasurinë, shikoni emrat e tyre 

    Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se shtatëdhjetenjë zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë, kurse katër zyrtarë tjerë, që nuk e kanë deklaruar pasurinë, kanë dhënë arsye objektive për mosdeklarim.

  • Jahjaga: Njohja nga Serbia do vijë
    kur të normalizohen marrëdhëniet

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë për Anadolu Agency insiston se Kosova ka kaluar nëpër procese aspak të lehta, në 16 vitet e pasluftës dhe 7 vite pas pavarësimit, të cilat kaluan në shenjë të një tranzicioni dhe transformimi shoqëror që, jo rrallë herë, ishte i vështirë.

  • Reagon Pacolli: Akuzat, një pikë
    helm nga dështakët në gjellën time

    "Një pikë helmi, nga një dështak, mund të helmojë dhe gjellën më të mirë. Po sikur të jenë disa pika helmi, dhe disa të dështuar që ja vjellin ushqimin njeri tjetrit? Dhe gjella më e mirë do dukej më e hidhura, po mos të kishte "penicilinë" e penicillini eshte drejtësija." Kështu i ka quajtuar akuzat e ngritura nga edia gjermane Behegjet Pacolli.

  • Mediat gjermane: Pacolli mashtroi
    punëtorët kosovarë në Kazakistan 

    Gazeta Gjermane “Die Welt am Sonntag” i ka dedikuar politikanit kosovar Bexhet Pacolli një shkrim ku ai cilësohet si “biri i pasur i mini-shtetit të varfër”. Sipas këtij shkrimi që përshkruan situatën e mjerueshme të fshatit Likovc, në veri të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, ka lidhje mes “miliarderit Pacolli” dhe pagave të papaguara të punëtorëve të kompanisë së tij Mabetex.  VIDEO

  • Pas MSA-së Kosova do të
    aplikojë për anëtarësim në KE

    Pas nënshkrimit të MSA-së, institucionet e Kosovës do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarja e komisionit për integrime evropiane deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, konsideron se aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është dashur të bëhet shumë më herët, meqenëse kjo shkakton vonesa në procedura të pranimit.

  • Vjedhjet në dyqane dhe banesa
    dukuri shqetësuese në Kosovë

    Vjedhjet nëpër dyqane, banesa private apo nëpër shtëpi, për qytetarët e Kosovës, janë bërë dukuri mjaft shqetësues. Statistikat e Policisë së Kosovës, tregojnë se vetëm për tre muajt e parë të këtij viti janë raportuar 1,510 raste të klasifikuara si vjedhje dhe 1,476 raste të klasifikuara vjedhje të rënda.

  • ​Shehi: Ka një patriotizëm fals në
     marrëveshjet Shqipëri - Kosovë 

    Dashamir Shehi një nga deputetët më të vjetër në Parlamentin shqiptar, ish ministër dhe zv/kryeministër, aktualisht kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar thotë se i sheh mjaft të rëndësishme iniciativat e dy qeverive Shqipëri-Kosovë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta.

  • Prishtinë, dorëzohet në Kuvend
    draft rezoluta për genocidin se

    Një draft-rezolutë për genocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë është dorëzuar në parlamentin e Kosovës. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe, të cilat i referohet zyrtarëve në Beograd.

  • Thaçi "Qytetar Nderi" i Ulqinit:
    Mali i Zi e ka vendin në NATO e BE

    Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama janë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Ulqinit.

  • Eshtrat e 28 personave nga
    lufta u kthehen familjarëve

    Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, familjarëve u janë dorëzuar mbetjet mortoret të 28 personave të gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Që të gjithë thuhet se janë nga fshati Rrezallë i Skënderajt.

  • Dorëzohen trupat e 28 shqiptarëve
    të vrarë gjatë luftës në Kosovë

    Në Kosovë, autoritetet u dorëzuan familjarëve trupat 28 personave të gjetur në një varrezë masive në Serbi. Trupat e gjetur janë të fshatit Rrezallë të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore.

  • Opozita kritikon 100 ditët e qeverisë
    Mustafa, rekomandime për qeverinë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kritikoi sot në Kuvend 100 ditët e qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa. Protestat dhe migrimi i qytetarëve kanë qenë dy pikat që Konjufca e ka quajtur të dështuar këtë 100 ditësh të qeverisjes.

  • Videolajm/ Ja kosovari që goditi
    stjuardesën se i vonoi sanduiçin

    Publikohet video e shoqërimit të kosovarit i cili sulmoi dhe goditi stjuardesën e aeroplanit se pse i vonoi sanduiçin e porositur. Pajmet janë publikuar nga mediat kosovare ku shihet kosovare gjatë shoqërimit nga policia italiane, si dhe mbështetja dhe ovacionet e pasagjerëve të tjerë pro ndalimit të tij. VIDEO

  • Isa Mustafa sot në interpelancë
    për 100 ditëshin e qeverisë së tij

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa do të jetë sot në një interpelancë në Kuvend përballë deputetëve për të raportuar lidhur me 100 ditët e qeverisë që ai drejton.

  • Aksident rrugor, vdes deputeti
    i Listës serbe Velimir Rakiç

    Deputeti i Listës serbe në Parlamentin e Kosovës, Velimir Rakiç 63 vjeç nga fshati Soçanicë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka pësuar mbrëmë rreth orës 20:00. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave automjeti tip Golf IV me të cilin udhëtonte  Rakiç, është përplasur me një kamion mallrash në zonën e Leposaviçit.

  • 'Ura e lotëve' që ndau për më shumë
     se 20 vjet Shqipërinë me Kosovën

    Urat kanë qenë gjithmonë nyje lidhëse midis popujve dhe kombeve, por ura e Morinit, për më shumë se 20 vjet shërbeu si vijë ndarëse midis vëllezërve të një gjaku, që jetonin të ndarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv