Kosova & Rajoni

  • Këto ditë Korporata Energjetike e Kosovës po aplikon reduktimet e ashpra të energjisë elektrike dhe ndarja në kategoritë B dhe C po i lë qytetarët e Prishtinës por edhe të qyteteve tjera me mungesë të theksuar të energjisë deri në 3 orë me dhe 3 pa energji elektrike.në TC dhe të normalizohet situata energjetike.
  • Arrestohet një serb për krime lufte

    Të akuzuarit për vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës,  Aleksandar Bulatoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 15 ditësh. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në vendkalimin kufitar në Merdarë.

  • PDK-LDK, biseda për presidenten

    Pas kërcënimeve të LDK-së se nuk do votojë amendamentet, për shkak të aktgjykimit të Kushtetueses, e cila ka konstatuar se amendamenti që ia ndërpret mandatin presidentes, PDK-ja do të bisedojë për një zgjidhje të re.

  • Opozita refuzon thirrjen e qeverisë

    Vazhdojnë reagimet për takimet e mundshme të niveleve të larta ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Opozita refuzon thirrjen e Qeverisë për formimin e një ekipi të unitetit para nisjes eventuale të bisedimeve.

  • Fule: Kosova kusht për Serbinë

    Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, porse përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

  • Sulmohen shqiptarët, bombë në lokalin serb 

    Dy raste të ndara kanë tensionuar gjendjen në veri të Kosovës. Një grup i sulmuesve serbë, ende të pa identifikuar, sulmojnë fizikisht dy të rinj shqiptarë.Pas mesnate hidhet bombë në një lokal serb.

  • Zharku planifikonte vrasjen e prokurorëve

    Xhabir Zharku, ish kryetari i Kaçanikut nga rradhët e PDK-së kishte planifikuar vrasjen e 2 prokurorëve dhe 1 gjyqtari të EULEX-it

  • Ngriten çmimet e derivateve

    Brenda pak ditësh, derivatet e naftës u shtrenjtuan dy herë duke mbërritur në shifrat më të larta gjatë këtij viti.

  • Vetëvendosje nuk merr përgjigje

    Letra e Lëvizjes Vetëvendosje ku u kërkon dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së dhe AAK-së, një takim për t`i diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend dhe përgjegjësinë që kanë ato karshi zhvillimeve të fundit si duket nuk do të marrë përgjigje pozitive nga dy subjektet politike në opozitë.

  • UNMIK ka asgjësuar dosjet e vrasjeve politike

    Dosjet e krimeve me motive politike janë asgjësuar nga UNMIK-u, ndërmjet viteve 2006-2007, thotë një dëshmitar, ish-gjyqtari në Gjykatën Supreme, në kohën që kjo e fundit drejtohej nga Rexhep Haxhimusa, një pjesë e dosjeve, në qendër të të cilave ishin krimet politike. Dosjet ishin asgjësuar nëpërmjet një letër-prerëse, që ndodhej në anën e majtë të katit përdhes të Gjykatës Supreme.

  • Digjet vetura e nëpunësit
    serb të zyrës për veriun

    Makinës së Nemanja Radunoviqit, nëpunës i Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, i është vënë flaka nga persona të panjohur.Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale

  • Shtrenjtohet buka, sindikatat në protesta

    Ka tre ditë që është ngritur çmimi i bukës nga 30 në 40 centë dhe atë vetëm një muaj pasi ka përfunduar procesi i korrje-shirjeve.

  • Seminar ndërkombëtar për 100 vjeto

    Sot në Prishtinë fillon punimet seminari ndërkombëtar për kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqiptare  për 100 vjetorin e pavarsisë

  • Flasin aktorët e dialogut politik

    Ka javë që në mediat e Kosovës paraqiten akterët e mundshëm të dialogut politik Kosovë-Serbi. Nëse jo në takime protokolare, ata dhe ato organizojnë edhe konferenca për media. Kryeparlamentari  Krasniqi kërkon nga përfaqësues të institucioneve të përgatitën mirë, Kryeministri Thaci nuk e përjashton mundësinë e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit serb.Kryenegociatorja Tahiri ka adresuar përgjegjësitë tek Serbia për ngecjet.

  • Vetëvendosje demanton Top Channel

    Një ditë pas publikimit në media të një pjese të intervistës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për TV Top-Channel, Lëvizja Vetëvendosje sqaroi se titulli i intervistës për përfshirjen e Shqipërisë në dialogun Kosovë Serbi është jashtë kontekstit.

  • Bashkë kundër dialogut për veriun

    Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke pritur përgjigje në shkresën që ua ka dërguar javë më parë krerëve të dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së e AAK-së.

  • Viti 2013 pa viza

    Në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brenshme, Bajram Rexhepi dhe Ministrja e Interimeve, Vlora Çitaku u bashkuan për të shpalosur të arriturat në procesin e liberalizimit të vizave, të arritura këto të cilat janë në një finalizim të një raporti që do t’i dozohet mekanizmave ndërkombëtar me 15 shtator.

  • Rexhepi: Ban Ki Moon dezinformohet nga UNMIK

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun është “dezinformuar” për gjendjen në Kosovë.

  • Ish-SHIK-asit: Vëllai i Hashim Thaçit informator i UDB-së serbe

    Portali Indeksonline ka siguruar një video ekskluzive të bërë nga një kamerë të fshehtë ku shihen dy të vetë-shpallurit agjentë të SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës) shërbim i afërt me PDK e Hashim Thaçit, duke folur për vrasjet, informatorët dhe procesin gjyqësor rreth ekzekutimeve dhe atentateve dhe shantazheve të personaliteteve politike në Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv