Kosova & Rajoni
-
Turqia mbështet Kosovën dhe integritetin territorial të saj, tha zv-kryeministri turk, Bekir Bozdag, I cili po qëndron në Kosovë.Gjendjen në veri të Kosovës, ai e cilësoi si kërcënim, për Kosovën, rajonin dhe mbarë Evropën. Bozdag vlerësoi se në çdo dialog që zhvillohet duhet të saktësohet qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
10 Gusht 2012, 15:09 -
Zbutet ministri Rexhepi, lavdëron KFOR
10 Gusht 2012, 14:38Edhepse përsërit deklaratën se KFOR-i ka pasur mundësi të bëjë më shumë, kur flitet për veriun, ai vlerëson se KFOR është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë.
-
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë radikalizim
10 Gusht 2012, 14:20Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, ia bëjnë me dije Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen.
-
Opozita kundër dialogut politik me Serbinë
10 Gusht 2012, 11:07Subjektet polike opozitare në Kosovë e kundërshtojnë idenë e krijimit të një Ekipi të Unitetit për bisedimet politike me Serbinë, që janë paralajmëruar të nisin në tetor të këtij viti.
-
Manifestim për fundin e mbikëqyrjes
10 Gusht 2012, 10:07Personalitete ndërkombëtare, burrështetas mund të vijnë në Prishtinë, të hënën e dytë e shtatorit për të marrë pjesë në një manifestim për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
-
Pantiç: Barrikada simbol i rezistencës
10 Gusht 2012, 09:17Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë "është e turpshme". Sipas tij, ajo barrikadë "është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina".
-
50 spiunët e Maksim Ferrës
9 Gusht 2012, 13:42Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale.
-
Fillon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt
9 Gusht 2012, 11:41Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dhe ish-sekretarit të Ministrisë se Shendetësisë , Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.
-
Ambasadorja e re amerikane flet shqipen
9 Gusht 2012, 11:26Ambasadorja amerikane, Trejsi Xhekobson, do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Ajo ka prezantuar veten dhe qëllimet e saj për Kosovën, në një video në gjuhën shqipe dhe është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës.Misioni i saj, forcimi i një demokracie shumetnike dhe një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane
-
Albin Kurti: Kosova s'mund
9 Gusht 2012, 09:30
të ketë traktat pa ushtriDeklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ndërrimi i vajit - Nga Albin Kurti -
Drews: Ndjej turp për barrikadat
9 Gusht 2012, 09:20Sot në Mitrovicë qëndroi kreu i KFOR dhe misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Drews. “E ndjej si turp barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër, sepse ajo ka karakterin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është i ndarë”,tha Drews. Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve.
-
Ban Ki Moon kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kosovën
9 Gusht 2012, 09:13Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Mun, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë uniteti lidhur me Kosovën dhe institucionet e Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Shtrirja e autoritetit nga e institucioneve të Prishtinës në veri të jetë e bazuar në besim dhe e pranuar nga komuniteti serb.
-
Bashkë për veriun, ose zgjedhje në vjeshtë
8 Gusht 2012, 15:09Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë nëse subjektet politike parlamentare nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin. Kryeministri Hashim Thaçi mund të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
-
BE: Kusht i takimit Thaçi-Daçiç, Marrëveshja për kufirin
8 Gusht 2012, 15:02Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren. Daçiqit që do të udhëtojë në Bruksel do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
-
Shqiptarët në vendin e tretë si spijunë të ish-Jugosllavisë
8 Gusht 2012, 14:44Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.
-
Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen
8 Gusht 2012, 11:23Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në një takim Mikulas Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, Nga delegacioni sllovak u kërkua njohja sa me shpejtë e Kosovës, sepse u vlerësua se kjo do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës, si ne rajon ashtu edhe në BE.
-
Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra
8 Gusht 2012, 10:57Analisti i çështjes së Kosovës dhe publicisti britanik, Tim Judah, ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është i shkëputur nga realiteti dhe e sheh gjendjen në Kosovë me thjerrëza të vjetruara.
-
Kosova, drejt përmbylljes
8 Gusht 2012, 09:31
së pavarësisë së mbikëqyruQeveria, Kuvendi, Presidenca dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, janë duke u koordinuar me qëllim të përbylljës së suksesshme të mbikqyrjës së pavarsisë, ka deklaruar dje kryeministri Hashim Thaqi.
-
Vazhdon zjarri në bjeshkët e Deçanit
8 Gusht 2012, 09:22Vazhdon djegia e pyjeve në Bjeshkët e Deçanit. Ndërsa në bjeshkën e Bellesë është e pamundur lëvizja e ekipeve të zjarrfikësve.Vlerësohet se mbi 150 hektarë pyje të Bjeshkëve të Deçanit përfshirë edhe pyjet rreth Manastirit, janë përfshirë nga zjarri.
-
Mosfurnizimi me ujë dhe temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve
7 Gusht 2012, 15:01Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente. E në këto temperatura të larta, Prishtina ka reduktime të ujit nga Ujësjellësi Rajonal në Prishtinë.
