Kosova & Rajoni

  • Ramush Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.
  • Mitrovicë, hidhet një granatë në 
    oborrin e banesës së një shqiptari

    Një granatë është hedhur në oborrin e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Shqiptari me inicialet B.M është banor i lagjes së boshnjakëve në veri të Kosovës.

  • Kërkohet rikthim i ligjit për media
    paralajmërohen protesta

    Dy organizata kryesore botërore Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe “Reporterë pa kufij”, kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me vendimin e djeshëm të Kuvendin e Kosovës, rreth dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit të 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.edhe AGPK paralajmeron Protesta derisa të ndryshohen nenet 37 e 38

  • Policia arreston dy aktivistë 
    të 'Vetëvendosjes'

    Policia në Kosovë ka arrestuar sot dy aktivistë të ‘Vetëvendosjes’ në Malishevë. Arrestimi erdhi pas një deklarate të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në lidhje me shtimin e rasteve të të sëmurëve me ethe hemorragjike dhe akuzave ndaj pushtetit lokal.

  • Vetëvendosje: Kodi i "Turpit"

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpërmjet një reagimi kundërshton nenet 37, 38 dhe 39 të Projekt-Kodit Penal. Miratimi qe kaloi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës, është sipas Vetëvendosjes një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës së qeverisë dhe PDK për kontroll të plotë të mediave të pavarura.

  • BE e zhgënjyer: Kosova
    kështu mbetet prapa rajonit

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur në fuqi nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të cilat zhvlerësojnë lirinë e medias.

  • Miratohet ligji kufizues për shtypin
    Zv/kryeministri Kuçi jep dorëheqjen

    Ashtu si kishte paralajmëruar, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dha dorëheqje nga postet politike në Qeverinë e Kosovës. Ai e njoftoi vendimin në konferencën e shtypit që mbajti në orët e pasdites, raporton KTV.

  • Kuçi: Nuk kemi larguar Edita Tahirin

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi hodhi poshtë lajmin e publikuar në media kosovare se Edita Tahiri nuk është më përfaqësuese e Kosovës në dialogun me Serbinë.

  • Deputetët e Kosovës kundër
    Kusari Lilës: Hiq taksën e çementos

    Një grup prej 15 deputetësh kosovare të partive të ndryshme parlamentare, instistojnë të fusin në kuvend shqyrtimin e një mocioni të jashtëzakonshëm me anë të të cilit kërkohet shfuqizimi i vendimit të ministres së Tregtisë Mimoza Kusari Lila.

  • NATO shmang Shqipërinë, i
    beson hapësirën ajrore Hungarisë

    NATO ia ka besuar Hungarisë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra, për trafik civil, njoftoi kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil “HungaroControl”.

  • Prishtinë, aktivistë të VV
    qëllojnë me domate Kupe

    Korrespondenti i Shqiptarja.com dhe A1Report në Kosovë raporton se protestuesit kanë hedhur domate në drejtim të eskortës së Kuperit dhe Qeverisë. Kuper po zhvillon një takim në selinë e qeverisë për bisedimet në mes të Prishtinës e Beogradit.

  • Rriten me 8.9% çmimet
    e energjisë elektrike

    Energjia elektrike është shtrenjtuar në Kosovë me 8.9 për qind. Vendimi është marrë të mërkurën nga Bordi i ri i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

  • Adrijana Hoxhiç, shefe e zyrës së veriut

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Komisionit për emërimin e drejtoreshës së Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës dhe me shumicë votash ka emëruar në këtë fuksion Adrijana Hoxhiçin.

  • Stefanoviç: Kuper të sqarojë interpretimin e ujdisë mbi fusnotën

    Shefi i ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, deklaroi sot se ndërmjetësi në dialog Roibert Kuper po vjen në Beograd për ta shpjeguar interpretimin e vet të disa ujdive nga Brukseli e para se gjithash ujdinë mbi përfaqësimin rajonal, e cial, siç, thot, është diametralisht e kundërt nga interpretimi i Beogradit dhe në
    harmoni me interesat e Prishtinës.

  • Kosova është vend burim dhe destinacioni i trafikut me njerëz

    Kosova është vend burimi, destinacioni, por edhe vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit seksual dhe që i nënshtrohen lypjes së detyruar, thuhet në raportin e Departmentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave gjatë vitit 2012 që bën vlerësimin për vendet e ndryshme të botës.

  • Dëshmon ish shefi i SHIK-ut

    Kadri Veseli i është drejtuar sot në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut është dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”.

  • Media: Çimentoja e Fushë-Krujës
    përdoret në ndërtimin e autostradës

    Media kosovare vijon të mbështesë tregtimin e lirë të çimentos që prodhohet në Shqipëri, e cila është bllokuar pas vendimit të fundit të qeverisë së Prishtinës për një taksë doganore prej 35 përqindësh.

  • BE planifikon takim liderësh Kosovë-Serbi

    Bashkimi Evropian shprehet optimist në mundësinë e një takimi mes liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkombëtarët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e takimit në nivel kryeministrash. Po planifikojnë një takim Thaçi-Tadiq, nëse ky i fundit zgjidhet kryeministër i Serbisë. Mirëpo, takimi Jahjaga-Nikoliq konsiderohet më i mundshëm.

  • Ndërmjetsi Cooper në Beograd, nesër në Prishtinë

    Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Robert Kuper, pritet t`i dërgojë sot në Beograd konkluzionet e marrëveshjeve të arritura.Pas vizitës në Beograd, Cooper do të qëndrojë edhe në Prishtinë

  • Thaçi në Bullgari, Jo autonomisë për veriun

    Kosova është e gatshme për fqinjësi të mirë, por jo për autonomi për veriun, dhe as që bëhet fjalë për ndarje, por vetëm për perspektivë evropiane.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv