Kosova & Rajoni
-
Një grup nacionalistësh serbë të njohur si Delije, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale për të festuar 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, të njohur si Beteja e Fushë-Kosovës. 28 Qershor 2012, 10:47
-
Prishtina zyrtare ndalon
27 Qershor 2012, 16:36
ministrin serb të hyjë në KosovëPrishtina zyrtare i ka ndaluar hyrjen në territorin e shtetit të Kosovës ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq. Ai ishte nisur për të marrë pjesë në një manifestim në nder të 623 vjetorit të Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.
-
Media: Pacolli kërkon njohje
27 Qershor 2012, 11:37
nga shteti që ka njohur KosovënKosova Info njofton se në takimin që zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi në Paris me përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, ka kërkuar njohen e Kosovës.
-
Prishtina dënon sulmin sirian
26 Qershor 2012, 19:05
mbi avionin turk"Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut."- thuhet në një letër që ministri i Jashtem i Kosovës i dërgoi homologut turk.
-
Nisin procedurat për ndryshimin e Kodit Penal
26 Qershor 2012, 19:01Qeveria e Kosovës nis zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kodit Penal duke i hequr nga ky Kod nenet 37, 38 dhe atë 39. Nenet kishin të bënin me me përgjegjësitë penale të mediave dhe gazetarëve dhe u kundërshtuan ashpër nga gazetarët.
-
Veriu me gjykatë dhe polici të pavaru
26 Qershor 2012, 10:43Një Gjykatë funksionale e Qarkut në veri të Mitrovicës me gjykatës serbë është e nevojshme, shkruhet në planin e bërë nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, si dhe Policia të jetë e pavarur dhe kompetente.
-
Selimi: Nuk na duhet FBI për rastin Dino Hasanaj
26 Qershor 2012, 10:36Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet nga rradhët e PDK, Behar Selimi, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar FBI-së për të ndihmuar në rastin e Dino Asanaj, ka qenë e panevojshme.
-
Oda Ekonomike: Çimento, vendimi
25 Qershor 2012, 20:19
dëmtoi tregtinë Shqipëri-KosovëKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ministren Kusari-Lila se po dëmton imazhin e ekonomisë së Kosovës. Ai i ka thënë se shihet qartë se ka afera të mëdha korruptive, afera të krimit të organizuar dhe kontrabandës.
-
BE pret formimin e qeverisë serbe
25 Qershor 2012, 15:22Bashkimi Evropian ende nuk e di se në ç`drejtim do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për vazhdimin e dialogut BE-ja po pret formimin e qeverisë së re në Serbi.
-
Hoxhiç: Jo KFOR-it me armë të gjata në veri
25 Qershor 2012, 15:17Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka vlerësuar se është e panevojshme vendosja e trupave të KFOR-it me armë të gjata përreth kësaj zyre, e cila, sipas saj, nuk kërcënon asnjë institucion të Serbisë në veri.
-
Zgjedhjet lokale ne Medvegjë, shqiptarët fituan 15.59%
25 Qershor 2012, 11:56Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik, me bartës të listës Florim Sahitin, ka fituar 15.59 për qind të votave.
-
Vazhdohet paraburgimi ndaj policëve të dyshuar për shpërthim
25 Qershor 2012, 11:34Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj Bejtullah Mehmetit, Bekim Sumës dhe Luan Qerkinit që janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Clinton. Ata akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar.
-
Haradinaj, Mbrojtja: Eshte i
26 Qershor 2012, 19:01
pafajshëm, akuza kërkoi 20 vjetHaradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim,
-
MPJ pret njohje nga Egjipti
25 Qershor 2012, 09:21Pas formimit të qeverisë së re të Egjiptit, Ministria e Punëve të Jashtme pret që Egjipti shumë shpejt të procedojë me formalizimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pas zgjedhjes së Mohamed Morsit në krye të shtetit.
-
Thaçi: Hajredin Kuçi do kthehet
24 Qershor 2012, 11:47Sipas Kryeministrit Thaci, Hajredin Kuçi vetëm përkohshëm do të jetë jashtë ekzekutivit. Ai do të rikthehet për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar sapo të hiqen nga Kodi Penal dy nenet kontestuese për mediat.
-
Ramushi kthehet ne Hagë
24 Qershor 2012, 11:39Ramush Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.
-
Mitrovicë, hidhet një granatë në
23 Qershor 2012, 21:56
oborrin e banesës së një shqiptariNjë granatë është hedhur në oborrin e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Shqiptari me inicialet B.M është banor i lagjes së boshnjakëve në veri të Kosovës.
-
Kërkohet rikthim i ligjit për media
23 Qershor 2012, 18:46
paralajmërohen protestaDy organizata kryesore botërore Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe “Reporterë pa kufij”, kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me vendimin e djeshëm të Kuvendin e Kosovës, rreth dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit të 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.edhe AGPK paralajmeron Protesta derisa të ndryshohen nenet 37 e 38
-
Policia arreston dy aktivistë
23 Qershor 2012, 18:00
të 'Vetëvendosjes'Policia në Kosovë ka arrestuar sot dy aktivistë të ‘Vetëvendosjes’ në Malishevë. Arrestimi erdhi pas një deklarate të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në lidhje me shtimin e rasteve të të sëmurëve me ethe hemorragjike dhe akuzave ndaj pushtetit lokal.
-
Vetëvendosje: Kodi i "Turpit"
23 Qershor 2012, 16:15Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpërmjet një reagimi kundërshton nenet 37, 38 dhe 39 të Projekt-Kodit Penal. Miratimi qe kaloi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës, është sipas Vetëvendosjes një dëshmi e qartë e tendencës dhe dëshirës së qeverisë dhe PDK për kontroll të plotë të mediave të pavarura.