Kosova & Rajoni
-
Pas raundit të parë në 22 tetor, sot në Kosovë zhvillohet balotazhi për zgjedhjet në 19 komuna. 1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
19 Nëntor 2017, 08:36 -
Diskutimet Kosovë-Mal i Zi, vitet
18 Nëntor 2017, 19:09
e humbura të demarkacionit
Çështja e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi i ka marrë Kosovës rreth 6 vjet kohë dhe mospërmbyllja e këtij problemi, ka krijuar përplasje jo vetëm brenda skenës politike dhe institucionale në vend, por edhe probleme në raport me faktorët ndërkombëtarë, si dhe ngecje në proceset e integrimeve evropiane, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.
-
Fajon apel Kosovës dhe Serbisë:
18 Nëntor 2017, 18:56
Tërhiquni nga tonet e rrezikshme
Porositë e Fajonit janë bërë në vazhdën e “toneve të kundërta” të cilat mund të dëgjohen së fundmi mes shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
-
Dialogu Kosovë-Serbi,Haradinaj
18 Nëntor 2017, 18:22
thirrje të fortë SHBA:Përfshihuni!
Kosova, tha ai, është serioze në prespektivën e vet, është vend euroatlantik, ndaj roli i Amerikës për Kosovën është rol i pazëvendësueshëm. “Problemet e Ballkanit nuk janë zgjedhur asnjëherë pa rolin e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.
-
Rritja e sigurisë, Thaçi: Kosova
18 Nëntor 2017, 14:46
është bërë eksportuese e saj
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.
-
Dënimi i aktivistëve të VV, reagon
17 Nëntor 2017, 22:16
akademiku Qosja: Masakër juridike
Akademiku Rexhep Qosja e ka cilësuar masakër juridike dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes nga gjykata në Prishtinë. Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016 ndaj Kuvendit të Kosovës.
-
Haradinaj flet me Mogherinin
17 Nëntor 2017, 16:46
për reformat europiane të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua në Bruksel me Përfaqësuesen e lartë të BE’së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Kreu I ekzekutivit në kosovë informoi se me mogherinin pati një takim para mbledhjes së dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ndërsa konfirmoi në rrjetin social facebook se me të bisedoi për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës.
-
Sulmuan Kuvendin, dënohen me
17 Nëntor 2017, 15:13
21.6 vite burg aktivistët e Vetëvendosjes
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë e shpalli aktgjykimin ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.
-
Frederica Mogherini: Dialogu
16 Nëntor 2017, 21:32
Kosovë-Serbi në një fazë pozitive
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigur, Frederica Mogherini, ka vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivelet mes presidentëve të vendit.
-
EULEX reagon për gjyqtarin
16 Nëntor 2017, 16:42
Simmons: Ishte duke u hetuar
Ditën e sotme EULEX, ka shpjeguar se gjatë vitit të kaluar, Malcolm Simmons, ka qenë pjesë e hetimit të pavarur në lidhje me disa pretendime të rënda kundër tij.
-
BB: Kosova pritet të arrijë rritjen
16 Nëntor 2017, 13:21
më të lartë ekonomike në rajon
Sipas studimit të Bankës Botërore, Kosova pritet të arrijë një rritje të lartë ekonomike në krahasim me vendet e tjera në rajon. Për këtë vit pritet një rritje prej 4.4 %, kurse në dy vitet e ardhshme parashikohet që të arrijë kjo 4.8 %, këto shifra u bënë publike gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.
-
Deklarata e njohjes së Kosovës
15 Nëntor 2017, 23:01
irriton serbët në Bosnje, duan ndarje
Deklaratat e përfaqësuesit të Presidencës në Bosnje Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, që Bosnja dhe Hercegovina duhet ta shqyrtojë faktin për ta njohur Republikën e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta nga personalitete të ndryshme. Por më I ashpër është treguar presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik.
-
Mogerini ia bën të qartë Vuçiçit:
15 Nëntor 2017, 22:42
Pa njohur Kosovën nuk hyni në BE
Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zhvilluar një takim me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Mogerini. Në qendër të bisedës ka qenë procesi i integrimit, që kalon nga marrëdhëniet me Kosovën.
-
Ngrirja e komunikimit të Listës Serbe
15 Nëntor 2017, 21:09
me Thaçin me porosi të Beogradit
Vendimi i Listës Serbe që të ngrijë marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, është absurde, destruktive dhe veprim i porositur nga Beogradi, vlerëson kabineti i presidentit Hashim Thaçi.
-
Ambasada amerikane kërkon
14 Nëntor 2017, 20:10
ratifikimin e kufirit më Malin e Zi
Ambasada amerikane në Prishtinë, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa shprehu, siç u tha, zhgënjimin me raportimin e komisionit të ri shtetëror për kufirin.
-
Kosovë, Lista Serbe ngrinë
14 Nëntor 2017, 16:44
komunikimin me presidentin Thaçi
Lista serbe i ka dërguar një letër Thaçit, ku shkruhej se "nuk ka bërë asgjë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, edhe pse është nënshkrues i saj". Përveç kësaj lista serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me Hashim Thaçin.
-
Gjuriç: Deklarata e Izetbegoviç për
14 Nëntor 2017, 15:17
njohjen e Kosovës është skandaloze
Marko Gjuriç thotë se deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës është “skandaloze dhe shokuese”.
-
Veseli:Shpejtë themelojmë ushtrinë
14 Nëntor 2017, 12:48
e Kosovës bashkë me NATO-n
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ditë e dytë të konferencës, “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.Gjatë konferencës Veseli, tha se Kosova ka kontribuar dhe do vazhdoj të kontribuoj në paqen jo vetëm në Ballkan por në çdo vend të botës.
-
Demarkacioni përçan koalicionin,
14 Nëntor 2017, 11:39
qeveria e Kosovës në krizë politike
Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet ende një problem i pazgjidhur i Kosovës. Kjo i ka sjellë mjaftë pengesa për sa i përket liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
-
Veseli: Kosova 10 vjet shtet, presim
14 Nëntor 2017, 11:07
të na njohë Serbia shumë shpejt
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli jep lajmin e shumëpritur. Sipas tij, Prishtina zyrtare pret që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës në një kohë shumë të shpejtë.