Kosova & Rajoni

  • Opinioni Këshilldhënës I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që dy vjet më pare ligjëroi pavarësinë e Kosovës nuk është I përkthyer ende në gjuhën shqipe.
  • Kosovë, gazetarët bojkot
    institucioneve: Amendoni Kodin Penal

    Në ditën botërore të medias, gazetarët në Kosovë do ta zbatojnë vendimin e marrë për t`i bojkotuar të gjitha aktivitetet e institucioneve dhe të partive politike.

  • Serbi, prokuroria: Lirimi i Limajt i padrejtë dhe i turpshëm

    Prokuroria serbe për Krimet e Luftës e quajti lirimin e Fatmir Limajt si një akt “të padrejtë dhe të turpshëm, sidomos ndaj viktimave që kërkojnë drejtësi”.

  • VETËVENDOSJE: Kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë,
    Qeveria e ka bërë koncesione

    Lëvizja VETËVENDOSJE kundërshton mbajtjen së çfarëdo zgjedhjeve të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës. “Qeveria e Kosovës ka bërë koncesionin e radhës. Pas deklaratave të shpeshta muajve të fundit se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, Qeveria përmes një komunikate për shtyp ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të OSBE-së dhe qeverisë së Serbisë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës”

  • Lëvizja FOL: Thaçi më të rëndësishëm Ferizajin sesa veriun

    Lëvizja FOL, përmes një performanse të realizuar te rrethrrotullimi kryesor në Prishtinë, ka kërkuar nga Qeveria që ta forcojë pushtetin shtetëror në tërë territorin e vendit, e jo sic thanë ata, pushtetin partiak dhe personal të kryeministrit Hashim Thaci. Sipas kësaj Lëvizjeje, zgjedhjet në Ferizaj janë një shembull se si për Qeverinë e Kosovës më i rëndësishëm është pushteti në atë komunë, sesa në veri të vendit.

  • Vetëvendosje: Art mbi gropat e rrugëve të Prishtinës

    Vetëvendosje sot ndërmori një aksion simbolik duke shënjuar me ngjyrë gropat e rrugëve të Prishtinës me figura të fluturave dhe luleve të bardha.

  • Akuzat për krime lufte
    Fatmir Limaj i pafajshëm

    Vendimi është marrë para pak çastesh nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është liruar nga akuzat për krime lufte në rastin “Kleçka”. Bashkë më Limajn u shpallën të pafajshëm edhe shokët e tij të luftës, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala e Naser Krasniqi.

  • Kriminelët e kërkuar shqiptarë fshehen në veri

    Enver Sekiraça i kërkuar për vrasjen e policit të njësisë speciale Triumf Riza në gusht të 2007-tës ishte strehuar për  një kohë të gjatë në shtëpinë e Zvonko Veselinoviçit, i kërkuar për vrasjen e policit të ROSU gjatë ndërhyrjes në veri, Enver Zymberi.

  • Gazetarët do bojkotojnë institucionet

    Kodi i ri penal i miratuar nga Kuvendi më 20 prill, ende nuk ka arritur në zyrën e presidentes. Mediat kanë paralajmëruar se nesër më 3 maj, në Ditën e Lirisë së Shtypit, do ta bojkotojnë në tërësi punën e institucioneve.

  • Konferencë statusore për Ramush Haradinaj

    Gjykata e Hagës do të mbajë sot një konferencë statusore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

  • Zgjedhjet serbe, SHBA
    dhe BE bëjnë apel për qetësi

    SHBA dhe BE kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes OSBE dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës OSBE do të mundësojë lehtësimin e pjesëmarrjes së shtetasve serbë banorë në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 6 maj.

  • Rasti Kleçka, nesër vendimi

    Nesër pritet të merret vendimi për rastin “Kleçka” ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

  • Komisioni Zgjedhor i Serbisë: Zgjedhjet në 28 qendra në Kosovë

    Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime. Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.

  • Zgjedhjet në Serbi
    NATO: Nuk do lejojme destabilizim

    NATO do të bëjë gjithcka që është e mundur për të parandaluar cdo lloj destabilizimi dhe konflikti të mundshëm, sepse kjo është në interest të KFORIT për të arritur një nivel të lartë sigurie për gjithë Kosovën dhe Metohinë.
    Kjo është konfirmuar nga Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjatë një takimi më Ministrin Serb të Mbrojtjes Dragan Shutanovac.

  • Studentët aksion para sindikatave, 
    nënkryetari i BSPK provon t'i ndalojë

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të mos protestojë për 1 Maj, pasi BSPK ka planifikuar ta organizojë një protestë në fund të majit apo në fillim të qershorit. Lëvizja Studentore për Barazi-SKV organizoi një aksion simbolik para zyrës së BSPK, nënkryetari i BSPK  Avni Ajdini provoi ta ndalojë aksionin.

  • Rexhepi: Kosova notë proteste KFOR-it

    Qeveria e Kosovës pritet t’i dërgojë një notë proteste KFOR-it pasi nuk ka respektuar marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veri të vendit., te cilat sipas autoriteteve kosovare po shfrytezohen nga kontrabandistët serbë

  • Zgjedhjet lokale, serbët e Kosovës votojnë në Bujanoc

    Beogradi ka akomoduar 3650 serbë që janë të zhvendosur nga Kosova dhe i ka përfshirë në lista zgjedhore.

  • Fyle: Jo zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle ka thënë të hënën në Bruksel se nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe se këtë qëndrim, që ai e kishte shprehur edhe më parë, e mban edhe sot.

  • QUINT: Përkrahim marrëveshjen OSBE-Serbi

    Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për ta lejuar OSBE-në për t’ua lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.

  • Prishtina mirëpret organizimin
    e zgjedhjeve serbe nga OSBE

    Një ditë pas lajmit se OSBE do të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, reagon edhe qeveria e Kosovës duke thënë se Prishtina e mirëpret angazhimin e OSBE në këtë drejtim.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv