Kosova & Rajoni

  • Sot në Kosovë me aktivitete të shumta shënohet Dita e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, numri i të cilëve llogaritet të jetë rreth 1800. Me iniciativën e Nismës së Të Rinjve për Të Drejtat e Njeriut, është ngritur një memorial shumë simbolik dhe i fuqishëm me 1781 flamuj të bardhë me një pikëpyetje.
  • KFOR i përgjigjet serbëve:
    Nuk garantojmë zgjedhjet

    KFOR i përgjigjet negativisht kërkesës së serbëve të veriut për të grantuar siguri në zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Zëdhënësi Novicki ka sqaruar se detyra e KFOR-it është të sigurojë një një situatë të qetë dhe liri të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

  • Kontrabanda në veri nga "mafiozët" e Veselinoviç

    Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviç. Numri më i madh i konsumatorëve të këtyre produkteve janë shqiptarë.

  • Amnesty International kritikon Eulex dhe gjyqësorin

    Amnesty International kërkon që EULEX-i, në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, të sigurojë një program efektiv dhe të mirëfinancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve – pa të cilën gjë nuk mund të ndodhë ndjekja penale.

  • Opozita siriane do ta pranojë shtetin e Kosovës

    Udhëheqësi i delegacionit, Amar Abduhamid, aktivist pro-demokracisë, tha se nëse opozita do të qeverisë Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

  • Këshilli i BE do ta zgjasë mandatin e Eulex

    Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

  • Sindikata e RTK-së, kundër kryeredaktorit "qeveritar" 

    Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kundërshtuar zgjedhjen e Mufail Limanit për Kryeredaktor të RTK-së duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes të manipuluar dhe jashtë çdo standardi profesional.

  • SEEMO: Presion politik mbi mediat në Kosovë

    Raporti i Organizatës së Evropës Juglindore për Media (SEEMO) thotë se tregu mediatik i Kosovës është i mbushur me numër të madh të medieve të shkruara dhe elektronike, që mund të mos iu mbijetojnë sfidave ekonomike, ndërsa mediat janë subjekt i presionit politik dhe ekonomik.

  • Mbikëqyret pavarësia pa veriun e Kosovës

    Institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare pretendojnë që gjatë shtatorit të sivjetmë ta bëjnë Kosovën shtet plotësisht të pavarur, por pa i dhënë zgjidhje problemit të Mitrovicës dhe tri komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

  • Jahjaga takon ambasadoret e BE:
    Nuk lejojmë zgjedhje serbe në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE si dhe përfaqësuesin e posacëm të BE në Prishtinë, Samuel Zhbogar. Në këtë takim Jahjaga bëri të qartë se institucionet e Kosovës janë kundër mbajtjes së çfarëdolloj zgjedhjesh të një shteti tjetër në territorin e Kosovës sepse ato shkelin sovranitetin dhe integritetin e vendit.

  • Kosovë, mbërrijnë 250 ushtarake
    shtesë nga Gjermania

    Mbërrin në Prishtinë kontigjenti i parë prej 250 ushtarësh gjermanë, pjesë e batalionit rezervë të KFOR-it. Ky kontigjent ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kurse 450 ushtarë pritet të arrijnë në Kosovë në ditët në vijim.

  • Brunei, shteti i 90-të
    që njeh Kosovën

    Arrin në 90 numri i shteteve që kanë njohur Kosovën si vend të pavarur.Konfirmimi më i fundit vjen nga shteti i Bruneit.

  • Mitrovicë, një i vdekur nga përleshja me armë

    Një i vdekur, një i plagosur rëndë është bilanci i përleshjes me amë, që ka ndodhur sot (e mërkurë) në mesditë në qender të pjesës jugore të Mitrovicës.

  • Universiteti i Prishtinës hetohet për parregullsi me pagat e profesoreve

    Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP’së, listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro. Studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, sot, e takuan rektorin Rugova në një kafene dhe ia dhanë gazetën ku shkruan për parregullsitë, por rektori e hodhi në tokë.

  • Gjatë luftës shtëpitë në Tropojë shtab të UÇK-së, 
    e sot të varfër në Kosovë 

    Gjatë luftës shtëpitë në Tropojë shtab të UÇK-së, sot në Kosovë jeton në mjerim Edhepse shumë shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë ardhur për të jëtuar në në Kosovë, banorët e viseve veriore të Shqipërisë, të cilët pësuan nga lufta e Kosovës jetojnë në mjerim.Ata shpesh nuk kanë as çati mbi kokë.

  • Bllokohen shqiptarët në veri

    Mbrëmë, në rrugën kryesore në drejtim të fshatit Kelmend, Zhazhë e Boletin, fshatra të banuara nga shqiptarët në veri, janë vënë gurë me të cilët është bllokuar qarkullimi i lirë.

  • Intensifikohen takimet e ambasadorëve me Vetëvendosjen

    Pas takimit të djeshëm të ambasadorit të Italisë në Prishtinë z. Michael L. Giffoni ku u diskutua për situatën në veri, zgjedhjet serbe që priten të mbahen në Kosovë, poashtu  edhe ambasadori gjerman Dr. Ernst Reichel tërhoqi vërejtjen për hapat, të cilat do të mund të çonin drejt acarimit të situates në veri.

  • Posselt, i zhgënjyer me Eulex

    Deputeti i Parlamentit Evropian, Bernd Posselt, ka thënë se misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX, nuk është në krye të detyrës, dhe se është i zhgënjyer me punën e tij.

  • Presidentja takon gazetarët, prap protesta 

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, për të biseduar për nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Meiat janë pajtuar që më 3 maj, në Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit do ta bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës në shenjë proteste.

  • Haga ka mbyllur çështjen ndaj Haradinajt

    Prokuroria e Tribunalit të Hagës ka njoftuar se më 20 prill ka mbyllur çështjen ndaj ish-komandantit të UÇK së, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, sa i përket thirrjes së dëshmitarëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv