Kosova & Rajoni

  • Gazeta Zëri në Prishtinë shkruan se OSBE ka marrë përsipër të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, në një marrëveshje me qeverinë e Serbisë të arritur të shtunën në mbrëmje.
  • Nikoliç: Po fitova zgjedhjet
    jam gati të flas me Jahjagën

    Lideri i partisë progresiste serbe Tomislav Nikoliç, i cili kandidon për president në zgjedhjet e 6 majit, tha se ai do hynte në bisedime me presidenten e Kosovës nëse zgjidhej president i Serbisë.

  • Ligji për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe në Gjykatë Kushtetuese

    Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ligji për Hoçën e Madhe, tashmë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur edhe nga shoqëria civile në Prizren.

  • Drashkoviç: Kosova duhet të trajtohet si fqinj i veçantë

    Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen serbe, Vuk Drashkoviç, në mitingun e Koalicionit "Kthesa" në Beograd ka thënë se Serbia duhet ndaluar politikën Milloseviçiane ndaj Kosovës dhe politikës patriotike pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

  • FMN: 106.6 milion euro për Kosovën

    Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton kredinë në vlerë 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagavë për punonjësit civilë.

  • Ferizaj, heshtje zgjedhore, nesër votohet

    Sot është heshtja zgjedhore në Ferizaj, pas fushatës pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për postin e kryetarit të komunës. Në këtë garë janë shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidat i pavarur.

  • Azem Syla refuzohet nga Zvicrra

    Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.

  • Serbia insiston në mbajtje të zgjedhjeve në Kosovë

    Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka ndërprerë seancën, në të cilën anëtarët e tij për më shumë se dy orë kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës

  • Dacic: Prishtina skenare provokuese për zgjedhje

    Zyrtarë të lartë në Prishtinë po përgatisin skenare të qarta provokuese që do rrezikojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve. Deklaratat vijnë nga autoritetet e larta në Beograd sipas të cilevë nga ana e Prishtinës zyrtare po përgatiten provokime ditën e zgjedhjeve në zonat në veri të Kosovë

  • Përfundon fushata, të dielen votohet në Ferizaj

    Ka përfunduar fushata parazgjedhore për Kryetar të Ferizajt. Të shtunën është heshtje e të dielën votohet. Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën në hallën e sporteve, ku pos figurave të larta të partisë ka marrë pjesë edhe artisti i njohur shqiptar, Reshat Arbanaj.

  • Kodit i ri Penal, Hajredin Kuci paralajmëron dorëheqjen

    Zv kryeministri I Kosovës njëherazi dhe ministër I drejtësise Hajredin Kuci ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nga postet qeveritare në rast se nuk shfuqizohen nga Kodi I ri Penal nenet 37 dhe 38.

  • Qeveria e gatshme t’i takojë edhe ilegalët serbë

    Edhepse i quanin ilegalë, akuzoheshin edhe për trazirat dhe anarkinë, vrasjen e policit Enver Zymberit, e Selver Haradinaj, si duket Qeveria e Kosovës ka ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit serbë të veriut. Këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me ta.

  • Qeveria përdor fusnotën

    Fusnota si marrëveshje për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale është zhvendosur edhe në takimet e brendshme të Kosovës, të enjten në takimin e nivelit të lartë, ku u prezantua Strategjia e Transportit Multimodal

  • Tadiç: Qytetarët e Kosovës, zemra e Serbisë

    Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj. Ai ka thene se nuk heq dore nga Kosova.

  • Keqpërdorime në HENDIKOS

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Shaqir Jakupi, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

  • NATO: Nuk lejojmë trazira në veri

    NATO ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndër-etnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbinë fqinje më 6 maj.

  • Kosova përkujton ditën e të pagjeturve

    Sot në Kosovë me aktivitete të shumta shënohet Dita e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, numri i të cilëve llogaritet të jetë rreth 1800. Me iniciativën e Nismës së Të Rinjve për Të Drejtat e Njeriut, është ngritur një memorial shumë simbolik dhe i fuqishëm me 1781 flamuj të bardhë me një pikëpyetje.

  • KFOR i përgjigjet serbëve:
    Nuk garantojmë zgjedhjet

    KFOR i përgjigjet negativisht kërkesës së serbëve të veriut për të grantuar siguri në zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Zëdhënësi Novicki ka sqaruar se detyra e KFOR-it është të sigurojë një një situatë të qetë dhe liri të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

  • Kontrabanda në veri nga "mafiozët" e Veselinoviç

    Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviç. Numri më i madh i konsumatorëve të këtyre produkteve janë shqiptarë.

  • Amnesty International kritikon Eulex dhe gjyqësorin

    Amnesty International kërkon që EULEX-i, në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, të sigurojë një program efektiv dhe të mirëfinancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve – pa të cilën gjë nuk mund të ndodhë ndjekja penale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv