Kronikë
-
Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 22:50 në fshatin Zhupan të Fierit ku Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. Në 8 vite martesë çifti kishin një vajzë të mitur për hir të së cilës viktima ka duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorën nga burgu njerëz të tillë.
10 Shtator 2021, 23:34 -
Situata nga pandemia, 977 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19 në 24 orë! Tirana me numrin më të lartë të infektimeve
10 Shtator 2021, 17:56977 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë që vihet re se Tirana mban numrin më të lartë të infeksioneve. Sakaq, 4 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin, ndërsa 919 të tjera janë shëruar në 24 orë.
-
Po kalonte pushimet në Shqipëri, mbytet polaku në plazhin e Durrësit
10 Shtator 2021, 17:43Pushimet në bregdetin e Durrësit, 68-vjeçarit nga Polonia iu kthyen në tragjedi. Ndërsa ishte futur për tu larë, polaku i identifikuar me inicialet J.B. është mbytur në det.
-
Të paraburgosurit takime vetëm me “ok” e prokurorisë! Ligj i ri në burgje, avokatët: Antikushtetues, do e ankimojmë
10 Shtator 2021, 17:16Asnjë takim me familjar apo të njohur nuk do të mund të realizojnë të paraburgosir në vend, nëse nuk marrin më parëpëlqimin e prokurorit të çështjes. Është ky saksioni nga ligji i ri për të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve, ndërsa avokatët penalistë paralajmërojnë se do e dërgojnë ligjin në Gjykatën Kushtetese
-
Mori 50 mijë lekë ryshfet për të fshehur shkeljet e bëra nga kompania e kromit në Dibër, pranga drejtorit të IKMT-së dhe administratorit të firmës
10 Shtator 2021, 16:32Drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari, 56 vjeç banues në Tiranë, është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion, pasi mori ryshfet nga kompania private e kromit për të mos raportuar shkeljet e kryera nga kjo firmën. Në pranga ra edhe administratori i firmës “H4 CHROM”, Eljo Elezi, pasi i dha 50 mijë lekë drejtorit të IKMT-së për të mos raportuar shkeljet e bëra nga kompania.
-
Me shpejtësi 169 km/h e të dehur në timon, gjobiten 976 drejtues mjetesh dhe pezullohen 46 leje drejtimi! Arrestohen 8 shoferë në 24 orë
10 Shtator 2021, 16:25976 drejtues mjetesh janë gjobitur pasi u konstatuan me shpejtësi deri në 169 km/h, si edhe nën efektin e alkoolit. Sakaq, janë pezulluar 46 patenta, për shkak se 32 shoferë po lëvizin me shpejtësi dhe 14 të tjerë ishin të dehur. Ndërsa 8 shoferë janë arrestuar në 24 orët e fundit.
-
Vdekja misterioze e 28-vjeçarit tek 'Rogner', këputen hekurat e ballkonit të hotelit, bie nga kati 5-të! Nisin hetimet për administratorin
10 Shtator 2021, 15:47Ajdin Mustafi, 28-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një nga hotelet më luksoze në Tiranë. I riu kishte prej dy ditësh që ishte regjistruar si klientë në hotel 'Rogner' në bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pasi i janë këputur hekurat e ballkonit ku po qendronte
-
Në Gjykatën e Lartë fillojnë detyrën 2 anëtarët e rinj, Sadushi: Ndihmon krijimin e kuorumit për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses
10 Shtator 2021, 14:35Zëvendëskryetari i kësaj gjykate, Sokol Sadushi shprehu kënaqësinë për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj në këtë gjykate, duke theksuar se emërimi i tyre do të ndihmojë jo vetëm në gjykimin e më shumë çështjeve gjyqësore, në të tria fushat (civile, penale dhe administrative) por edhe në krijimin e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
-
Policia operacion anti-drogë në Shkodër, arrestohen 4 persona, sekuestrohen 19.5 kg kanabis dhe disa doza kokainë
10 Shtator 2021, 14:23Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, të akuzuar për prodhim e shitje droge. Është arrestuar një 44-vjeçar me inicialet Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën 19.5 kilogramë kanabis.
-
COVID-19, Ministria e Jashtme lajmëron udhëtarët shqiptarë: Mali i Zi shtrëngon masat në kufi nga 14 shtatori
10 Shtator 2021, 13:18Si pasojë e zhvillimeve të fundit të pandemisë dhe në një kohë kur varianti delta po përhapet me shpejtësi, duke filluar nga 14 shtatori Mali i Zi shtrëngon masat në kufi.
-
-
‘Luftoi’ për 10 ditë në intubim, humb jetën nga COVID-19 gjyqtari nga Korça
10 Shtator 2021, 12:41Lajmi i trishtë se gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjzi humbi jetën nga COVID-19 në moshën 65-vjeçare në kryeqytet ku ndodhej i inturbuar prej 10-ditësh, u bë me dije mëngjesin e sotëm.
-
Vendimi në çështjen 'Bechetti kundër Enel' i kushton largimin nga detyra gjyqtares së Tiranës, Kaçe Agollit! Shkarkohet edhe gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo
10 Shtator 2021, 12:24Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agolli. I njëjti vendim është marrë edhe për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo. Të dyja gjyqtaret rezultuan me probleme sa i takon pasurisë. Për gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agollin, KPK konstatoi edhe probleme sa i takon profesionalizmit, ndërsa to edhe një vendim në favor të biznesmenit të njohur italian, Francesco Bechetti kundër kompanisë "Enel".
-
Po udhëtonte në tunelin Tiranë-Elbasan, merr flakë në dalje të tij automjeti në ecje e sipër
10 Shtator 2021, 11:07Gjatë mëngjesit të sotëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, mjeti tip “Benz” ka marrë flakë ë ecje e sipër.
-
-
Me 2 pistoleta, thika e municion luftarak në makinë, arrestohet në Tiranë 24-vjeçari sirian! I dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore
10 Shtator 2021, 09:16Një 24-vjeçar sirian, me shtetësi shqiptare, ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u kap me armë në makinë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Wasim Hajjazi, i cili u ndalua në rrugën “Fuat Toptani”.
-
Vijojnë të digjen prej 2 ditësh mbetjet në landifillin e Lushnjes, arrestohet roja që i vuri flakën! Qytetarët: U mbytëm! Kryetarja e Bashkisë: Mbetjet do depozitohen te inceneratori i Fierit
10 Shtator 2021, 08:50Për të dytën ditë radhazi, qytetarët në lagjen "18 Tetori" në Lushnje po vuajnë ndotjen e ajrit dhe erën e keqe për shkak të djegies së mbetjeve në vendgrumbullimin e qytetit. Tymi i zi ka 'pushtuar' zonën, ndërsa qytetarët thonë se situata është bërë e padurueshme. 42-vjeçari Mondi Shehu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi akuzohet si autor i zjarrit në fushën e mbetjeve të qytetit. 42-vjeçari për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve. Ndërkohë flakët vijojnë të djegin mbetjet në Lushnjë, duke krijuar një emergjencë mjedisore.
-
Aksident në aksin Lezhë-Rrilë, 'Benz-i' humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të një banese, plagoset shoferi
10 Shtator 2021, 08:22Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Rrilë, ku një automjet tip "Benz" humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.
-
Dita nis me diell, por në mesditë do të ketë vranësira e reshje të pakta shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
10 Shtator 2021, 07:13Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites. Por pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
-
4 vjet nga themelimi, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar jetët e 10 mijë personave
9 Shtator 2021, 20:37Në 4 vjet që prej themelimit, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë në jetët e 10 mijë personave në të gjithë rajonin. Këtë e ka bërë duke financuar disa dhjetëra projekte si dhe duke themeluar një rrjet të përbërë nga 3.400 organizata të shoqërisë civile, institucione kërkimore, organizata kulturore, sportive, etj.