Kronikë
-
Gjatë paradites së sotme, një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç, ku 25-vjeçari Emanuel Preçi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
14 Gusht 2021, 14:38 -
Burime diplomatike për Report Tv: Në Afganistan s'ka shqiptarë civilë dhe ushtarakë! Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA
14 Gusht 2021, 14:23Burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare. 37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke. Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, ku Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi.
-
E rendë në Thumanë, bie nga kati i 3-të i banesës, humb jetën drejt rrugës për në spital 25-vjeçari
14 Gusht 2021, 14:22Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë paradites së sotme në Thumanë, pasi një 25-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij.
-
-
Këmbëzbathur dhe duke çaluar, del nga dera e gjykatës 36-vjeçari i akuzuar për kultivim kanabisi në Berat: Policia më dhunoi!
14 Gusht 2021, 14:06Me shenja dhune, këmbëzbathur dhe duke çaluar, me ndihmën e efektivëve është paraqitur gjatë paradites së sotme në gjykatën e Beratit, 36-vjeçari Lulzim Shallari i cili u arrestua 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim kanabis.
-
Temperatura të nxehta dhe asnjë pikë shiu, IGJEUM paralajmëron: Këto qarqe më të rrezikuarat për rënien të zjarreve
14 Gusht 2021, 13:49IGJEUM ka paralajmëruar për situatën e zjarreve në vend duke theksuar se gjatë kësaj fundjave për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve qarqet me rrezik më të lartë për t'u prekur nga zjarret janë qarku i Lezhës, Fier, Berat, Gjirokastër, Durrës e Tiranë.
-
Dhunë ndaj efektivëve, përndjekje dhe drejtim automjeti pa leje, policia arrestoi 4 persona për vepra të ndryshme në Pogradec dhe Korçë
14 Gusht 2021, 13:37Policia e Pogradecit dhe Korçës ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale.
-
Pushime në gjysmën e dytë të gushtit? Meteorologu: Fundjava me temperatura deri në 40 gradë! Në fund të muaj priten reshje të kufizuara
14 Gusht 2021, 13:31Gjysma e dytë e muajit gusht do të sjellë surpriza për pushuesit, ku pritet që të ketë reshje të kufizuara për periudhën 18-21 gusht. Megjithatë ditët do të vijojnë të jenë me temperatura të larta deri në 40 gradë.
-
Vendosën çadra dhe shezlongë pa leje në plazhin e Durrësit, procedohen penalish 2 persona
14 Gusht 2021, 12:54Teksa kontrollet për konstatimin dhe zënien e hapësirave publike vazhdojnë, policia e Durrësit ka proceduar penalisht 2 persona, pasi kishin vendosur çadra pa leje në bregdet.
-
Falsifikonte pasaportat dhe lejet e qëndrimit për emigrantët, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec! Dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë e Devoll
14 Gusht 2021, 12:34Një 49-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje.Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 49 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje.
-
Kërcënimi i punonjësve të burgjeve, urdhri i Ministrisë së Drejtësisë: 3 muaj mbrojtje për të, familjarëve dhe pronës të tij
14 Gusht 2021, 12:16Ministria e Drejtësisë ka dhënë një urdhër të ri në lidhje me sigurinë e jetës së punonjësve dhe drejtuesve të Burgjeve, të cilët marrin kërcënime. Report Tv zbardh udhëzimin e ministres Etilda Gjonaj, ku theksohet se punonjësit e burgjeve apo eprorëve që u rrezikohet jeta nga kërcënimet do të merren në mbrojtje për 3 muaj së bashku me familjen dhe pronën e tyre.
-
Vijoi muzikën edhe pas orarit të mbylljes, gjobitet pronari i lokalit në Librazhd, shkeli masat anti-COVID
14 Gusht 2021, 12:10Në kuadër të kontrollit për zbatimin e planit të masave anti-COVID për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, policia e Librazhdit ka “goditur” një tjetër rast në fshatin Mirakë.
-
28-vjeçari plagoset me armë zjarri nga shoku i tij në Ksamil, në pranga edhe një shtetas i huaj, fshehu armën e zjarrit
14 Gusht 2021, 11:55Detaje të reja janë zbuluar nga policia lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Tauland Beqiri, mbrëmjen e djeshme në një dhomë hoteli në Ksamil nga shoku i tij Edison Vyzaj, 28 vjeç.
-
Zyrat për aplikime për pasaporta hapur edhe të shtunën, Doracaj për Report Tv: Fluksi më i madh në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë! Janë 3-fishuar aplikimet me procedurë të përshpejtuar
14 Gusht 2021, 11:44Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj në një intervistë për Report Tv , tha se për të shmangur këtë gjë nga sot e deri në fund të gushtit zyrat e aplikimit dhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrik do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit e deri sa të mbarojë punë qytetari i fundit në radhë.
-
Radhë kilometrike në Morinë, shqiptarët nga Kosova zgjedhin Shqipërinë për pushime edhe këtë vit, qytetari për Report TV: Jemi vaksinuar me 2 dozat, kemi marrë masat
14 Gusht 2021, 11:09Shqipëria është një vend i preferuar për të kaluar pushimet për shqiptarët nga Kosova, të cilët këtë vit e kanë zgjedhur atë sërish edhe pas shtrëngimit të masave anti-COVID nga qeveria, si pasojë e rritjes drastike të rasteve pozitive.
-
Zjarret në vend/ Kritike vatra në Fushë-Arrëz, flakët po i afrohen banesave, ndërhyhet me helikopter! Zgjerohet vatra në fshatin Thirrë në Mirditë! Edhe në Patalej të Lezhës situata kritike
14 Gusht 2021, 11:06Edhe pse pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend janë shuar, dy prej tyre vijojnë të jenë ende problematike duke djegur bimësinë dhe pyjet e vendit tonë. Vatrat aktive janë ende në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Patalej të Lezhës.
-
-
Fluks për aplikimin e pasaportave pas kthimit të emigrantëve, Doracaj: Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike, të hapura edhe të shtunën deri në fund të gushtit
14 Gusht 2021, 10:32Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë.
-
Mbollën kanabis në Poliçan dhe Dimal, një i arrestuar, një në kërkim! Në pranga edhe kryeplaku i fshatit dhe inspektoi i pyjeve, nuk treguan për rastin
14 Gusht 2021, 10:163 persona janë arrestuar në Poliçan për shkak të kultivimit të kanabisit. Në pranga përfunduan poseduesi i parcelës së kanabisit, kryeplaku i fshatit dhe Inspektori i Pyjeve për veprat e "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallëzim Krimi".
-
Aksidente dhe shezlongë të vendosur pa leje në bregdetin e Tales, policia e Lezhës arreston 2 persona dhe procedon penalisht një tjetër
14 Gusht 2021, 10:03Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka proceduar penalisht 1 në Lezhë.
