Kronikë
-
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e ish-liderit të Dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari, duke i lënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi në makinën ku ai po udhëtonte policia gjeti kanabis.
27 Korrik 2021, 12:19 -
-
Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin më të bukura se ato që rrënoi tërmeti! Rakip Suli: Do të jenë gati në shtator
27 Korrik 2021, 11:55Rreth 9 mijë nxënës në Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkollave të reja. Ndërsa inspektoi punimet në kantieret e rindërtimit të shkollave, kryeministri Edi Rama thotë se ato do të ndërtohen më të mirë dhe më të bura se ato që rrënoi tërmeti i 26 nëntorit.
-
Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihap hetimin për Fatmir Mediun: Asgjë s'e pengonte prokurorinë të hetonte, vepra është parashkruar! SPAK: Do e ankimojmë
27 Korrik 2021, 11:50Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do rihetohet. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit.
-
Vizita zyrtare e ministres Gjonaj në Londër, firmos marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve dhe pritet në takime nga zyrtarë të lartë
27 Korrik 2021, 11:39Ministrja njofton se marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe çuarjen më tej të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.
-
VIDEOLAJM/ Momenti kur një person dyshohet se i vë flakën bimësisë te Shkëmbi i Kavajës! Zjarrfikësit: Kemi bërë 5 ndërhyrje në zonë, është dora e njeriut jo natyra
27 Korrik 2021, 10:54Temperaturat e larta të stinës së verës thuhet se janë 'përgjegjëse' për zjarret në pyjet e vendit, por duket se në rastet më të shpeshta, jo natyra, por dora e njeriut i vë zjarrin asaj që e 'ushqen'.
-
Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
27 Korrik 2021, 10:22Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për falsifikim i dokumenteve. Ai dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
-
Shndërroi lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet pronari në Durrës, në pranga edhe një 18-vjeçar, drejtonte automjetin pa leje
27 Korrik 2021, 10:04Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë po vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një pronar lokali, pasi e kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit.
-
2 ratifikime marrëveshjesh për bujqësinë dhe 1 marrëveshje me Zvicrën, Presidenti Meta dekreton 3 ligje
27 Korrik 2021, 09:57Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretet për 3 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Bëhet fjalë për 2 ratifikime të marrëveshjeve ndërkombëtare për ccështjet e bujqësisë dhe një marrëveshje tjetër bashkëpunimi me Zvicrën.
-
E plagosi me thikë pasi u konfliktuan, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan
27 Korrik 2021, 09:44Ditën e djeshme për shkak të një konflikti të çastit i cili agravoi, policia e Elbasanit ka arrestuar 34-vjeçarin G.V i cili plagosi me thikë një 49-vjeçar.
-
Kurbin, kanosi një familje duke qëlluar me automatik pranë shtëpisë së tyre, arrestohet i riu
27 Korrik 2021, 09:31Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi akuzohet se ka kanosur një familje. Mësohet se në pranga ka rënë Daniel Gjeloshi.
-
Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, arrestohet në Skrapar 60-vjeçari i shpallur në kërkim, në pranga edhe një 30-vjeçar, drejtoi automjetin i dehur
27 Korrik 2021, 09:26Teksa punë për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënia e tyre përara përgjegjësisë ligjore po vazhdon, policia e Skraparit ka vënë në pranga në 60-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.
-
Qytetarët denoncojnë në Polici shoferët e papërgjegjshëm: 5 makina luksoze kanë bllokuar rrugën për të bërë videoklip! Drejtuesi i një automjeti po bën manovra të çuditshme
27 Korrik 2021, 09:05Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me radarë dhe drone në rrugë për të parandaluar aksident, por shoferët e papërgjegjshëm janë edhe vetë qytetarët që i denoncojnë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë regjistruar një sërë denoncimesh, duke bërë të mundur që personat që shkelin rregullat e qarkullimit, të ndëshkohen.
-
Shqipëria sërish numër të lartë për aplikimet për azil të fëmijëve, vendi më i preferuar Franca
27 Korrik 2021, 08:27Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.
-
Me platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama fton të rinjtë t’i bashkohen sfidës së mandatit të tretë dhe na uron një ditë të mbarë
27 Korrik 2021, 08:26Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ftesë për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen sfidës së Mandatit të Tretë, përmes nismës “Gati për Shqipërinë”.
-
Dosja 'Gërdeci', GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi për Fatmir Mediun! Familja Durdaj letër Gjykatës: Pranoni kërkesën e SPAK, gjykoni ish-ministrin
27 Korrik 2021, 07:33Ditën e sotme, më 27 korrik, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të rifilluar, ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.
-
Vendi nën 'pushtetin' e të nxehtit afrikan, sot temperatura deri në 41°C
27 Korrik 2021, 07:14Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri gjatë mëngjesit në zonat malore të ngjitet në 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 41°C.
-
Punonjësit e Aeroportit në Itali në grevë! Vonohet avioni, dhjetëra qytetarë presin me orë të tëra, denoncimi në Report Tv: Kemi që në mëngjes këtu, s'kemi asnjë përgjigje
26 Korrik 2021, 23:05Një situatë kaotike është regjistruar pasditen e sotme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Itali, për shkak të vonesës së avionit të linjës 'Air Albania'. Shkak për këtë është bërë greva e punonjësve të aeroportit në Itali.
-
Penguan zgjedhjet lokale të 2019, Gjykata dënon 14 anëtarët e PD dhe LSI, kreu i demokratëve në Mat: Vendim i padrejtë
26 Korrik 2021, 23:02Pengimi i zgjedhjeve lokale në 2019 ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste u ka kushtuar shtrenjtë 14 anëtarëve të PD-së e LSI-së. Sot Gjykata e Rethit të Parë Gjyqësor Mat, u ka dhënë atyre dënimin pasi janë akuzuar për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 dhe 17 në Mat e Klos dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.
-
Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia 'koka' e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit
26 Korrik 2021, 22:33Një vendim skandaloz është dhënë nga drejtësia. Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit.
