Kronikë
-
Policia në Divjakë ka arrestuar dy persona. Një akuzohet se po drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe pa patentë duke u përfshirë në aksident, ndërsa një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij.
2 Dhjetor 2021, 09:24 -
Po transportonin pesë emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Tiranë
2 Dhjetor 2021, 09:02Pesë emigrantët janë proceduar penalisht, ndërsa raportohet se ata janë futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ‘Taksia’, kanë rënë në pranga V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç të cilët po transportonin emigrantët.
-
Në radhë për t'u bërë skuadra antimafia e së ardhmes, 1.626 kandidatë u testuan sot për akademinë e sigurisë
1 Dhjetor 2021, 20:591626 të rinj, midis tyre 30 përqind vajza, iu nënshtruan testimit me shkrim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë dhe shumë nga ata besojnë se në të ardhmen do të jenë heronjtë në luftën kundër krimit
-
-
Shkëputje e energjisë për shkak të reshjeve dhe erës, administratori i OSSH: Situata është stabilizuar vetëm 8 linja në Kukës e Korçë me probleme
1 Dhjetor 2021, 17:28Pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta shumë zona në vend mbetën pa energji elektrike, kryesisht në zonat e thella malore. Shkak për shkëputjen e energjisë në zonat malore, sipas administratorit të OSSH, Petraq Lika është edhe fakti që 82% e rrjetit të shpërndarjes në Shqipëri është në vijë ajrore. Lika tha se aktualisht vetëm 8 linja janë të dëmtuara dhe po punohet për ti riparuar kryesisht në Korçë dhe në Kukës.
-
-
-
I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokuroria e Lushnjës i sekuestron pasuri
1 Dhjetor 2021, 16:03I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokurori e Lushnjes i sekuestron disa pasuri. 3 dyqane, 4 apartamente dhe 2 garazhe në Lushnjë në pronësi të F.A janë sekuestruar nga prokuroria e Lushnjës.
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij, arrestohet 50-vjeçari në Durrës
1 Dhjetor 2021, 15:46Përsëri një tjetër rast abuzimi seksual në vendin tonë. Një 50-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçe kundër dëshirës së saj.
-
U kapën me lekë dhe fletë votimi para zgjedhjeve të 25 prillit në Dibër, 1 vit burg për eksponentët e LSI-së! PD: Drejtësia e paplotë pa dënimin e organizatorëve
1 Dhjetor 2021, 15:23Denis Xholi dhe Albjon Çeku, eksponentë të LSI-së u kapën 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë. Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.
-
'Më thërrasin Profesor', habit mësuesi i dënuar për 'pedofili' që u pushua nga puna: Inskenim pasi u martova me gruan e dytë
1 Dhjetor 2021, 14:58Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili është dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka treguar në një intervistë televizive se i hedh poshtë akuzat për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009 dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim ndaj tij.
-
Aksident në aksin Rrogozhinë-Durrës! 'Honda' me shpejtësi tej normave godet nga pas trajlerin, plagoset në kokë shoferi
1 Dhjetor 2021, 15:00Raportohet se automjeti tip 'Honda' ka goditur nga pas trajlerin për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara ndërsa shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
-
-
Aksident në aksin Divjakë-Çermë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit! Dyshohet se ishte i dehur
1 Dhjetor 2021, 14:34Raportohet se Afrim Nergjoni ka plagë të shumta në trup ndërsa dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur nga pas automjetin me targë 'AA 761 PO'.
-
GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohila! I përfshirë në dosjen 'Habilaj'
1 Dhjetor 2021, 14:27GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën. Me gjykim të shkurtuar do t'i takojë të bëjë 8 vite burg, por Kohila është në arrati.
-
Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër, policia shoqëron disa banorë të zonës! Autori dyshohet si vrasës me pagesë! Familjarët mohojnë konfliktet
1 Dhjetor 2021, 13:44Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije për Report Tv se dyshohet se autori kishte disa ditë qe ruante lëvizjet e Pashko Ujkës dhe për këtë arsye, janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë gjatë 10 ditëve të fundit. Sa i takon familjarëve, ato janë thirrur në Polcinë e Shkodrës ku kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë, apo para borxh e cila ishte edhe pista kryesore e hetimeve.
-
Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas motorin, plagoset çifti i bashkëshortëve
1 Dhjetor 2021, 13:35Një aksident ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin Sh.K ka goditur një motomjet
-
Itali/ 'Mbushën' Siçilinë e Maltën me kanabis shqiptar, goditet grupi kriminal në Itali, 15 të arrestuar, mes tyre 4 shqiptarë! Sekuestrohen 430 kg drogë
1 Dhjetor 2021, 13:09Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld, Ledi e Emiljano Hoxhaj dhe Fatjon Cuca të cilët siguronin kanabisin nga Shqipëria për ta shitur më pas në Siçili, Lombardi e Maltë.
-
Tiranë/ Erdhi nga Italia para disa ditësh, por nuk shkoi kurrë në shtëpi, babai denoncon zhdukjen e 24-vjeçares
1 Dhjetor 2021, 12:46Një 24-vjeçare rezulton e humbur prej disa ditësh në Tiranë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se zhdukja e të resë me inicialet Xh.M është denoncuar nga vetë i ati, i cili ka deklaruar se e bija kishte ardhur nga Italia më 27 nëntor, por nuk kishte shkuar në shtëpi.
-