Kronikë
-
Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është në rritje, ndërsa sot disa të burgosur në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë.
12 Shkurt 2021, 13:20 -
Zhvilluan takim elektoral në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi dhe 2 përfaqësuesit e PD në Durrës
12 Shkurt 2021, 13:01Pas ish-deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi është gjobitur pasi ka shkelur masat anti COVID. Edhe pse është e ndaluar, Klosi ka organizuar takim elektoral, duke grumbulluar dhjetëra persona, e duke u shndërruar një një rrezik për vatër të përhapjes së COVID.
-
U infektua me COVID pak ditë pas vaksinës, shërohet Pëllumb Pipero: Jam i çliruar nga kthetrat e virusit, të hënën në krah të kolegëve
12 Shkurt 2021, 12:58Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili u infektua me COVID-19 vetëm pak ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës, ka njoftuar se është shëruar. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka thënë se edhe pse është shëruar ka nevojë për disa ditë pushim dhe ka shkuar në Razmë.
-
Pacienti transportohet me barrelë nga shkallët, spitali i Traumës: Defekti në ashensor u rregullua shpejt, operacionet vijuan
12 Shkurt 2021, 12:38Ditën e djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku mjekë, infermierë dhe personel i spitalit transportojnë përmes shkallëve një pacient. Lidhur me këtë ka reaguar Spitali i traumës, të cilët sqaruan se ditën e djeshme, njëri prej ashensorëve ka pësuar defekt dhe se menjëherë janë njoftuar personat përgjegjës të cilët në më pak se 1 orë kanë bërë të mundur rregullimin e ashensorit.
-
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ ILD: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta
12 Shkurt 2021, 12:36Kreu i ILD-së, Artur Metani ka një paralajmërim të fortë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që me Reformën në Drejtësi do të ketë të njëjtin fund si gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
-
-
Gjykata kalon për gjykim çështjen e 4 të pandehurve të dosjes ‘184’ në Dibër
12 Shkurt 2021, 12:21 -
Rindërtimi, konviktet e studentëve të Mjekësisë me kushte më të mira Veliaj: Ata të ‘tramit’ duan të ndalin punën se nuk e ndjekin dot hapin tonë
12 Shkurt 2021, 12:16Konviktet e studentëve të Universitetit të Mjekësisë do të jenë gati në vitin e ri akademik, me kushte më të mira dhe të njëjtën cilësi si godinat rezidenciale studentore të Inxhinierisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, viztuan kantierin e dy godinave studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, të cilat do të jenë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.
-
EKSKLUZIVE/ Prova që fundosi gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Takime me avokatin e të dënuarit jashtë gjykatës, u fotografuan e u përgjuan për 5 muaj (FOTO)
12 Shkurt 2021, 12:09Kjo foto është një nga provat që fundosën gjyqtaren, Enkelejda Hoxha. Është takimi i saj me avokatin, Aldo Tabaku, në një pastiçeri, jashtë orarit të punës dhe jashtë gjykate, gjë e cila është e ndaluar me ligj.
-
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, evakuohen në kohë banorët
12 Shkurt 2021, 11:58Merr flakë një shtëpi në Tiranë. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm pasi e njëjta situatë ka ndodhur edhe 3 ditë më parë në të njëjtin vend. Në rrugën “Muharrem Gura”, ku ka rënë zjarri ka banesa të vjetra ku priten që të ndërtohen pallate të reja
-
Ngelet gjysmë ‘ëndrra angleze’/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, në pranga 2 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë
12 Shkurt 2021, 11:56“Ëndrra angleze”, mori fund për 4 persona, pasi 2 prej tyre u arrestuan, ndërkohë që 2 të tjerë do të procedohen penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
-
Vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, masë e sigurisë me burg për Alfred Kipen
12 Shkurt 2021, 11:30Gjykata vendos për mbajtjen në burg të 42-vjeçarit Alfred Kipe mbetet në për ndjekjen dhe vrasjen e bashkëjetueses Luljeta Heshta, e cila ushtronte prostitucion.
-
Zbardhet pas 23 vitesh vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, shpallet në kërkim autori! Si ndodhi krimi pas plagosjes së të afërmit të 47 vjeçarit
12 Shkurt 2021, 11:26Zbardhet vrasja e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho e ndodhur në vitin 1998 në Vlorë ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar autori. Autori i identifikuar është Gerti Selimaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
-
Akuzat për shit-blerjen e votave dhe kanosje të zgjedhësve, Gjykata kalon për gjykim 4 të pandehurit e dosjes ‘184’ në Dibër
12 Shkurt 2021, 11:17Këtë të premte, Gjykata e Dibrës kalon për gjykim 4 të pandehurit e dosjes e bujshme ‘184’, lidhur me akuzat për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, të zhvilluara para 4 vitesh. Për krime zgjedhore do të gjykohen Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë
-
Reshjet e shiut, rrëshqitje dherash në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi (VIDEO)
12 Shkurt 2021, 11:04 -
Bashkëpunoi me gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Hekuran Billës, ILD: Të shkarkohet prokurori Bujar Memia! KLP zvarrit vendimin
12 Shkurt 2021, 10:52Nga dyshimet për korrupsion, nuk është prekur vetëm Gjykata e Krujës, por edhe Prokuroria e këtij qyteti. Protagoniste është sërish gjyqtarja e arrestuar, Enkelejda Hoxha, e cila i kishte shtrirë “tentakulat” e saj edhe në organin e akuzës, e më konkretisht bëhejt fjalë për Prokurorin Bujar Memia. Bëhet fjalë për rastin e lirimit të Hekuran Billës.
-
Moti i keq/ 137 shtëpi në Shkodër të rrethuara nga uji, 4,050 ha tokë të përmbytura! Oboti i bllokuar! Evakuohen 2 familje në Durrës
12 Shkurt 2021, 10:342 qarqet më të prekura nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit janë Shkodra dhe Durrësi. Situata në këto 2 zona paraqitet problematike. Lumi Erzen dhe Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe toka bujqësore.
-
-
Investimet mjedisore për Mesdheun kalojnë nga Shqipëria
12 Shkurt 2021, 10:11Nëse ka dy çështje globale vërtetë të rëndësishme, janë ato mjedisore dhe klimaterike. Për herë të parë Shqipëria e ka rastin të marrë vendime që do t’i përcaktojnë politikat rreth tyre.
-
Kolegu i tij i kap me 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e në shtëpi, Kalo: Korrupsioni i ngjyrosur blu, rozë e mavi, por çuditërisht nuk zbulohet
12 Shkurt 2021, 10:07Ironik ka qenë në reagimin e tij mjeku Tirtan Kalo, sa i përket arrestimi të kolegut të tij Edvin Priftit dhe shumave të mëdha të parave që iu gjet në shtëpi dhe zyrë.
