Kronikë
-
28 Janar 2020, 14:39
-
SPAK dhe Dibra 'ping-pong' me dosjen 184! Hetimi për korrupsionin zgjedhor në Dibër mbetet 'jetim'
28 Janar 2020, 14:32Prokurorët e Dibrës refuzojnë të hetojnë dosjen 184 e cila lidhet me korrupsionin zgjedhorë gjatë lokaleve 2017. Ndërsa pas vendimit të tyre për ta rikthyer në SPAK, prokuroria e posaçme e ka ridërguar në Dibër duke urdhëruar prokurorët atje ta hetojnë këtë proces pasi është kompetencë e tyre.
-
Korçë/ I zuri tokën e varrit që kishte blerë për babanë, 42-vjeçari me probleme mendore vret me sëpatë shitësin e bananeve! Merret në mbrojtje familja e autorit
28 Janar 2020, 14:27Një konflikt që kishte nisur pesë vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë).
-
-
Vrau çiftin e kushërinjve, gjirokastriti dënohet me burgim të përjetshëm
28 Janar 2020, 13:20Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në lagjen "Palorto" në Gjirokastër, ne tetor 2017, ku shkak kanë qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri.
-
Hakerat në interes të Turqisë valë sulmesh në Europë, Reuters: 'Viktimë' edhe Shqipëria
28 Janar 2020, 13:14Një valë sulmesh mbi ministritë, ambasadat dhe organizatat në Europë janë kryer nga hakera për interes të Turqisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters e cila thotë se mbi 30 organizata janë sulmuar, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria, por jo në infrastrukturë që ka informacione të klasifikuara.
-
SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit mbi rrëmbimin e Jan Prengës
28 Janar 2020, 12:57 -
Njoftimi i plote i Policisë së Shtetit për pengmarrjen e Jan Prengës
28 Janar 2020, 11:20 -
-
Konfirmohet në detyrë kryetari i Apelit të Gjirokastrës Dritan Banushi
28 Janar 2020, 12:43Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë sot kryetarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.
-
-
Ekspozitë me punimet e grave të dënuara, ministrja Gjonaj i ‘liron’ për disa orë (FOTO)
28 Janar 2020, 12:32Ajo tha se institucioni i Kavajës dhe “Ali Demi” janë një arritje dhe shembull i mirë për një trajtim të individualizuar, shkollim dhe rehabilitim për të dënuarit që qëndrojnë në këto institucione dhe se drejtësia e re për të miturit është një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë.
-
Atentati ndaj Inez Hajrullës në Lungomare, ekstradohet nga Italia një prej 'qitësve'
28 Janar 2020, 12:17Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, ose siç thiret ndryshe me emrin "Suljoti", i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën në 10 maj 2019 në Vlorë. Tre personat e mësipërm janë pjesë e celulës së dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.
-
Vrau shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza, Xhevdet Leçini merret i pandehur
28 Janar 2020, 12:18Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet për Xhevdet Leçinin, personin që vrau me armën e gjahut 33-vjeçarin Marjus Ismailin.
-
-
Njohja e lejeve të drejtimit shqiptare në BE, Rama: Në shkurt vijnë ekspertët gjermanë! Në Greqi procedurat drejt parlamentit
28 Janar 2020, 11:28Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë shqiptarët që duan që patenta e tyre e drejtimit të makinës të njihet edhe në BE. Kështu Gjermani dhe Greqia janë drejt njohjes së lejeve të drejtimit shqiptare. Kryeministri Rama ka thënë se Greqia për pak do të shqyrtojë në Parlament procedurat ndërsa për sa i përket Gjermanisë, në muajin shkurt do të vijnë ekspertët për të shqyrtuar procedurat.
-
Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli
28 Janar 2020, 11:23Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për pengmarrjen në Kamëz. 11 ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz policia arreston 5 të dyshuar dhe shpall në kërkim Altin Hajrin, pronarin e resortit "Goldon" në Shijak, ku do të mbahej peng 49-vjeçari, ndërsa policia ka krijuar bindjen se pengu është vrarë, por trupi ende nuk është gjetur. Policia arrestoi Leonard Hajrin (vellanë e Altinit), të dënuar më parë, babain e tyre, Bajram Hajri, kushëririn, Elton Hajri, një anëtar të familjes Hajri (me inicialet F.XH. që u kap sonte në mbrëmje) dhe shokun e tyre Olsi Turja, të pestë bashkëpunëtorë në krim. Motiv i rrëmbimit dyshohet të jetë bërë vëllai i Prengës, Astrit Prenga, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në Angli. Makina me të cilën u mor peng iu vodh një këngëtareje në Kombinat.
-
Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në të gjitha pikat kufitare, tre ditë më parë në portin e Durrësit u ndaluan dy kinezë (VIDEO)
28 Janar 2020, 10:51Pas përhapjes së koronavirusit të ri, autoritetet shqiptare kanë nisur masat e sigurisë për të evituar mbërritjen e tij në vendin tonë.
-
Kërkoi 'lirinë' nga arratia, Gjykata rrëzon kërkesën e Agim Kajmakut për heqjen e masës së arrestit dhe nis gjykimin
28 Janar 2020, 10:53Kajmaku kërkesën për heqjen e kësaj mase e ka bërë nga arratia. Shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa në seancë e Kajmakut dhe avokatit.
-
Dhunonte gruan me të cilën po divorcohet dhe kërcënonte djalin e mitur, arrestohet 40-vjeçari nga Lushnja
28 Janar 2020, 10:37Një 40-vjeçar me iniciale A.Th. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se përndiqte bashkëshorten etij B.Th 40-vjeçe nga Fieri.