Kronikë
-
Në vendin e tij është emëruar Lorenc Meta, i cili më parë ka qenë zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, por edhe në disa pozicione në drejtorinë qendrore.
1 Prill 2019, 18:55 -
Pak minuta para transmetimit, humb kontaktet moderatorja e emisionit 'Pa Gjurmë'
1 Prill 2019, 18:53Pak minuta para emisionit "Pa Gjurmë" që transmetohet në orën 19:00 në Report Tv, moderatja Odeta Dume, ka humbur kontaktet me redaksinë.
-
Ishte dhuratë nga Vatikani, vidhet këmbana e kishës në Lezhë (VIDEO-FOTO)
1 Prill 2019, 18:21Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa është vjedhur nga persona të paidentifikuar gjatë natës.
-
Po vinte nga Shqipëria, bllokohet makina me kanabis në Greqi, pranga shoferit
1 Prill 2019, 16:35Sekuestrohet një tjetër sasi kanabisi në kufi me Greqinë. Sot janë bllokuar mbi 91 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.
-
Sherr mes të rinjve në Maliq, një i plagosur, prangoset autori
1 Prill 2019, 16:27Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pas një konflikti me një 23-vjeçar. I arrestuari është U.Z. 26 vjeç ndërsa L.H. 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec po hetohet në gjendje të lirë.
-
Vrasja e Mihalit, Dejvi Bitraj pranon krimin, tre të rinjtë e tjerë kërkojnë pafajësi
1 Prill 2019, 16:17Në konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kërkuan gjykatës t'i shpallte të pafajshëm.
-
Vdes në spital xhaxhai i Ariela Muratit, u vetëvar në burg
1 Prill 2019, 16:03Ndërron jetë në spitalin e Traumës i dënuari Bujar Murati. 38-vjeçari ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.
-
I grabitën 60 mijë $ kambistit, dëshmia e autorit: Ja kush na shtyu dhe si më hodhi shoku nga motori
1 Prill 2019, 15:31Të arrestuarit, njëri nga të cilët është autor i grabitjes, teksa tjetri është në kërkim dhe tre të tjerët që u prangosën më pas si bashkëpunëtorë do të qëndrojnë në qeli. 35-vjeçari Elvis Tafa i arrestuar në flagrancë ditën e premte ka zbardhur emrin e shokut me të cilin realizoi grabitjen dhe përgatitjet që kishin bërë.
-
Punime në Rrethrrotullimin e Kamzës, ARRSH: Nga data 3 prill qarkullim i reduktuar
1 Prill 2019, 15:12Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton fillimin e punimeve për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës, në segmentin rrugor Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër. Punimet do të fillojnë që nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00 .
-
U përplasën nga makina teksa kalonin rrugën/ Gruaja vdes në spital, rëndë burri
1 Prill 2019, 15:03Një automet e përplasi atë, së bashku me bashkëshortin, Fatmir Cekën, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Bashkëshorti i saj ndodhet në trajtim intensiv në Spital.
-
Situata e zjarreve në vend/ Xhaçka: Akte vandalizmi, u ngjajnë sulmeve të tritoleve
1 Prill 2019, 14:16Olta Xhaçka ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ajo tha se pavarësisht se temperaturat janë të ngjashme me ato të vitit të kaluar, vatrat e zjarrit kanë qenë plot 243, ndërkohë që vjet nuk kishte asnjë vatër zjarri.
-
Ambulanca me shpejtësi...Del nga rruga në Maminas /FOTO +VIDEO
1 Prill 2019, 13:49Një ambulancë që vinte nga qyteti i Vlorës, është aksidentuar në Maminas.
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, rrëzon murin rrethues të godinës pranë Gykatës penale
1 Prill 2019, 12:36Një automjet i drejtuar nga një person në gjendje të dehur është përplasur ditën e djeshme me murin rrethues të godinës së shërbimit të provës të Ministrisë së Drejtësisë, pranë Gjykatës Penale në Tiranë.
-
Ndryshimi i FRIKSHËM/ Biznesmenë 'me pushtet' po shkaterrojne Malin Ivan në jug të Shqipërisë!
1 Prill 2019, 12:12Mali Ivan, një ndër më të bukur në Korçës, tashmë është i zhveshur nga gjelbërimi. Tashmë i duken vetëm gërryerjet që ka pësuar për shkak të guroreve.
-
Kuvendi ndryshon anxhendën, PD përgatitet për protestë
1 Prill 2019, 11:55Seanca plenare dhe protesta e opozitës të parashikuara për ditën e enjte do të mbahen ditën e mërkurë. Pas ndryshimit të axhendës nga Kuvendi, edhe PD ka nisur punën për të njoftuar militantët e saj për zhvillimin e protestës të mëkurën dhe jo të enjten siç ishte njoftuar më herët nga liderët e saj.
-
IKMT prish furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë
1 Prill 2019, 11:43Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Fushë-Krujë. Në mbështetje të Inspektoratit të Mjedisit, IKMT filloi sot prishjen e furrave të gëlqeres.
-
Rama prezanton projektin e bibliotekës digjitale: Sharlatanët doktor shkencash po marrin më qafë studentët
1 Prill 2019, 11:37Eshte prezantuar sot ne Tirane Biblioteka digjitale universitare ulibrary.rash.al një tjetër kërkesë e plotësuar e studentëve.Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e “pedagogëve sharlatanë doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë.
-
Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm/Kreu i KLP: Do e kemi emrin para korrikut
1 Prill 2019, 11:27KLP ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Pokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre.
-
Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës, priten letër porositë nga Gjermania dhe SHBA
1 Prill 2019, 10:49Hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla do të zgjasin deri në qershor. Vendimi u mor ditën e sotme, pasi Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë e cila kishte kërkuar kohë për hetimet pasi priten letërporositë nga Gjermania dhe SHBA.
-
Krimi në Shkodër/ Fjalët e ndjera të Voltana Ademit: Ndihem e frikësuar...sapo ka filluar - E PLOTË
1 Prill 2019, 10:31Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë publikisht para ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të policisë, se ndihet e frikësuar nga bandat e krimit. "Sapo ka filluar" tha - ajo. "Nuk duhet t'i lëmë të hanë kokat e tyre. Të bashkëpunojmë për të parandaluar krimin". Ministri Lleshaj vlerëson komunikimin e sinqertë të kryetares së Bashkisë: "Krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë. Bashkë do i kthejmë dinjitetin Shkodrës".
