Kronikë
-
Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, gjashtë ditë pas atentatit në mblikalimin e Shkozetit, ku mbetën të plagosur, së bashku me Landi Muharremin, të fortin e Sukthit. Para se të punonte shofer i prokurorit, Andi Maloku ka qenë efektiv policie në komisarin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor, Andi Maloku do të festonte ditëlindjen, ku do të mbushte 24 vjeç.
7 Nëntor 2019, 18:54 -
-
-
-
Meta jashtë loje, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese
7 Nëntor 2019, 17:57Sot ishte afati i fundit për Presidentin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Kushtetueses, ja çfarë ndodh më tej, kreu i KED që akuzohet nga kreu i shtetit ishte i vetmi që kërkoi shpalljen fajtor të Metës për videoskandalin me Dritan Priftin.
-
Gjenden lekët e grabitura në postën e Krujës, 3 autorët me mina me telekomandë, armë me silenciatorë dhe makina e targa të vjedhura (VIDEO)
7 Nëntor 2019, 17:54Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe grabitjeve me dhunë dhe armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.
-
Emërohet shefi i ri i sigurisë së lartë në Drenovë (EMRI)
7 Nëntor 2019, 17:46Sërish rotacion në postet drejtuese në burgje. Mësohet se Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar shefi i burgut të sigurisë së Lartë në Drenovë.
-
Meta nuk dekretoi anëtarin e Kushtetueses/ KED: Dorëzimi i dokumenteve sipas radhës që dikton Kushtetuta
7 Nëntor 2019, 17:18Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar anëtarin e dytë Gjykatës Kushtetuese. KED njofton se i ka përcjellë presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidatëve.
-
-
Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake në luftëtare të ISIS pasi ra në dashuri me rekrutuesin e saj nga videot në internet
7 Nëntor 2019, 16:40Urdhër arrestimi i lëshuar për Valbona Berishën, një nënë e familjes shqiptare që banonte në provincën e Lecco e cila në dhjetor 2014 braktisi burrin dhe dy vajzat e saj për tu bërë luftëtar të huaj dhe martohej me një terrorist maqedonas
-
Shpëtimi i Alvinit/ Deputeti në Report Tv: U vërtetua që mund të tërhiqen dhe shqiptarët e tjerë! Indiferenca e shoqërisë civile, absurde (VIDEO)
7 Nëntor 2019, 16:35Deputeti i opozitës në Kuvend, Andi Përmeti, i cili inicioi interpelancën me ministrinë e jashtme për rastin e Alvinit, tha se ka pasur më herët disa informacione se "diçka po lëvizte", për këtë arsye ka kërkuar që qeveria të japë "llogari" për 11-vjeçarin në kampin famë keq.
-
Lleshaj rrëfen për Report Tv rrugëtimin për shpëtimin e Alvinit dhe jep lajmin e mirë për fëmijët e tjerë shqiptarë në kampin e ferrit
7 Nëntor 2019, 16:08me shpëtimin e Alvinit, ka shumë mundësi të buzëqeshin edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë të cilët në rrethana që ata nuk i kanë zgjedhur, disa prej tyre të rrëmbyer nga prindërit që i janë bashkuar ISIS, ndodhen në kampin ferr, të konsideruar burgun që kanë në pushtetin e tyre kurdët.
-
-
Ekskluzive/ Si u pasurua Ndoja, nga i pastrehë dhe pedagog tek 'Kristali' në pronar i 23 shtëpive, dy lokaleve dhe disa garazheve
7 Nëntor 2019, 15:08Të gjitha lëvizjet në pasurinë e prokurorit që iu bë atentat tek rrethrrotullimi i Shkozeti, kur hyri në sistemin e drejtësisë kishte vetëm pagën dhe një benz ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë, si u pasurua në vitet 2008 dhe 2016
-
-
Lirimi i Alvinit, Meta: Lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur
7 Nëntor 2019, 14:53 -
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjenden gjurmë në dy palë syze në makinën e atentatorëve, drejt arrestimit autori i dytë
7 Nëntor 2019, 14:24Disa minuta ndjekje nga pas fiksuar nga kamerat e sigurisë në autostradën Durrës-Tiranë si dhe dy palë syze të harruara në bordin e makinës së atentatorëve, kanë zbuluar përfshirjen e Redjan Rrajës si dhe një personi të dytë tashmë në prag të arrestimit.
-
U bllokuan pas rrebesheve të shiut, nis pastrimi i rrugëve në qarkun e Kukësit
7 Nëntor 2019, 12:26 -
-