Kronikë
-
Gjyqtarja Alma Brati kishte probleme me pasurinë të cilën nuk e justifikonte, ndërsa gjyqtari Artan Zeneli në 10 vite kishte siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri.
11 Janar 2019, 19:55 -
Ngujimi/ Grupi i studentëve debatojnë me rojet e sigurisë tek Inxhinieria
11 Janar 2019, 19:56 -
Grabitja e armëve në Pashaliman/ Shtabi i Forcave të Armatosura: Hetim administrativ, do dalin përgjegjësit e ngjarjes së shëmtuar
11 Janar 2019, 18:37SHPFA dënon aktin por siguron se ky rast nuk ka dëmtuar sigurinë e Forcës Detare. Shtabi i Përgjithshëm shton se para përgjegjësisë do të vihen të gjithë individët përgjegjësë, duke mos përjashtuar as efektivët e Forcave të Armatosura.
-
-
Lindi fëmijën e 8-të/ Flet nëna që u transportua me helikopter në Tiranë: Jam në gjendje të mirë bashkë me foshnjën
11 Janar 2019, 17:55Rozina Kurti nga Burreli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 mes vështirësive të shumta. Ajo është transportuar me helikopter në Tiranë ku lindi dhe djalin e saj. Report Tv u interesua për gjendjen e saj. Deri ditën e fundit të shtatzënisë, Rozina ka qenë duke mbledhur dru në pyll.
-
Banorët e Astirit në ditën e 69-të të protestës/ Konfliktohen me policinë, shoferët kërkojnë lirimin e rrugës
11 Janar 2019, 17:29Banorët kanë replikuar edhe me përfaqësuesit e Policisë së Shtetit që ndodheshin në protestë. Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.
-
Skadimi i kartave të identitetit/ Dyndje qytetarësh në njësinë 3 dhe 4 në Tiranë, Zyrat e Gjendjes Civile të hapura edhe në fundjave
11 Janar 2019, 17:03Drejtori i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj apelon që qytetarët të jenë të durueshëm. Doracaj thotë se qytetarët duhet të paraqiten për të rinovuar dokumentet me kuponin e blerë tek Posta Shqiptare dhe me dokumentin e vjetër identifikues. Doracaj tha se qytetarët që nuk do të rinovojnë kartën nuk do të marrin asnjë shërbim në zyrat e shtetit. 1.4 milionë shqiptarëve iu skadojnë kartat në 15 dhe 31 janar, 6 muaj para zgjedhjeve lokale.
-
-
Raporti për drogën/ “Call Center” dhe korrierë shqiptarë për kokainën në Europë
11 Janar 2019, 16:21Grupet kriminale në Europë tashmë po përdorin Call Centerat e vendosura në Ballkan dhe në Spanjë për të shpërndarë kokainën. Sipas raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drograve shqiptarët po luajnë rolin e korrierit për shpërndarjen e kokainës.
-
Transformohet blloku i banimit “Frederik Shiroka”, Veliaj: E nisëm me marshin e pestë, fokusi te ndërhyrjet në periferi
11 Janar 2019, 16:29Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më të mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë.
-
Kërkuan heqjen e arrestit të shtëpisë/ Gjykata refuzon kërkesën e dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko
11 Janar 2019, 16:06Dy ish- deputetët e PS, kërkuan heqjen e masës nga Gjykata. Ndoka dhe Çuko u arrestuan në tetor të 2018-ës, ndërsa Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të ndryshonte masën nga arrest me burg në arrest shtëpie më 15 nëntor. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko për “korrupsion pasiv”.
-
Kërkonte seks në këmbim të vendimeve gjyqësore, Krimet e Rënda lënë në burg gjyqtarin Roland Hysi
11 Janar 2019, 15:47Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burgë edhe psikologen seksere Elona Mecani. Seanca zgjati dy orë. Gjyqtari dhe sekserja akuzohen për korrupsion pasiv dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve". Hysi ka mohuar përmbajtjen e videos. Ai ka thënë në Gjykatë se përgjimet pa vendim gjykate nuk mund të jenë provë.
-
Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike, arrestohen dy të rinj në Pogradec
11 Janar 2019, 14:31Dy persona të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike janë vendosur sot në pranga nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me njësitë operacionale të Drejtorisë vendore të policisë së Korçë.
-
Masakra e Elbasanit/ Lleshaj: Policia po punon për të zbuluar autorët
11 Janar 2019, 14:41Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për herë të parë edhe për masakrën e Elbasanit. Ministri tha se policia po heton për të zbuluar autorët. Lleshaj paralajmëron lëvizje në radhët e Policisë. Lleshaj ka komentuar edhe situatën në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë në e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar.
-
Digjitalizimi/ AMA shtyn afatin deri në 1 shtator 2019 për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën
11 Janar 2019, 14:35E parashikuar për në datën 15 janar 2019, digjitalizimi për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës është shtyrë për në datën 1 shtator 2019 për shkak se nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2
-
Vidhen 3 automatikë dhe 3 granata në Pashaliman, prangosen 5 ushtarakë
11 Janar 2019, 14:16Grabiten armë në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Brenda në depon e armëve janë grabitur 3 armë automatike, 3 granata dhe një sasi municionesh luftarake. Ende nuk dihet se si grabitësit janë future në ambientet e këtij reparti ndërkohë që vijojnë hetimet nga policia ushtarake.
-
Kukës, i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë, familjarët e 50-vjeçarit të sëmurë apel për ndihmë
11 Janar 2019, 13:56Për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe reshjeve të dendura të dëborës një 50 vjeçar i sëmurë në fshatin Tërshenë të Kukësit, ka kërkuar ndihmën e ambulancës për ta transportuar në spital pasi ndodhet i bllokuar.
-
FOTO/Liqenet e Komanit dhe Fierzës nën 'pushtetin' e akullit dhe dëborës
11 Janar 2019, 13:46 -
Protesta, Rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim, shtyhet afati për tarifën
11 Janar 2019, 13:41Rektorati i Universitetit të Tiranës është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur t'u bëjë thirrje studentëve të rikthehen në auditore për të nisur procesin mësimor, duke iu garantuar edhe të drejtën e tyre për të protestuar. Gjithashtu, rektorati njofton edhe shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve.
-
Shpallet fituesi për aeroportin e Kukësit, investimi 8 milion euro me koncesion
11 Janar 2019, 12:55Është shpallur fituesi i garës për aeroportin e Kukësit. 'Global Technical Mechanichs' dhe 'Bami” sh.p.k janë dy kompanitë fituese të shoqërive që në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO do të punojnë për rikonstruksionin dhe administrimin e aeroportit në një periudhë koncensionare 35-vjeçare.
