Kronikë
-
Zjarri ka përfshirë fshatin Derven në Krujë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
8 Mars 2019, 16:01 -
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkesë SHBA-së: Më hiqni nga lista e zezë
8 Mars 2019, 15:31Ish kryeprokurori Adriatik Llalla kontrakton lobues në Amerikë për ti hequr atij dhe familjes emrin nga lista e zezë e departamentit të shtetit, ku një vit më parë atyre ju ndalua hyrja në SHBA. ReportTv zbardh kontratën e cila prej katër ditësh është bërë publike në internet nga kompania Sher Tremonte e cila deklaron se ka nisur prej 15 shkurt 2019 lobimin në interes të Llallës.
-
Një grua në krye të Hipotekës Sarandë
8 Mars 2019, 14:43Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë, është emëruar sot drejtuesi i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë.
-
Nisin kontrollet anti-kanabis të Policisë së Shtetit, aksion në sera, stalla e magazina (VIDEO)
8 Mars 2019, 13:53Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për parandalimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Në sajë të kontrolleve të kryera në ambiente të mbyllura, sera, magazina etj, nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
-
Sukth, 18-vjeçari me motoçikletë përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar
8 Mars 2019, 13:47Një i moshuar ndërroi jetë pasi u përplas nga një motoçikletë, teksa ishte këmbësor në rrugë.
-
Lirohen protestuesit e opozitës, Balliu: Me revolta bie regjimi i Ramës
8 Mars 2019, 13:33Prokuroria ka liruar të gjithës protestuesit e opozitës që u arrestuan pas protestës 5 Marsit pasi nuk ka prova se ata kanë ushtruar dhunë.
-
Bie në rrjetën e vettingut Arqile Koça...kishte konkuruar edhe për kryeprokuror
8 Mars 2019, 13:10Nuk justifikoi pasurinë për disa apartamente dhe një truall në zonën e Linzës, vettingu shkarkon nga detyra prokurorin Arqile Kocaj. Kocaj prej afro 1 viti drejtonte në prokurorin e përgjithshme Zyrën e Marrëdhënieve me jashtë ndërsa konkurroi për tu bërë edhe kryeprokuror pas largimit të Adriatik Llallës.
-
Gratë e Astirit protestë në 8 Mars, i bashkohen edhe ish-deputetet e opozitës (VIDEO)
8 Mars 2019, 12:02Gratë e Astirit kanë zgjedhur që të protestojnë në datën 8 Mars. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe ish-deputetet e opozitës.
-
8 Marsi ndryshe/ Rama 'harbohet' me gratë e Fierit: Mos më shqyeni (VIDEO)
8 Mars 2019, 11:41Edi Rama ndodhet sot në Fier ku ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga gratë në këtë qytet. Ai ka ftuar të gjitha gratë dhe zonjat në kërcim.
-
Biseda e përgjuar me shokët që futi në kurth Stresin...zyrtarisht i pandehur!
8 Mars 2019, 11:22Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj, dhe e ka dërguar dosjen në Gjykatë
-
Falsifikoi dokumente për "rrëmbimin"e dyqanit, gjykata 6 muaj burgim shkrimtarit
8 Mars 2019, 11:18Qëllimi për tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”, ka sjellë dënimin me 6 muaj burgim të shkrimtarit Agron Çalliku, për akuzën e “Falsifikimit të vulva, stampave dhe formularëve”.
-
Dënohet me 10 vite burg për mashtrim dentistja Olesia Duka
8 Mars 2019, 11:13Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”, është dënuar nga gjykata me 10 vite burgim. Dy seanca më parë, gjatë dhënies së pretencës prokurori i çështjes Madrid Kullolli, ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen e transformuar në mashtruese.
-
Vranë dhe murosën vlonjatin në vilën luksoze, arrestohen 4 italianë /Historia
8 Mars 2019, 10:41Policia italiane në (Provincë e Monzas) arrestoi katër persona italianë, pasi akuzohen për vrasjen dhe më pas murosjen në një vile luksozë të shqiptarit Astrit Lamaj, ngjarje e zbuluar rreth dy muaj më parë.
-
Salianji thirret në Prokurori për çështjen 'Babale': Denoncova një trafikant, por i pandehur jam unë
8 Mars 2019, 10:22Ervin Salianji është thirrur si i pandehur në Prokurori, pasi akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale. Pas daljes ai ironizoi duke thënë se denoncoi një trafikant dhe për këtë arsye është shpallur i pandehur.
-
Rama këngë e valle me gratë e Fierit, PD e pret me protesta (VIDEO)
8 Mars 2019, 09:50Kryeministri Rama shkoi sot në Fier për të festuar me gratë e këtij qyteti, por PD e priti me protesta. Pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë vijoi festën me gratë e vajzat, duke mos folur për politikën, por duke kërcyer me të ftuarat e qytetit.
-
Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e Ervin Matës
8 Mars 2019, 09:57Këtë të premte, Prokuroria e Tiranës ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervin Matën. Gjykata dha më 4 mars, masën "detyrim paraqitje" duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.
-
Krimi në familje në Korçë, djali: Nuk e kam vrare unë nënën, vdiq vetë (FOTO)
8 Mars 2019, 09:50Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Korçës për 54-vjeçarin Nesim Demollari, i cili akuzohet se ditë më parë vrau në banesën nënën e tij të moshuar, 84-vjeçaren Nazime Demollari. Duke pretenduar pafajësi, djali thotë se e ushqente nënën e tij, ndërsa gjatë dëshmisë thekson se ajo për shkak të moshësh bënte veprime të pandërgjegjshme, madje shpesh herë e thërriste në emër tjetër.
-
Dhunimi i mjekut në Lezhë/ Bluzat e bardha ndërpresin punën: Ndihemi të rrezikuar (VIDEO)
8 Mars 2019, 09:36Mjekë dhe qytetarë në qytetin e Lezhës kanë dalë në protestë në shenjë solidariteti, një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambientet e spiatlit të Lezhës, nga i afërmi i një pacienti.
-
Një supergrua shqiptare humb jetën në vigjilje të 8 Marsit
8 Mars 2019, 09:28Këtë 8 mars, e ka nisur duke ndezur një qiri. Një qiri në kujtim të një njeriu të veçantë, një supergruaje, siç deputetja Mimi Kodheli e ka quajtur Narina Sulçeben, mjeke dhe specialiste në fushën e ORL-së.
-
E RËNDË në Lushnje, kamioni merr para 53-vjeçarin me biçikletë, vdes në spital
8 Mars 2019, 08:31Një 53-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Lushnje-Fier.