Kronikë
-
Në qytetin e Sarandës është shmangur një tragjedi, pasi u një fëmijë 3-vjeçar ka rrezikuar të bie nga kati i nëntë i pallatit më të lartë në qendër të qytetit bregdetar, 15-katësh.
13 Mars 2019, 12:01 -
Arta Marku: Politika ndërhyn të drejtësia sa herë i preken interesat! Vettingun nuk duhet ta shohim si ndëshkim
13 Mars 2019, 11:52Arta Marku u takua sot me përfaqësues të drejtësisë në qytetin e Shkodrës ku foli për kushtet e punës së tyre gjatë vitit të kaluar të cilat sipas saj kanë qenë të ndikuara nga vettingu. Marku tha se vettingun nuk duhet ta shohin si ndëshkim por si një mënyrë për të vënë në vend dinjitetin e tyre. Lidhur me politikën, ajo tha se polittikanët kanë ndërhyrë në çështjet e drejtësisë sa herë i janë prekur interesat.
-
Protestuesi me tepsi dhe kazan që di 3 gjuhë të huaja: Duan t'na çojnë në konflikt civil për të dytën herë (VIDEO)
13 Mars 2019, 11:26Protestuesi Dilaver Nela ka zgjedhur të protestojë ndryshe duke vënë në kokë një tepsi ndërkohë që në dorë mban një kazan, duke shprehur se kjo politikë e ka mendjen vetëm të kazani dhe lugët dhe nuk mendojnë për popullin.
-
U përdor si platformë nga protestuesit e PD-së, rrapi do të zëvëndësohet me ulli (FOTO)
13 Mars 2019, 11:03Rrapi përpara parlamentit i cili është përdorur nga protestuesit e PD do të shkulet për t'u zëvëndësuar me një ulli.
-
Lushnjë/ Fermerët në protestë, derdhin bidona me qumësht në rrugë (VIDEO-FOTO)
13 Mars 2019, 10:46Blegtorë dhe fermerë nga Lushnja, Fieri e Berati kanë protestuar sot pranë fshatit Savër kundër ndryshimit të sistemit të tatimit për produktet blegtorale. Ata kanë derdhur qumështin në rrugë në shenjë proteste, duke u shprehur se ulja me 14 % e normës së kompensimit ndaj grumbulluesve i penalizon pasi nuk kanë ku shesin produktet.
-
Përplasja tek 'Petro Nini'/ Rikthehet në detyrë efektivja e Shqiponjave
13 Mars 2019, 09:06Një ditë pasi i thanë se do të pezullohet nga detyra për shkak të përlasjeve të banorëve, policisë dhe përmbarimit tek ndërtesa te "Petro Nini", sot, efektivja e repartit Shqiponja që jeton në këtë banesë me një kalvar gjyqësor për pronësinë, ka marrë lajmin e mirë. I kanë komunukuar se do të rikthehet në punë.
-
Shuhet ëndrra për lirim, Viktor Ymerit i vjen nga Italia dënimi me 24 vite burg
13 Mars 2019, 08:03Dajës së Edison Harizaj i kishin mbetur dhe tre vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Durrës
-
Këndi i Ekspertit/ Amnistia për tokat me Ligjin 7501, afatet dhe dokumentet e aplikimit
13 Mars 2019, 07:59Gjergji Begaj sqaron se cilat janë taksat e kamatvonesat që falen për mosregjistrimin e pronave dhe mënyrën e aplikimit
-
BE shpall listën e re të parajsave fiskale, përfshin edhe Emiratet
13 Mars 2019, 07:5628 ministrat e Ekonomisë dhe Financave të Bashkimit Evropian kanë shtuar dje në një “listë të zezë” të vendeve që pastrojnë para të pista edhe 10 të tjerë, ku, për habit ë të gjithëve, tani figurojnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
-
I hoqën dënimin e përjetshëm, gjyqtarët e Dajtit kundërshtojnë sekuestrimin e telefonave e parave
13 Mars 2019, 07:47Dy gjyqtarët e Apelit Vlorë e Shkodër, që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin dhe e dënuan atë me 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, i janë drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda me kërkesa për kundërshtimin e vendimit të sekuestrimit të aparateve telefonike.
-
Ligji i ri për burgjet, si do të përcaktohen të dënuarit e rrezikshëm për t'u izoluar
13 Mars 2019, 07:37Ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë që do të propozojë izolimin total të të burgosurve të rrezikshëm, 22 kategoritë që do verifikohen për arratisje dhe drejtim të bandave nga burgu Ndryshimi/ Të dënuarit do të komunikojnë me mediat
-
Pas Korçës Basha mbërrin në Dibër/ Një grup njerëzish i del në pritje
12 Mars 2019, 23:55Pas Korçës Basha mbërin në Dibër, ku ditën e nesërme do të takojë qytetarët dibranë për ti ftuar të marrin pjesë në portestën e paralajmëruar të 16 marsit.
-
OST punime në Vlorë/ Ja zonat që nuk do të kenë energji elektrike në datat 13 dhe 15 mars
12 Mars 2019, 23:11Operatori i Sistemit të Trasmetimit njoftim për abonentët e Vlorës: Në datat 13 dhe 15 mars do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të planifikuara.
-
U shkarkua pas përplasjes te 'Petro Nini'/ Zbulohet posti i ri i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës
12 Mars 2019, 22:15Ai u shkarkua zyrtarisht ditën e djeshme me argumentin se policia nuk ishte efikase në ngjarjen ku banorët u përplasën me përmbarimin te 'Petro Nini'.
-
Peshkopi, u rikthye paradite në punë, mësuesja shkarkohet pasdite nga drejtoresha
12 Mars 2019, 20:30Mësuesja e gjuhës Angleze në gjimnazin “Said Najdeni” të Peshkopisë, Fatbardha Miftari e cila u bë objekt mediatik për shkak të protestave që zhvilluan maturantët si rezultat i transferimit të saj, është përballur me një tjetër befasi.
-
'U ofrova 300 mijë euro dhe banesë'/ Pronari i truallit te 'Petro Nini' sqaron konfliktin me dy familjet: E vërteta ime
12 Mars 2019, 20:32Aleksandër Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i pronarit të truallit te 'Petro Nini' sqaron të gjithë historikun e pronës nga sekuestrimi në 1939, te vendimi për kthimin në 1995. E ndërsa shpjegon marrëveshjen që u ka ofruar dy familjeve, ai tregon edhe arsyet se përse e mori një vendim të tillë. "Shfaqa anën njerëzore për ti ndihmuar, pasi janë mashtruar nga shteti, por refuzuan marrëveshjen" thotë biznesmeni Gavoçi. Pas vendimit të formës së prerë nga Apeli, Përmbarimi tentoi zbatimin, por u përplas me dy familjet, që sot dorëzuan dosjen në Gjykatën e Lartë.
-
Babai u vrau nënën, fëmija në Ballsh: Dua të rri me dajën
12 Mars 2019, 20:09Në seancën e sotme është degjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologes dhe kujdestares. Pas tragjedisë së vrasjes së nënës së saj dhe tezes ajo jeton nën kujdestarin e fshatit SOS por ka kërkuar të jetojë me dajën dhe gjyshërit nga e ëma.
-
Kapet shqiptari me 22 kg heroinë në Itali
12 Mars 2019, 19:07Shqiptari i arrestuar është 31-vjeç me inicialet M.A. 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut. 18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia
-
Dosja Miri/ Kërkohet 1.8 vite burg për sekserin e të dënuarit që ndërhyri te gjyqtari i Apelit
12 Mars 2019, 18:42Shkëlqim Miri favorizoi të dënuarin për vrasje Gentian Dodën për të rifituar lirinë. Buci, mik i ngushtë me të dënuarin ndodhet në paraburgim pasi u ekstradua pak kohë më parë. Të mërkurën pritet të paraqesë argumentet e mbrojtjes dhe gjykata të dalë me vendim.
-
Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, vdes 37-vjeçari
12 Mars 2019, 18:13Një 37-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi automjeti me të cilin po udhëtonte si pasagjer ka dalë nga rruga në autostradën Lushnje-Fier. Ai ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës.