Kronikë
-
Prej vitesh banorët e lagjes "Barrikadë" në qytetin e Beratit janë të detyruar të bashkëjetojnë me ujërat e zeza që vërshojnë në rrugicat e kësaj lagjeje, si pasojë e amortizimit tubacioneve nëntokësore. Banorët shprehen se ky problem vijon prej vitesh dhe se asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë për ti dhënë fund këtij problemi.
30 Mars 2019, 22:21 -
Tiranë/ Bie nga lartesia duke punuar në stadium, punëtori vdes në spital (EMRI)
30 Mars 2019, 21:36Një 40-vjeçari, Naim Idrizi ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia në stadiumin Arena Kombëtare. Ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë.
-
Shoqëroi në komisariat Berishën në vitin 2000! Kush është kryepolici i ri i Shkodrës
30 Mars 2019, 20:21Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka emëruar në krye të Policisë së Shkodrës, Niko Brahimajn. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.
-
Gjirokastër/ Konkurenca e pandershme, shoferët në protestë
30 Mars 2019, 20:43Në ditën e katërt të protestës së tyre shoferët në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere. Ata shprehen se kjo situatë do të vijoje deri në momentin që Ministria e Transportit do të pezulloje lejen për linjat që punojnë pa kriter.
-
Vrasja e dyfishtë/ Sandër Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës
30 Mars 2019, 19:42Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj.
-
Lirohen shtatë protestuesit e opozitës (EMRAT)
30 Mars 2019, 17:22Shtatë protestuesit që u shoqëruan nga policia pas protestës së opozitës në datë 28 Mars, janë lënë të lirë nga Policia nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.
-
Zyrtari i Bashkisë së Mirditës i thyen celularin qytetarit: Mos filmo
30 Mars 2019, 17:06Një incident ka ndodhur ditëm e sotme në Kurbnesh, pak para nisjes së takimit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me banorë të zonës. Një zyrtar i bashkisë së Mirditës i ka thyer celularin një qytetari që po filmonte.
-
Kryemadhi nis fushatën për zgjedhjet lokale?!
30 Mars 2019, 16:37Monika Kryemadhi ishte ditën e sotme në Lushnjë ku vizitoi një serë të hapur nga Arditi dhe Pashka, dy të rinj që pas përfundimit të studimeve kanë vendosur t'i kthehen jetës në fshat.
-
Arrestohet 28-vjeçarja laçjane, shpërndante kokainë për klientë në Tirana! Pranga dhe 5 djemve
30 Mars 2019, 15:58Në finalizim të operacionit të koduar "Stafeta", dyshohet se GJ.D 36 vjeç nga Laçi në bashkëpunim me 4 të arrestuarit e tjerë tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.
-
Memaliaj/ Sekuestrohen 50 kg drogë, pranga 29-vjeçarit
30 Mars 2019, 15:16Gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit ku u sekuestruan 50 kg drogë, është vënë në pranga një person dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
-
Edhe ministri Lleshaj shkon në Shkodër pas atentatit
30 Mars 2019, 15:11 -
Noka: Shqipëria digjet, Edi Rama krihet
30 Mars 2019, 14:59 -
Vrasja në Shkodër/ Spahia: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?!
30 Mars 2019, 14:53 -
-
Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër/ Reagon opozita
30 Mars 2019, 14:41Ish-deputetët demokratë fajësojnë Policinë e Shtetit dhe qeverinë e kryeministrit Rama, jo vetëm për ngjarjen e sotme por për të gjitha vrasjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në vend.
-
Arrestohen tre bashkëpunëtorë të grabitjes së kambistit në Tiranë /EMRAT
30 Mars 2019, 14:33Krahas autorit të arrestuar dje nga ndërhyrja e një polici rrugor, blutë e Tiranës arrestuan tre bashkëpunëtorë. Elvis Berisha 37 vjeç, Xhoni Dido 23 vjeç të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe Blenard Hoxha 27 vjeç u vunë sot në pranga nga policia në kuadër të një operacionit të koduar "Valuta".
-
Balluku me banorët e Mirditës: Anulohet ndërtimi i dy HEC-ve në lumin Urakë
30 Mars 2019, 14:28Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulojë ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuar për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone, të cilët shqetësimet e tyre, sa i takon ndërtimit të këtyre dy HEC-eve, e kishin adresuar në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.
-
Brahim Bilali i dekoruar nga Presidenti Nishani, ja motivacioni
30 Mars 2019, 14:23 -
-
Voltana Ademi: Atentati duhet të tmerrojë Ramën! Artan Hoxha: Kryebashkiakja nën presionin e grupeve kriminale
30 Mars 2019, 13:36Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi atentati i dyfishtë sot në Shkodër është një ndër ngjarjet më të rënda të vitit, dhe sipas saj duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë për të kthyer vëmendjen nga situata e rendit në Shkodër që është ende në dorë të bandave.