Kronikë
-
Policia e Vlorës, ka arrrestuar këtë të martë 3 persona të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat penale 'tentativë për vrasje me paramendim në bashkëpunim', armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të kryera në kohë të ndryshme në këtë qytet.
29 Janar 2019, 11:02 -
Pas Juridikut, edhe studentët e Shkodrës duan që t'i rikthehen mësimit: Kanë bllokuar fakultetin me dhunë (VIDEO)
29 Janar 2019, 11:09Amel Pervizi, një prej studentëve të parë që nisën protestën në Shkodër është shprehur se protesta po keqorientohet dhe nuk janë të ngujuarit ata që duhet të vendosin nëse studentët duhet të vazhdojnë apo jo mësimin.
-
Prokurori i Antimafias në Tiranë: Kriminelët shqiptarë i pastrojnë paratë e drogës këtu, ja si ti godisni
29 Janar 2019, 10:47Ministria shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho. ''Në rast se të ardhurat e organizatave kriminale do të ishin ri-investuar te gjitha në Shqipëri, mafia do të kishte mundësinë të bëhej investitori kryesor në këtë vend dhe kjo – tekstualisht – “do të ishte e frikshme në mënyrë të dëshpëruar''. deklaroi Cafiero.
-
Situata e Motit/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdormi zinxhirëve
29 Janar 2019, 10:19ARRSH ka informuar mbi situatën e motit, nisur nga kushtet e përmirësimit gjatë 24 orëve të fundit në segmenetet rrugore në pjesën më të mirë të vendit dhe akset të cilat janë të kalueshme me zinxhirë,në zonat malore në rajonin verior dhe në jug të vendit.
-
Tërhiqet nga gara për Kushtetuesen, Ardian Dvorani shpjegon arsyet për Report Tv
29 Janar 2019, 10:18Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ai ka shpjeguar arsyet e vendimit. “Tërhiqem për t’i dhënë përparësi Kushtetutshmërisë. Tërheqja është e parevokueshme” deklaroi ai.
-
Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë nesër procesin mësimor te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'
29 Janar 2019, 10:10Duke filluar që nga ora 14.00 e kësaj të mërkure, studentët e Fakultetit të Drejtësisë do ta zhvillojnë procesin mësimore në ambientet e gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Gjatë një takimi që ata kanë patur sot me dekanin Artan Hoxha u është konfirmuar se mësimi do të nisë në ambientet e një prej gjimnazeve të Tiranës, i cili Report Tv mëson se do të jetë pikërisht “Petro Nini”.
-
‘Anëtari i KLP-së sigurims‘/ Prokurori Bujar Sheshi kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Nuk është e vërtetë, po goditem me qëllim
29 Janar 2019, 09:58Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi ka kallëzuar në prokurorinë e kryeqytetit Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) që drejtohet nga Gentiana Sula.
-
Rrjedhje gazi/ Helmohen 18 gra në fasoneri në Durrës, njëra shtatzënë, spitali: S’janë rëndë (Inspektorati gjobit dhe pezullon firmën)
29 Janar 2019, 09:44Helmohen 18 gra të një fasonerie në Durrës. Punonjëset e rrobaqepësisë janë paraqitur në spital me marrje mendsh dhe këputje trupi. Sipas policisë shkak i helmimit të punonjëseve në fasonerinë Albastar ka qenë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në të njëjtën fasoneri.
-
Balluku takim me homologun gjerman në Berlin/ Altmaier: Inkurajojmë investimet gjermane në energji
29 Janar 2019, 09:19Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku zhvilloi një vizitë me ftesë të Bundestagut në Gjermani , ku u takua me homologun gjerman Peter Altmaier, i cili konfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane për rritjen e bashkëpunimit dhe rritjen e investimeve gjermane në sektorin enegjitik në Shqipëri.
-
AKU bllokon 41.7 ton banane të prishura, erdhën nga Kosta Rika
29 Janar 2019, 09:31Bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura. AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.
-
Grabitja e bankës në Tepelenë, policia lokalizon autorin përmes telefonit, ndjekje me helikopter (VIDEO)
29 Janar 2019, 09:2735-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, i maskuar, armatosur dhe i veshur me rroba ushtarake kërcënoi dje rreth orës 15:10 punonjësit e bankës duke grabitur 500 mijë lekë.
-
I riu në Tiranë thyen masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, braktis makinën pas ndjekjes, por arrestohet
29 Janar 2019, 09:08Denoncohet nga qytetarët, në pranga 24-vjeçari, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte thyer urdhërin e gjykatës "Arrest shtëpie".
-
‘Shkaqe të arsyeshme’/ Vettingu shtyn për në datë 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda
29 Janar 2019, 08:26Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda në datë 5 shkurt. Në njoftim nuk jepet arsyet e shtyrjes, por kujtojmë që KPK-ja konstatoi probleme me pasurinë në seancën dëgjimore, ndërsa ditët e fundit opozita e ka sulmuar.
-
Prokuroria e Posaçme/ 33 veprat penale që i hiqen SPAK-ut, kompetencat që i mbeten
29 Janar 2019, 07:33Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë reduktuar veprat penale në kompetencë të Byrosë dhe Prokurorisë së Posaçme, u mbeten veprat penale të korrupsionit dhe shkeljet me tendera
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme
29 Janar 2019, 07:24Lexoni titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Pamjet filmike/ Vrasja për një karikues e Marvi Mihalit, gjykata bën kthesën e papritur
29 Janar 2019, 07:29Gjykata e Tiranës ka bërë dje kthesën e madhe dhe ka vendosur të administrojë pamjet filmike të vrasjes së tmerrshme të të riut Marvi Mihali. Kërkesa për marrjen e kësaj prove ishte paraqitur nga prokuroria, por avokatët kishin kundërshtuar me argumentin se nuk ndryshon asgjë në proces.
-
Lirimi i të kërkuarit/ Policia zhduku emrin e Naser Gashit nga çdo komunikatë
29 Janar 2019, 07:22Si u fsheh ngjarja e rëndë në Kukës, që liroi trafikantin e drogës nga Kosova Naser Gashin. Në komunikatën e datës 18, 19 dhe 20 tetorit 2018 policia e Kukësit nuk e ka raportuar në asnjë rresht arrestimin e kosovarit të kërkuar Naser Gashi. Ky mos raportim ka ardhur edhe si pasojë e lirimit të shpejtë të Gashit nga qelia, pasi në datën 18 tetor policia e Kukësit ka ekzekutuar vendimin e lirimit të firmosur nga prokurorja.
-
I kërkonte italianes marrëdhënie seksuale duke shantazhuar me foto intime, 25-vjeçari shqiptar bie në kurth, vendoset në pranga
28 Janar 2019, 21:51Njohja virtuale mes të dyve nisi më shtator 2018 në rrjetet sociale, ku 30-vjeçarja i ka dërguar shqiptarit fotografi të pjesëve intime, pas komunikimeve të vazhdueshme. Në këto foto dalloheshin tatuazhet e saj të cilat do t'i zbulonin menjëherë identitetin tek bashkëshorti, në rast se ky i fundit do t'i shihte.
-
Ngritja e SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë
28 Janar 2019, 19:32Teksa fton prokurorët që të mos hezitojnë të bëhen pjesë e SPAK për të kontribuar për një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional dhe që mishërojnë këto ideale, ambasada e SHBA publikon edhe kriteret e nevojshme për t'u zgjedhur prokuror i kësaj strukture. Tre janë emrat e zyrtarizuar si kandidatë të SPAK, Besnik Muçi, Klodian Braho dhe Anton Martini. SPAK do të ketë 15 anëtarë.
-
Kukës/ Zjarr në konviktin e nxënësve, shkak djegia e kabllos së energjisë elektrike, nuk ka të lënduar (VIDEO)
28 Janar 2019, 19:09Zjarri ka rënë mbrëmjen e së hënës në godinën e konviktit “20 dëshmorët”.