Kronikë
-
Për arrestimin e tij në qytetin e Lezhës kanë mbërritur dy furgona të forcave RENEA.
21 Tetor 2018, 22:23 -
Nga vrasja e marshallit italian te prostitucioni dhe droga/ Historia e grupit Avdyli nga Shijaku
21 Tetor 2018, 22:10Mbrëmjen e sotme janë arrestuar vëllezërit Avdyli në Shijak së bashku me 20 persona të tjerë, ndërsa në kërkim është edhe Lul Berisha, i cili dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.
-
Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS, vjen reagimi nga PD, Strazimiri: Lapsuse adoleshence dhe këto?
21 Tetor 2018, 21:48Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një status në Facebook, thotë se këto janë disa nga arrestimet për të cilat kryeministri Edi Rama, i konsideronte thjesht si “lapsuse adoleshentësh”.
-
Profil/Kush është Lulzim Berisha, ish-kapoja e bandës së Durrësit
21 Tetor 2018, 21:47Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998.
-
Kush është Klement Balili, ish-drejtori i LSI që mediet greke e prezantuan si ‘Escobarin’ e Ballkanit
21 Tetor 2018, 21:3943-vjeçari u prezantua nga mediet greke si ‘Escobari i Ballkanit’, ndërkohë që në Shqipëri ai rezultonte si një drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transporteve
-
Brenda hotelit luksoz “Germany” në Durrës, pronë e të fortëve të Shijakut që u goditën nga policia (Foto)
21 Tetor 2018, 20:39Hotel “Germany” është një nga pronat e familjes Avdyli, 4 anëtarët e të cilës kanë rënë në pranga vetëm pak minuta më parë. Më poshtë ju sjellim një fotogaleri ku mund të shikoni ambjentet luksoze të këtij hoteli.
-
RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Sarandë, në kërkim të Escobarit të Ballkanit, Klement Balili (VIDEO)
21 Tetor 2018, 20:43FNSH dhe RENEA ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, duke rrethuar fshatin Stjar, ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klement Balili. Vijon operacioni për arrestimin e tij.
-
Ekskluzive/ Urdhër arresti për Lul Berishën, ish-kapoja e bandës së Durrësit arratiset
21 Tetor 2018, 20:33Vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, ndërkohë që Report Tv mëson se pjesë e kësaj dosje ka qenë edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.
-
Trafik heroine, goditen të fortët e Shijakut, arrestohet koka Astrit Avdyli me vëllezërit
21 Tetor 2018, 19:50Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.
-
Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS, vjen reagimi i parë nga opozita
21 Tetor 2018, 19:47Pas arrestimeve të dy ish-deputetëve të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili shprehet se Rama veprat e tij penale i mbyll me falje në Facebook.
-
Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste që u arrestuan do të qëndrojnë në qeli të ndara VIP
21 Tetor 2018, 19:21Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko janë arrestuar pasditen e sotme. Mësohet se dy të arrestuarit do të qëndrojnë në qeli të ndara VIP, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
-
Skandali me pronat, arrestohet ish-deputeti i PS, Arben Ndoka me vëllanë/ VD-EKSKLUZIVE
21 Tetor 2018, 18:20REPORT TV transmetoi LIVE momentin e arrestimit të ish-deputetit dhe dërgimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë me akuzën e ndikimit në tjetërsimin të pronave në qarkun e Lezhës.
-
Arrestimi i ish-drejtorit të Burgjeve, Rama: Keqardhje për Çukon, por ne jemi me drejtësinë
21 Tetor 2018, 18:08Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Shefi i qeverisë shpreh keqardhjen për arrestimin e ish-deputetit të PS, por shton se është në krah të drejtësisë, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë.
-
Arrestimi i Çukos, Ministria e Drejtësisë: I çuam prokurorisë provat për korrupsionin në Burgje
21 Tetor 2018, 17:56Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Dikasteri i drejtuar nga Etilda Gjonaj, që është edhe Koordinatore Kombëtare e Task-Forcës Antikorrupsion shprehet se Çuko u shkarkua në datë 3 shtator nga detyra për keqmenaxhim të burgjeve dhe dyshimeve për korrupsion.
-
‘Po ike në Gjermani do vras veten’, vogëlushja i lutet nënës së saj me lot në sy
21 Tetor 2018, 17:26E vogla Samanta i është lutur nënës së saj që të mos largohet më në Gjermani, ashtu siç bënte çdo tre muaj, vetëm për t’u siguruar fëmijëve të saj kushte normale jetese. Rudina u ka kërkuar falje fëmijëve të saj dhe u premton se nuk do të largohet më.
-
Ryshfet 3 mijë € për leje dhe transferimin e të dënuarve, arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Çuko/ U zbulua nga përgjimet
21 Tetor 2018, 17:27Arrestohet nga policia ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.
-
Historia e Arta Kacabunit, shqiptarja e dëbuar nga Italia për terrorizëm, si rekrutonte gra për ISIS nën nofkën ‘Alina’
21 Tetor 2018, 17:20Arta Kacabuni, e ashtu quajtur Alina, ishte e njohur për policinë që prej vitit 2015, si pjesë e një hetimi që çoi në arrestimin e 10 ekstremistëve islamikë
-
Laboratori i heroinës, Report TV rikthehet në Has, banorët: Në fshat vinin shumë makina me targa të huaja
21 Tetor 2018, 17:12Rikthehet qetësia në fshatin Brenog të Hasit, atje ku 3 ditë më parë policia zbuloi një laborator heroine dhe sekuestroi 250 kg heroinë dhe opium. Banorët tregojnë se nuk kanë pasur dijeni për laboratorin deri në momentin që ndërhyri policia.
-
Sherr mes të rinjve në Burrel, plagoset aksidentalisht 20-vjeçari
21 Tetor 2018, 16:59Policia njofton se i riu që është plagosur aksidentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Itali, humbet kontrollin e motorit dhe përplaset me kangjellat, vdes i riu shqiptar (EMRI)
21 Tetor 2018, 16:27Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në orët e para të ditës së sotme. Viktima është Kledis Gixhari 18-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në Pistoia rreth orës 03:30 minuta.