Kronikë
-
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dorëzuar sot detyrën Kryeprokurores së re të Përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit mori sot zyrtarisht detyrën e kryeprokurores, pasi u zgjodh nga mazhoranca me 69 vota, në seancën e një dite më parë, e cila u shoqërua me tensione të forta nga opozita.
VIDEO
FOTO
19 Dhjetor 2017, 09:32 -
'Opel'-in plot kanabis, kapet
19 Dhjetor 2017, 08:58
trafikanti në Vlorë, ja emri
Policia e Vlorës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një 51-vjeçar. Ky i fundit u kap gjatë aksionit "Ndjekja", ku në makinë ju gjetën 77 kg kanabis.
VIDEO
-
Dy javë pa punë,naftëtarët e
19 Dhjetor 2017, 09:21
Ballshit në protestë:Na paguani,ose..
Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë protestuar para uzinës. Punëtorët e uzinës kërkojnë pagën e një muaji, si dhe të 12 muajve gjatë të cilëve kanë qenë të pasiguruar. Ata kanë kërcënuar se nëse nuk paguhen, do të kalojnë në protesta të tjera.
VIDEO
-
Dëbora 'pushton' Dibrën,trashësia
19 Dhjetor 2017, 08:56
mbi 40 cm,lëvizja me zinxhirë
Dëbora e ka ‘pushtuar’ mbrëmjen e kaluar Qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra. Reshjet më të dendura të dëborës janë në Peshkopi dhe Bulqizë, të cilat janë zgjuar nën petkun e bardhë me trashësi deri në 10 cm.
VIDEO
FOTO
-
Acar në Tiranë,bllokohet nga
19 Dhjetor 2017, 08:30
ngrica rruga Qafë Kashar-Rinas
Moti i acartë ka përfshirë gjithë vendin, ku ngricat kanë depërtuar nëpër rrugë, duke sjellë shumë probleme. Temperaturat ekstreme kanë prekur edhe kryeqytetin, i cili është ‘zgjuar’ thuajse i ngrirë.
VIDEO
-
Drogë në Mal të Zi, kokë e
19 Dhjetor 2017, 07:28
trafikut biznesmeni shqiptar
Policia e Malit të Zi ka vënë në pranga 11 persona, gjatë operacionit të koduar “Trik” ose “Mashtrimi”, i nisur prej një viti. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 928 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 1.7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike.
-
VD/Francë, dhunimi i 23- vjeçarit
18 Dhjetor 2017, 23:23
shqiptar në burg,miqtë:Ka vdekur
Një 23- vjeçar i cili është në një spital të Francës, ku pas dhunimit që ka pësuar në burgun që mbahej për shkak se ishte arrestuar për mungesë dokumentesh është në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrimit
18 Dhjetor 2017, 15:14
Veliaj: Mirënjohje për emigrantët
Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit”, u çel sot në Tiranë ekspozita “Unë jam shqiptar”, kushtuar diasporës shqiptare. Ekspozita nisi me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës që shënoi valët e para të emigrimit të shqiptarëve, vijoi me ngulmimet arbëreshe në Italinë e Jugut dhe komunitetet e tjera në vende të ndryshme të botës.
VIDEO
-
Reshje intensive bore në Llogara
18 Dhjetor 2017, 20:46
Policia: Automjetet me zinxhirë
Reshjet e borës kanë filluar mbrëmjen e sotme edhe në jug të vendit tonë, ku e para që është prekur nga to është Qafa e Llogarasë.
-
Protesta, Report TV minutë pas
18 Dhjetor 2017, 19:30
minute transmetim me dron/VIDEO
Protesta e opozitës është sjellë nga Report TV minutë pas minute me filmime ekskluzive me dron. Gjithçka ndodhi gjatë protestës u dokumentua me filmime nga qielli ku tregohet e gjithë dinamika e përplasjes mes protestuesve dhe forcave policore.
VIDEO
-
Policia heq tre licencat e firmave
18 Dhjetor 2017, 19:15
të sigurisë 'Balili',i firmosi Çako
Pas hetimeve për pastrim parash, policia dhe prokuroria i kanë hequr licencat dy kompanive "security" në pronësi të Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
-
Pa letra, IMT do të shembë
18 Dhjetor 2017, 19:04
banesën, familja: Flijohemi
Banesa e familjes Hoxha pranë Ministrisë së Drejtësisë do të shembet pasi nuk ka dokumentacion të rregullt, ndërsa Drejtoria e Aluiznit nuk ka dhënë certifikatën e legalizimit pikërisht për këtë problem..
VIDEO
FOTO
-
Doktori në pleqëri mat forcat me
18 Dhjetor 2017, 12:35
Gardën,ja momenti i përplasjes
Ai tentoi të marrë fjalën për procedurë, por nuk u lejua nga gardistët, të cilët i shtyu me forcë, duke krijuar tensione të forta në sallën e Kuvendit.
VIDEO
-
Zef Brozi: Askush s’duhet lejuar
18 Dhjetor 2017, 18:37
të sabotojë Reformën në Drejtësi
Ish- kreu i gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi ka reaguar për sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
-
U thye siguria/Si futën deputetët
18 Dhjetor 2017, 17:12
flakadanët në Parlament?
Kjo është thyerja e parë e sigurisë së parlamentit me të tilla përmasa. Mësohet se Garda e Republikës që ka si detyrë ruajtjen e kuvendit, ka nisur një hetim se si deputetët e PD mundën të thyejnë masat e sigurisë.
VIDEO
-
Dhuna në protestë e opozitës
18 Dhjetor 2017, 16:58
Policia: Janë lënduar 6 efektivë
Policia ka dhënë bilancin e efektive të policisë të lënduar ditën e sotme gjatë protestës së opozitës. Policia e Shtetit bën me dije se janë lënduar gjashtë uniforma blu, tre të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, dhe tre efektivë të komisariatit Nr.1.
-
Dekriminalizimi,ReportTV zbardh
18 Dhjetor 2017, 16:39
formularin e Kryeprokurores
Report TV ka zbardhur formularin e dekriminalizimit për Kryeprokuroren e re, Arta Marku. Sipas formularit, Arta Marku, nuk ka bërë ndryshim gjeneralitetetsh si dhe nuk ka qëndruar më shumë se një muaj jashtë territorit të Shqipërisë.
-
FOTO/Përplasja me policinë
18 Dhjetor 2017, 16:07
gjakoset protestuesi i opozitës
Gjatë përplasjes midis protestuesve dhe policisë janë plagosur lehtë disa prej protestuesve. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv një protestues mbi 50 vjeç ka marrë plagë të lehta në kokë.
-
VD/Monika Kryemadhi humbet
18 Dhjetor 2017, 16:09
kontrollin, gjuan me çizme Ramën
Ne video duket deputetja Monika Kryemadhi teksa shkon drejt foltores duke përdorur sharje të rënda e më pas heq çizmet duke i hedhur në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk reagoi.
-
Bulqizë, rrëshqet nga furrnelli i
18 Dhjetor 2017, 16:02
galerisë së minierës, plagoset i riu
Një 27- vjeçar është plagosur gjatë ditës së sotme në ambientet e brendshme të një galerie kromi, pasi duke ngjitur shkallët e për tu futur në furrnellën e galerisë, ka rrëshqitur.