Kronikë

  • LSI ka vijuar akuzat e forta mbi mos funksionimin e radarëve të shtetit. Zëvendëskryetari i kësaj force politike, Luan Rama, shkruan se radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit, referuar përgjimeve të trafikantëve të drogës, të cilët thonin se kishin mikun e tyre te radarët.
  • Jul Deda bën 'paqe' me Bashkinë e
    Tiranës, rikthehet te këndi i lojërave

    Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ishte një nga ata që gati dy vite më parë u pozicionua krah opozitës, kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit më të madh të fëmijëve në kodrat e Parkut të Madh të Liqenit. 

  • Grekët në grevë, Kakavijë e
    Kapshticë dy ditë të bllokuara

    Një grevë urie do të zhvillohet prej mbrëmjes së sotme nga Dogana Greke në Kakavijë dhe kapshticë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Janë doganierët grekë, që kanë paralajmëruar grevë sot në orën 23:00 në Kapshticë deri të premten në orën 07:00 në Kakavijë. Shkak për këtë vendim të doganierëve është bërë paga e tyre, pasi kërkohet që ajo të rritet.

  • Trafiku i drogës, Prokuroria hetim
    pasuror Habilajve dhe të afërmve

    Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve të tij në Vlorë dhe rrethit të ngushtë familjar. Hetimet e prokurorisë po kryhen në bazë të ligjit anti-mafia i cili parashikon sekuestrimin e aseti të vënë nga veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit. 

  • Skandali i CEZ, Karaj: Padi
    Berishës e Metës,dëmi 39 mln €

    Eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Karaj, ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, pasi sipas tij, kanë shkaktuar dëmin ekonomik 39.5 mln euro. I njohur ndryshe dhe si njeriu  që zbuloi skandalin e privatizimit të kompanisë CEZ, Karaj ka njoftuar se ka përfunduar investigimin e plotë e të saktë të skandalit CEZ, duke dërguar në Prokurori padinë ndaj 7 personave. 

  • Akuza e fortë e ish-ministrit
    të LSI: Krimin e nxit qeveria!

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka fajësuar direkt qeverinë për krimin dhe mos dënimin e trafikantëve në vend. Duke dalë në mbrojtje të prokurorëve e gjyqtarëve, ish-ministri deklaron se ata nuk janë as drejtuesit dhe as organizuesit apo mbështetësit e trafikantëve, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë duhet ta kërkojmë te qeveria. 

  • ‘Habilajt’,mesazhi 'bombastik' i
    Demirajt: Ja kur filloi historia

    Demiraj flet për skandale në Policinë e Shtetit, teksa shkruan se e vëreta e atyre që drejtuan dhe mundësuan trafikun e drogës do të dalë shumë shpejt. Sipas tij, në shumë raste operacionet policore përfundonin pa rezultat për shkak se fikeshin radarët në QNOD. 
     

  • Norman: Anglia do sekuestrojë
    asetet kriminale të shqiptarëve

    Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman duke folur nga qyteti i Dibrës, ka deklaruar se 60% e shqiptarëve në Angli vijnë nga veriu i Shqipërisë, të cilët janë në vëmendje të autoriteteve britanike për krime të ndryshme. Duncan ka përmendur tre rajonet të cilat kanë më shumë emigrantë në Britaninë e Madhe.  VIDEO

  • Pronësia intelektuale, Shqipëria e
    118-a në botë,përkeqësohet çdo vit

    Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në raportin e këtij viti e rendit Shqipërinë në vendin e 118 nga 129 të ekzaminuara, për çdo vit që nga 2015 ku u përfshi për herë të parë në raport, me zbritje shkallësh sipas analizës së Alliance.

  • Danimarkë,ekzekutohet me armë
    zjarri i riu shqiptar, ja kush është

    Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Danimarkë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa viktimë ka mbetur 16-vjeçari Servet Abdija. Policia bën me dije se adoleshenti është goditur me disa plumba në rrugën Ragnhildagde, në Kopenhagen të Danimarkës, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

  • Sarandë, ju gjetën 16 gramë
    kanabis, arrestohet 24 vjeçari

    SARANDË- Një person, i identifikuar nga policia si Dh. Alikaj, 24 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ju gjet 16 gramë kanabis.

  • 'Habilajt', Xhafaj thyen heshtjen:
    Shumë shpejt rezultate konkrete

    Ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj, ka folur për herë të parë për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku trafikantët e drogës përmendin ish-ministri Saimir Tahiri si të implikuar në trafikun e drogës.Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Cështja i përket dretjësisë italiane/kur flet drejtësia, janë cëxhtje që i përkasin drejtësisë dhe nuk ka pse flet ministri.kam një vit që flas për ëktë dhe sic e keni parë  VIDEO

  • Aksidenti,policia:Viktima u rrëzua
    në rrugë.Qytetari:Mjeti me 90km/h

    “E pabesushme. Une kam qene ngjitur me te, as nuk eshte rrezuar dhe as nuk ka ndodhur tare tek medreseja si aksident. Shiferi ka qen mbi 90 km/h. E pabesushme. Gjithsesi shum flm prej Jush”

  • Durrës, kamioni përplas motorçikletën

    Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme, në flagrancë 66 vjeçarin Nazmi Çalliku, banues në shijak. Gjatë kohës që drejtonte mjetin, tip kamion Benz, në vendin e quajtur Xhafzotaj të Shijakut, ka përplasur një motorçikletë, pa targa, që drejtohej nga 26 vjeçari me iniciale E.K.,.

  • Deklarata e fortë e ambasadores
    Vlahutin: Dënoni trafikantët!

    Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, është treguar e ashpër ndaj shqiptarëve, teksa ka folur për trafikimin e qenieve njerëzore. Vlahutin iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dënojnë trafikantët, duke thënë se preken më shumë vajzat dhe fëmijët. 

  • Trafiqet njerëzore,Xhafaj:
    Kontrolle të rrepta në vend

    Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në vend, teksa paralajmëroi kontroll të rreptë në të gjithë vendin për të parandaluar trafikun. 

  • Dosja "Habilaj"/Ngarkesat e
    kanabisit nga Porto Palermo

    Banda e trafikut të drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duket se kishte lidhje të forta edhe me “sallën e radarëve në Durres”, prej ku informrohej për lëvizjet që duhet të kryenin mjetet e lundrimit në det, para dhe pasi ngarkoheshin me lëndë narkotike në brigjet shqiptare.  VIDEO

  • Korrupsioni në burgje, Krimet e 
    Rënda shtyjnë seancën për Zoton

    Shtyhet seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda për Artur Zoton, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve i akuzuar për korrupsion. 

  • Shfrytëzoi për prostitucion
    30-vjeçaren, kapet fieraku

    Një 34-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Erald Xhukiçi, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier.

  • Rinas,kapen 2 iranianë,donin të
    kalonin bashkëkombas në Gjermani

    TIRANE - Dy iranianë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë në Rinas disa shtetas të tjerë jashtë kufirit shqiptar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv