Kronikë
-
Dy fëmijë të Komunitetit Rom kanë marrë dy bluza në një dyqan tek ‘Tirana Fan Zone’ dhe kanë tentuar të largohen, por në momentet janë konstatuar nga rojet e sigurisë private që u kanë rimarrë bluzat. Ata janë këshilluar dhe më pas janë lënë të lirë. Për këtë ngjarje nuk është bërë kallëzim nga FSHF pasi nuk është parë e nevojshme. 2 Korrik 2016, 17:00
-
Fajtorë për vdekjen e foshnjës
2 Korrik 2016, 16:56
pezullohen 3 mjekë në ElbasanNjë foshnjë 1-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së mjekëve. Ngjarja ka ndodhur me 21 mars 2016 dhe sipas veprimeve hetimore të Prokurorisë ka rezultuar se nëse mjekët e Spitalit Pediatrik Elbasan, do të kishin kryer procedurat standarte të mjekimit fëmija do mund të ishte shpëtuar. Mbi bazë të këtyre akuzave gjykata ka vendosur masën ndaluese "pezullim nga detyra" për tre mjekë të Spitalit Pediatrik të qytetit, Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda.
-
Drejtoria e burgjeve shtron iftar
2 Korrik 2016, 16:43
për 51 agjeruesit e burgut të PeqinitNë kuadër të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, Drejtoria e Burgjeve në bashkëpunim me Komitetin Mysliman Shqiptar do të organizojë me 3 korrik në orën 19:00 shtrimin e një iftari për 51 agjeruesit e burgut të Peqinit.
-
Tre testet në Prill, në Rinas u
2 Korrik 2016, 15:57
futën tritol e armë të ftohta /PDFShqiptarja.com ka siguruar dokumentet ekskluzive ku zbulohet se në perimetrin e sigurisë të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mund të futen jo vetëm grabitësit sikur ndodhi dy ditë më parë por dhe tritol, thika, detonator dhe mund të çahet
rrethimi pa u vënë re nga askush. Dokumenti eshte derguar ministrise se Transportit dhe firmes koncensionarie TIA, por me sa duket nuk ka prodhuar asnje kundermase.
VIDEO
PDF/Raporti për testimet e fshehta në aeroport
Grabitja në Rinas, TIA: Asnjë koment
Skandal, si u la pa kamera porta ku hynë grabitësit dje në Rinas
Grabitja në terminalin e aeroporit, ja fotot e vendit ku autorët hynë brenda
Foto nga grabitja, autorët me paruke morën 995 mijë Euro
Zbardhet dinamika/ Si ndodhi grabitja në pistën e aeroportit
Skandali, Policia private njoftoi 10 minuta me vonesë grabitjen
-
Asgjësohen 1300 rrënjë kanabis
2 Korrik 2016, 15:34
në Kurbin, në pranga 2 personaPolicia ka arrestuar 2 persona për kultivim të 1300 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa. Të arrestuarit janë Dervish Droja, 24 vjeç banues në Fushë-Krujë dhe Kastriot Mera, 42 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
-
Vendimi, leje për zënien e hapësirave
2 Korrik 2016, 15:08
ja zgjidhja për shitësit në rrugëPërveç taksës, leje për zënien e hapësirave publike. Tregtarët ambulatorë do grumbullohen në një pikë, kush zë hapësirat dhe tregton pa leje do të marrë gjobë 20 mijë lekë.
VIDEO -
'Ventouris Ferries' nis sezonin turistik
2 Korrik 2016, 14:57
me koncert të muzikës shqiptareKompania e lundrimit Ventouris Ferries, e cila operon prej shume vitesh në linjën Bari-Durrës, e nisi sezonin veror me një koncert i cili u organizua në bordin e tragetit Rigel 2 i cili mbushi një vit që operon në këtë linjë.
VIDEO -
Video/ Fier, digjet lokali prej dërrase
2 Korrik 2016, 14:09
konstatohen vetëm dëme materialeNjë zjarr ka shpërthyer në një lokal druri në bregdetin e Darezezës. Inspektorë të ISHTI kanë mbërritur në Darezeze të Fierit, për të parë nga afër situatën në lokalin që u përfshi nga flakët. Pas verifikimit të kushteve inspektorët konstatuan se lokali prej dërrase është përfshirë nga flakët, por kjo nuk ka ndodhur për shkak te bomboles se gazit.
VIDEO -
Grabitja në Rinas, Prokuroria:
2 Korrik 2016, 12:08
Ja shkeljet e 5 të arrestuarveLënia hapur e dyerve të blindit me para, mos reagimi i patrullës së sigurisë ICTS në pistë dhe mos marrja e masave të sigurisë në portën e karburanteve dhe pse kishin dijeni për rrezikun që paraqiste siguria në këtë portë, janë ndër shkeljet e kryera nga zyrtarët e kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS dhe asaj të shoqërimit të parave ‘’Nazeri 2000”. Kjo situatë thotë prokuroria solli për pasojë grabitjen e cila mund të ishte parandaluar në rast të funksionimit të masave të sigurisë.
VIDEO
Grabitja në Rinas, TIA: Asnjë koment
Skandal, si u la pa kamera porta ku hynë grabitësit dje në Rinas
Grabitja në terminalin e aeroporit, ja fotot e vendit ku autorët hynë brenda -
Grabitja në Rinas,policia shpërblim
2 Korrik 2016, 13:58
30 mijë euro për informatorëtPolicia e Durrësit ka vënë shpërblim prej 30 mijë euro për të gjithë informatorët të cilët do të mund të çojnë në kapjen e autorëve të grabitjes së 995 mijë eurove në aeroportin e Rinasit.
-
Tiranë, pllaka e xhamit bie nga
2 Korrik 2016, 13:50
kati 8, qytetarët apel për ndihmëVetëm fati ka shpëtuar nga humbja e jetës dy banorë në qendër të kryeqytetit ku këtë të shtunë një vetratë xhami ka rënë nga kati i 8-të i pallatit pak centimetër larg tyre. Banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa shprehen se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe askush si ka ardhur në ndihmë.
VIDEO -
Velipojë, falsifikoi dokumentet e
2 Korrik 2016, 13:38
tokës, burg për ish-kreun e hipotekësGjykata e Shkodrës caktoi sot masën e sigurisë për 3 punonjësit e hipotekës që falsifikuan dokumentat për 15 mijë m2 në Velipojë. Sipas vendimit të Gjykatës i është dhënë masa 'arrest me burg' për ish-drejtorin Ilir Niklekaj, i cili është i shpallur ende në kërkim.
-
OSHEE në gatishmëri për sezonin
2 Korrik 2016, 12:50
turistik, ja numrat e kontaktit veri-jugOSHEE ka marrë masa për menaxhimin 24 orë pa ndërprehje të cilësisë së furnizimit me energji elektike në zonat turistike nga Velipoja në Ksamil. 500 punonjës do të jenë në gadishmëri për kontrollin dhe menaxhimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elekrike në të gjithë vendin. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elekrike gjithashtu ka publikuar një hartë me numrat e telefonit të çdo njesie që administron zonat turistike përgjatë vijës bregdetare.
-
Punimet në rrugën 'Sami Frashëri'
2 Korrik 2016, 12:12
Veliaj: Pagimi i taksave është investimPas vitesh të lëna në degradim, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për riparimin e trotuareve të rrugës “Sami Frashëri”, që lidh sheshin “Uillson” me Parkun e Liqenit, të cilat ishin kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Po ashtu, qytetarët që e frekuentojnë Parkun e Liqenit për të vrapuar apo shëtitur, kanë tashmë në dispozicion një rrugë me trotuare tërësisht të reja. Investimi i kryer nga Bashkia e Tiranës, u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti i PS, Pandeli Majko, dhe drejtues të njësisë administrative numër 5.
VIDEO -
Nishani dekorohet nga Forumi Crans
2 Korrik 2016, 11:01
Montana me Çmimin e FondacionitPresidenti i Republikës, Bujar Nishani u dekorua nga Forumi Crans Montana në një ceremoni të veçantë me Çmimin e Fondacionit për vitin 2016.
VIDEO
-
Tentuan të kalojnë në Kosovë 18
2 Korrik 2016, 10:36
afganë, kapen në Kukës trafikantëtPolicia e Kukësit ka vënë në pranga sot 6 persona të cilëve iu janë gjetur në automjetin e tyre 18 afganë të cilët kanë tentuar që ti kalonin në kufirin e gjelbër Shqipëri-Kosovë.
-
Legalizimet, ja pronarët që do
2 Korrik 2016, 08:44
të kompensohen nga ALUIZNI
PDF/Lista e pronarëve qe kompensohenJepen 143 milion lekë për pronarët e trojeve me ndërtime pa leje.
-
Vrasësi shqiptar me një këmbë do
2 Korrik 2016, 08:28
të dëbohet nga Britania e MadheNjë vrasës shqiptar me një këmbë, i pretendon se është azilkërkues nga Kosova, më në fund do të dëbohet nga Britania e Madhe pas 14 vitesh që jeton si lypës.
-
Kontrata në 2004, siguria e
2 Korrik 2016, 08:16
pistës detyrë e koncesionaritKontrata mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit, që administron aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit, ka të sanksionuar një klauzolë lidhur me sigurinë e këtij objekti
VIDEO -
Berat, përplaset nga makina dhe
1 Korrik 2016, 23:13
përfundon në kanal,vdes 80-vjeçarjaNjë 80 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat - Poliçan ne lagjen Uznove. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes ku Vezire Ozuni po kalonte rrugën për të ikur në shpi ka përfunduar në kanal nga goditja e makinës.
VIDEO