Kronikë

  • Deri tani ka qenë vetëm një klauzolë e shtuar, e pranuar nga ligji i ri për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë VIDEO
  • Prokurorët vendosin vetë për
    çështjet, dobësohen shefat

    Projektligji për prokurorinë ka një frymë të thellë drejt decentralizimit të punës hetimore.

  • “Fshesa” për kryeprokurorin, jo
    zyrtarë apo hetues i komunizmit

    Adriatik Llalla do të përfundojë mandatin e tij deri në vitin 2017, si pasojë e kompromisit politik dhe rekomandimit të Komisionit të Venecias, por pasuesi i tij do të kalojë në filtra më të fortë pas reformës në drejtësi. komisi

  • Kërkesa e gjyqtarit të Beratit për
    32-vjeçaren: “Bëhu dashnorja ime”

    Në seancën e parë gjyqtari Shyqyri Çobo pasi ka çeluar shqyrtimin gjyqësor dhe ka dëgjuar pretendimet e palëve ka caktuar një datë tjetër duke i kërkuar palëve që të marrin mbrojtës ligjor. Në seancën e dytë gjyqësore, kallëzuesja nuk ka qenë e shoqëruar me avokat. Pasi ka përfunduar kjo seancë, Shyqyri Çobo ka kontaktuar personalisht me Irma.T. dhe e ka pyetur se përse nuk kishte avokat mbrojtës. Ajo i ka thënë që nuk kishte mundësi financiare. Gjyqtari Shyqyri Çobo i ka thënë se do i gjente një avokat mbrojtës që të mos kushtonte shumë dhe gjithashtu i ka kërkuar numrin e telefonit, të cilin kallëzuesja ia ka dhënë. Gjyqtari i ka siguruar si avokat mbrojtës avokat A.S. Më pas, Irma. T. ka marrë kontakt me avokatin për të diskutuar rreth çështjes

  • 'Drejtësia' Izolohet Llalla, i hiqen
    nga duart dosjet e korrupsionit 

    Fati i dosjeve të rënda të korrupsionit dhe krimit elitar në Shqipëri nuk do të jetë më në duart e kryeprokurorit, Adriatik Llalla dhe as të pasuesit të tij të mundshëm, në krye të organit qendror të akuzës.  VIDEO

  • Kushtetuesja vendos në 12 korrik
    për mandatin e Shukri Xhelilit 

    Gjykata Kushtetuese vendos në datën 12 korrik për mandatin e Shukri Xhelilit i cili vuan dënimin në burg pasi i ka kërkuar favore seksuale një 20 vjeçareje për një vend pune

  • Përplasen dy makina tek rruga e
    Durrësit, plagoset një 37 vjeça

    Dy makina janë përplasur mbrëmjen e kësaj të mërkure tek rruga e Durrësit në kryeqytet. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i lënduar

  • Durrës, i riu e godet me grushta, 30
    vjeçari tenton ta vrasë me armë zjarri

    Një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen numër 12 të qytetit të Durrësit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi mes dy personave. Mësohet se policia ka prangosur Dorian Hasa 30 vjeç, i cili tentoi të vrasë më armë zjarri 26 vjeçarin R.P pas një konflikti për motive të dobëta.

  • Shkodër, tatimet gjobisin 3 mijë
    biznese e ente shtetërore

    Tre mijë subjekte janë gjobitur në Shkodër në një periudhë prej afro 1 viti e gjysëm nga drejtoria rajonale e tatimeve. Gjobat për bizneset e mëdha, të vogla por edhe entet shtetërore kanë nisur të vendosen që para një jave e deri tani kryesisht për shkelje të ligjit në mos deklarimin e të punësuarve për herë të parë, administratorëve apo personave të larguar nga puna si dhe të punësuarve të tjerë. Gjoba është 10 mijë lekë për një deklaratë ndërsa një biznes mund të ketë bërë deri në 50 deklarata thotë drejtori i vlerësimit në drejtorinë rajonale të tatimeve Adnan Bajrami.

  • Nxënësit nga Kukësi-Veliajt:Shkolla
    jonë e mjeruar, na merr në juridiksion

    Veliaj ka marrë një letër të pazakontë nga kolektivi i mësuesve dhe nxënësve të fshatit Morinë të Bashkisë Kukës. Pasi ata vlerësojnë punën që kryebashkiaku ka bërë në Tiranë, shpjegojnë situatën e mjeruar në të cilën ndodhet shkolla në të cilën presupozohet të jepet dhe merret dija. Të gjitha përpjekjet e këtyre njerëzve për të pasur një shkollë më të denjë nuk kanë marrë përgjigjen e merituar, ndaj ata i luten Veliajt t’i marrë nën juridiksionin e tij.

  • Shkodër, falsifikoi dokumente
    burg për ish-kreun e Hipotekës

    Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish drejtuesin dhe dy zyrtarëtë Hipotekës, një notere dhe tre të tjerë, të gjithë të dyshuar se në bashkëpunim kanë falsifikuar dokumente pronësore të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës.

  • UET dhe shoqata kulturore Vizart
    simpozium: Arti në epokën dixhitale

    Dixhitalizimi është tashmë një realitet i kohës dhe sfidës për t’iu përshtatur kësaj ‘ere’ të re nuk i shpëton dot as arti dhe kultura. Por, ndërsa bota ka ecur me hapa të shpejtë në këtë drejtim duke ofruar ture virtuale në muzetë më të famshëm në botë.

  • Tirana dënon sulmet terroriste
    rriten masat e sigurisë në Rinas

    Tirana Zyrtare ka dënuar sulmet terroriste në aeroportin e Stambollit "Ataturk", të cilët i morën jetën 48 personave. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, dënon me forcën më të madhe shpërthimet terroriste që goditën sërish Turqinë.
    Rinas, rriten masat e sigurisë pas atentateve në Stamboll
     

  • Gjykata e Lartë s'pranon rekursin
    Gilmando Dani mbetet në burg

    Pas Emiliano Shullazit dhe Blerim Shullazit Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg dhe për Gilmando Danin.
     

  • Rinas, rriten masat e sigurisë
    pas atentateve në Stamboll

    Menjëherë pas atentateve të mbrëmjes së të martës në aeroportin e Stambollit, Policia e Shtetit ka shtuar masat dhe kontrollet në pikat e kalimit kufitar. Masa të shtuara ka pasur veçanërisht në aeroportin e Rinasit, ku kontrollet me qen antieksploziv janë të shpeshta.  VIDEO

  • Sarandë, makina plagos rëndë
    7-vjeçarin, niset drejt Tiranës

    Një fëmijë është aksidentuar rëndë nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë rreth orës 12:33 në aksin rrugor Turizem – Kanali i Cukes. Sipas policisë fëmija 7 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë goditje në kokë.

  • Gjyqtari Çobo: Seks sipas
    kritereve të OKB, mesazhet hot 

    Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çoba, për rreth 3 muaj,  ka kryer mbi 300 telefonata në drejtim të 32-vjeçares I.T si dhe një numër të lartë mesazhesh me tekst. Shqiptarja.com ka siguruar edhe mesazhet që gjyqtari Çoba i ka drejtuar kallëzueses, e cila kishte hapur një proces civil divorci dhe gjyqtari i çështjes ishte pikërisht Shyqyri Çobo. Ndërsa në një tjetër mesazh, gjyqtari Çobo i shkruan 32-vjeçares se të ketë të dashur gjyqtar është luks.   VIDEO

  • Kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi merr
    çertifikatë mirënjohjeje në SHBA

    Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , Lefterije Luzi është vlerësuar me një çertifikatë mirënjohjeje në Konferencën Vjetore të organizuar nga IACREOT dhe NACRCE e cila u mbajt në Memphis, Tennessee SHBA. IACREOT është një nga organizatat më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 500 anëtarë aktivë, që përfaqësojnë organizatat dhe agjensitë lokale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Panariti: Investimet në blektori
    realizojnë reformën veterinare

    Edmond Panariti ka zhvilluar sot një vizitë në Mamurras ku pa nga afër një kompleks blektoral me kapacitet 1000 krerë. Kompleksi në pronësi të fërmerit Shpëtim Ndreca është me standarte bashkëkohore funksionon me cikël të mbyllur duke siguruar vet- përpunimin e ushqimit blegtoral për derrat në rritje, falë investimit në një fabrikë përpunimi dhe ushqimit për blegetori në bashkëpunim me një partner austriak.

  • Mbytja e 17-vjeçares në Kukës, ja
    si kujtohet në mbrëmjen e maturës

    Mbrëmja e maturës në gjimnazin e qytetit të Kukësit, ‘Havzi Nela” ka nisur ndryshe nga herët e tjera. Nxënësit e klasës ku ishte deri pak ditë më parë edhe 17-vjeçarja Erlinda  Asllanaj kanë shkuar në mbrëmje të veshur me të zeza dhe duke mbajtur në duart e tyre foton e shoqes së tyre që në mënyrë tragjike u largua nga jeta.
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv