Kronikë

  • Një kamioni mbushur me lëndë narkotike të llojit marijuanë me targa shqiptare është kapur nga polcia kufitare greke në vendin e quajtur Kallpaq pak kilometra larg doganës së Kakavisë.  
  • Lushnje, ish-anëtari i bandës së 
    Aldo Bares në pranga për plagosje

    Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me datë 12 qershor në Lushnje ku dy shtetas në bashkëpunim kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke goditur mbi 10 herë 36-vjeçarin pas një konflikti në një kompani bastesh.

  • 'Droga' pranga në Delvinë djalit 
    të tezes së Kelmend Balilit

    I arrestuari Petro allias Abedin Koçi është një emër i njohur në Sarandë dhe Delvinë. ​Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se Abedin Koçi është djali i tezes së Kelmend Balilit. Banesat e tyrë në Delvinë janë afër me njëra-tjetrën. Pikërisht kjo lidhje familjare dhe pazaret për trafikun e drogës, kanë bërë që Koçi dhe Balili të drejtojnë trafikun së bashku dhe të mbizotërojnë mbi grupet e tjera kriminale në vend, duke u bërë kështu njerëzit që kishin krijuar ekskluzivitetin e trafikut të hashashit nga Shqipëria në Greqi, Itali e më tej.

  • 15 llogaritë e gruas së Kastriot
    Islamit, Rinaldo Muça me 6 paga 

    Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Rinaldo Muça, deklaron pranë ILDKP të ardhura nga gjashtë burime të ndryshme.

  • Pasuritë/ Kryeaudituesit e KLSH
    marrin dhuratë vila 3-katëshe

    EKSKLUZIVE/ Makinat, bizneset dhe llogaritë e majme të njerëzve që kontrollojnë të gjitha institucionet  e shtetit. Muça me 6 paga, Kondakçiu apartament 120 m2 për 3 milionë lekë. Në kuadër të transparencës së pasurive të zyrtarëve dhe elitës drejtuese të vendit, Shqiptarja.com zbardh interesat financiare, për vitin kalendarik 2015  VIDEO

  • ''Rally Albania'' nis edicionin e 12-të 
    1,800 kilometra në terrene të thyera

    Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit ka nisur Rally Albania, garë që do të shtrihet për 1,800 kilometra nëpër terrenet e thyera të Shqipërisë. Eventi sponzorisohet nga Vodafone, ndërkohë që në garë marrin pjesë 120 motociklistë dhe 50 automjete nga 15 shtete.  VIDEO

  • Shoqata ‘Çamëria’: Ndeshjen tjetër
    tifozët me bluzën 'I love Chameria'

    Shoqata Çamëria ka reagur ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme Greke. Në një deklaratë për shtyp Athina ka dënuar shpalosjen e një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën cilën shkruhej se Greqia është fajtor për vrasjen e 100 mijë shqiptarëve në Çamëri

  • Nëna e vëllezërve Xhaka spektakël
    në tribunë, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

    Nëna e vëllezërve Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes sot gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër. E ulur në tribunën qendrore të stadiumit, nëna e Taulantit dhe Granitit ishte në fokus të objektiv të fotoreporterëve të cilëve s'u ka shpëtuar asnjë detaj. Ajo mbante veshur një fanellë gjysma e së cilës kishte flamurin shqiptar dhe gjysma atë zviceran.

  • Reforma tmerron gjyqtarët, KLD:
    kallëzim penal ndaj ministrit Tahiri

    Hapat e fundit të rrugëtimit dhe finalizimit të Reformës në Drejtësi po përjetohen me nervozizëm dhe panik nga armata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë më e madhe e të cilëve janë të pasigurt nëse do t’i mbijetojnë dallgës së reformës. Jo rastësisht, Unioni i Gjyqtarëve, Unioni i Prokurorëve, Këshilli i Lartë Drejtësisë dhe Presidenti i Republikës u rreshtuan që krye të herë kundër reformës, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, duket unifikuar qëndrimin me Sali Berishën. Nuk kanë munguar as përplasjet publike dhe shpërthimet në mbledhjet e mbyllura kundër amerikanëve dhe Brukselit, sikundër ishte edhe shpërthimi i Gjin Gjonit ndaj ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në një nga mbledhjet e KLD.

  • Banderola për Çamërinë, Athina
    notë proteste Shqipërisë e Francës

    Athina ka dënuar shpalosjen e një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën cilën shkruhej se Greqia është fajtor për vrasjen e 100 mijë shqiptarëve në Çamëri. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme greke, dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

  • Berisha foto bllof edhe me
    kombëtaren, ngatërron ndeshjen 

    Pas bllofit me fotot e kanabisit ne Shqipëri të cilat se ishin nëpër vende të ndryshme te botës dhe nuk kishin asnjë lidhje me vendin tonë, vjen gafa e radhës e ish-kryeministrit Berisha me fotot e kombëtares. 

  • Tifozët banderolë për Çamërinë
    në stadiumin e Lens: Gjenocid!

    Gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër e vlefshme për grupin A të finaleve të Kampionatit Europian të Futbollit në shkallët e stadiumit ka rënë në sy edhe një banderolë për Çamërinë. 

  • VIDEO/Rama pas ndeshjes Shqipëri-
    Zvicër: Gjynah! Meritonim barazim 

    Pas humbjes së Shqipërisë në ndeshjen me Zvicrën, Kryeministri Rama që e ka ndjekur ndeshjen live nga stadiumi ka postuar një video me një mbishkrim për kombëtaren. 
    Rama ka shkruar se është vërtet gjynah që nga kjo ndeshje të paktën meritonim një barazim.

  • Aksident në Tiranë, plagoset një
    fëmijë në gjendje të rëndë për jetën 

    Një aksident ka ndodhur në Tiranë pranë kryqëzimit ‘’Muhamed Gjollesha’’ ku ka mbetur i plagosur një fëmijë. Fëmija i plagosur është në gjendje të rëndë për jetën. 

  • 'Tirana Fun Zone' tifozët sfidojnë
    temperaturat për kuqezinjtë

    Temperaturat e larta nuk i kanë ndalur qindra mbështetës të kombëtares që janë mbledhur në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ në hapësirën ‘’Tirana Fun Zone’’ për të ndjekur përballjen e shumëpritur Shqipëri-Zvicër.  FOTO  VIDEO

  • Aksident në ''Rrugën e Kombit'
    humb jetën 51-vjeçari nga Kosova

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari nga Kosova dhe plagosjen e tre të tjerëve mes tyre një fëmijë 6 vjeç është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut.

  • Ministri Haxhinasto apel banorëve:
    Mos dëmtoni sinjalistikën rrugore 

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar përfundimin e punimeve të aksit rrugor Mbikalimi i Trenit- Ura e Mesit në qytetin e Shkodrës.Ministri tha se ky aks është shumë i rëndësishëm, pasi lidh qytetin e Shkodrës me gjithë zonën e Mesit. Ai theksoi se ndërtimi i kësaj rruge ka sjellë impakt pozitiv për zonën.

  • Qëlluan policinë në Elbasan, burg
    Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas

    Florenc Capja dhe Bledar Muça kanë mbetur në burg me një vendim të Gjykatës së Krimeve të rënda në kryeqytet. Të dy akuzohen se kanë qëlluar me armë ndaj policisë gjatë një aksioni të pak ditëve më parë në Elbasan, pranë resortit të fisit Çapja.  VIDEO

  • Video/ Shkatërrohet banda, kishte
    eksluzivitetin e trafikut të drogës

    Tre vite hetime kanë mjaftuar për të shkatërruar një nga grupet më të mëdha, që kishte eksluzivitetin e trafikut të hashashit në Shqipëri. Grupi që drejtohej nga Abedin ose Petro Koçi, ky i fundit një biznesmen i njohur në Delvinë dhe Sarandë,trafikonte gati 90 për qind të drogës që kultivohej në Lazarat. Ndërkohë për shkak të kërkesës së madhe, Koçi kishte lidhje me trafikantë të tjerë në Vlorë, Krujë, Tiranë, Tepelenë, të cilët grumbullonin drogë dhe më pas ia dërgonin atë në Delvinë Petro Koçit, i cili me njerëzit e tij e trafikonte hashashin në Itali dhe Greqi. Në disa raste, grupi ka trafikuar kokainë dhe heroinë..  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv