Kronikë
-
Një 57-vjeçar sirian nga Damasku u arrestua nga policia kufitare në Rinas, pasi ka udhëtuar drejt vendit tonë me disa mjete identifimi me gjeneralitete të ndryshme (karta identiteti, pasaporta dhe vizë angleze) të gjitha të falsifikuara. 25 Nëntor 2015, 11:07
-
Tiranë, traktori përplas për vdekje
25 Nëntor 2015, 10:23
50- vjeçaren, arrestohet drejtuesiNjë mjet tip traktor ka përplasur për vdekje një 50 vjeçaren me inicialet M.D në landfillin e mbeturinave në "Sharrë". Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, policia ka vënë në pranga 64 vjeçarin Kasëm Koçi.
-
Tiranë, falsifikonin detergjentë në
25 Nëntor 2015, 10:22
garazhin e pallatit, pranga 2 personaPolicia e kryeqyteti ka vënë në pranga dy persona pasi falsifikonin detergjentë në garazhin e një pallati, e më pas i shisnin në treg nën logon e kompanive të njohura. Vangjel Spiro, 46 vjeç dhe Blerim Abazaj, 44 vjeç janë dy të arrestuarit nga policia e cila i gjeti atyre një sasi prej 200 kg detergjentë të destinuara për shitje në tregun e brendshëm.
VIDEO -
Daily Mail: Videoklipi me ISIS i
25 Nëntor 2015, 09:55
këngëtares që terrorizoi shqiptarëtNjë këngëtare shqiptare ka përhapur panik mes shqiptarëve dhe institucioneve vendase pasi po xhironte një videoklip ku "militantë" të ISIS mbi makina kërcenin e këndonin.
Kështu e ka nisur artikullin britanikja "DailyMail" lidhur me këngëtaren Ronela Hajati -
Tritol makinës së drejtorit të spitalit
25 Nëntor 2015, 09:48
Pukë, Sulejmani: Nuk kam konflikteNjë sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të natës së mbrëmshme, në një garazh në qendër të qytetit të Pukës, në automjetin personal të drejtorit të spitalit.
-
Çështja 'Prenga', gëzhoja e vjetër
25 Nëntor 2015, 09:08
mbrojtja synoi të pushojë akuzatNjë gëzhojë e vjetër që është pretenduar nga avokatët e deputetit Armando Prenga se është gjetur në Fushë-Kuqe, pikërisht në vendin ku ndodhi përplasja e parë mes Prengës dhe anëtarëve të familjes Cali, për paksa ka futur në drejtim të kundër hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
-
Vlorë, kapen 128 kg marijuanë
25 Nëntor 2015, 09:01
me vlerë 120 000 €, arrestohen 3Një sasi prej 128 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është bllokuar nga policia e Vlorës në fshatin 'Trevllazër' mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacionit policia ka rrestuar shtetasit, Koci dhe Ermal Myrtaj, nga fshati Llakatund dhe Lisjen Alirajn banues në qytetin e Vlorës.
VIDEO -
Europol kap grupin çeko-shqiptar
24 Nëntor 2015, 22:22
trafikonin emigrantë në Britani8 persona pjesë e një grupi kriminal janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë në Evropë të drejtuar nga Europoli. Grupi merrej me trafikimin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Të arrestuarit janë me kombësi çeke dhe shqiptare.
-
Britani, 17-vjeçari shqiptar vritet
24 Nëntor 2015, 22:02
me thikë në Londër, s'dihet autoriNjë 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër pas një sherri mes të rinjsh. Mjekët luftuan për të shpëtuar Vako Kakon, por ai vdiq në vendin e ngjarjes në një rrugë në veri të Londrës.
-
Britani, 43-vjeçari shqiptar akuzohet
24 Nëntor 2015, 21:49
për përdhunimin e një vajze rumuneNjë shqiptar, pronar i një lavazhi akuzohet se ka përdhunuar për shumë kohë një vajzë nga Rumani, të cilën e kishte punësuar në biznesin e tij. Kujtim Rexha, 43 vjeç, i cili jeton në Braintree, akuzohet se ka abuzuar me vajzën e cila mbahej në një karvan pasi kishte ardhur në Britani për të punuar në biznesin e tij.
43-vjeçari ka përdhunuar vajzën në mars të vitit të kaluar kur ajo ishte 17 vjeçe. -
Kukan: Dekriminalizimi do të
24 Nëntor 2015, 21:33
rikthejë besimin tek klasa politikeEurodeputeti, Eduard Kukan ka përshëndetur arritjen e kompromisit mes partive politike shqiptare për Dekrimianalizimin. Kukan shprehet se ky ligj mund të riktheje besimin e qytetarëve shqiptarë tek politika.
-
Tre krerët e shtetit në vizita jashtë
24 Nëntor 2015, 21:20
vendit, shkelet Protokolli i ShtetitKryeministri i vendit, Edi Rama është nisur për një vizitë tre ditore në Kinë, nga e cila pritet të kthehet të enjten. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por është e konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij.
-
Sot reshje të dendura shiu
24 Nëntor 2015, 20:32
Bashkia ngre grupet e punësShirat e dendur janë rikthyer sërish sot. Për pasojë disa prej rrugëve më problematike në kryeqytet, mund të krijojnë vështirësi në qarkullim.Për këtë arsye bashkia e Tiranës njofton se janë ngritur grupet e posaçme në terren si dhe u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes.
-
Tenderi i sterilizimit, Qeveria: Pala
24 Nëntor 2015, 20:21
humbëse të dhëna spekulativeQeveria ka reaguar ndaj një shkrimi të BIRN për tenderin e sterilizimit të Ministrisë së Shëndetësisë duke i cilësuar të pavërteta pretendimet. Sipas BIRN, kompania e një biznesmeni të vogël ka fituar tenderin nëfjalë dhe se vlerësimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është i pasaktë pasi në dy vendime janë dhënë pikë të ndryshme për fituesin, ndërsa oferta e paraqitur nga kompania fituese kalon fondin limit të këtij tenderi.
-
Nard Ndoka rikthehet me batutat e
24 Nëntor 2015, 19:02
tij: PD ka mbetur si zonjë e përdalëNard Ndoka ka marrë përsipër në Komisionin e Ligjeve të bëjë një skanim të marrëdhënies tripalëshe mes PS-PD-LSI.
-
Drogë dhe prostitucion, arrestohen
24 Nëntor 2015, 18:17
6 shqiptarë në Itali në dy operacione6 shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane për trafik ndërkombëtar drogë në dy operacione të ndryshme. Në operacionin e koduar “Samba” në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarët: Rigent dhe Arlind Xhixha, Rroland Lusha, si dhe Përparim Meleqi.
-
“Lirohet” Prenga, familja Cali: Duhet
24 Nëntor 2015, 18:09
të jesh kriminel të fitosh të drejtënNë Shqipëri duhet të jesh kriminel për të fituar të drejtën. Me këtë akuzë të fortë ndaj shtetit shqiptar reagon për Shqiptarja.com Gjon Cali, akuzë e cila vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në “shtëpie” për deputetin Armando Prenga.
-
Durrës, u kaloi droga nën hundë
24 Nëntor 2015, 17:45
arrestohen 5 punonjës të PortitPas arrestimit të dy punonjësve të kompanisë “Rapiscan” që kryen skanimet në Portin e Durrësit, të martën janë arrestuar dhe pesë punonjës të Doganës së Durrësit që akuzohen se janë përgjegjës për kalimin e 1.6 marijuanë me një kamion që transportonte lëndë drusore dhe që u ka nga policia italiane në Bari.
-
UKT: Normalizohet furnizimi
24 Nëntor 2015, 17:34
me ujë, cilësia e garantuaSituata e vështirë e furnizimit me ujë të pijshmë gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet i është rikthyer nomalitetit. Ndërmarrja e Ujësjellës–Kanalizimeve në Tiranë sqaron se impianti i trajtimit të ujit në Bovillë është rivënë në punë pas turbullimit nga shirat e rrëmbyeshëm, ndërsa hedh poshtë spekulimet mbi cilësinë e ujit.
-
Pezullohen 21 drejtues të lartë
24 Nëntor 2015, 17:22
Doganave, s'realizuan të ardhuratNjëzet e një drejtues të lartë të Doganave janë pezulluar pa afat për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vjen e paralajmëruar pas një "inspektimi" që kryeministri pati javën e kaluar në këtë institucion. Burime nga Doganat thanë për Shqiptarja.com se pezullimi nga detyrave i këtyre drejtuesve vjen menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës.
